10 Dite Lutje – 2018

DITA 1 – VAJI I VAJOSJES

Ja sa mire dhe e kenaqshme eshte qe vellezerit te banojne bashke ne unitet! Eshte si vaji i cmuar i shperndare mbi krye, qe zbret mbi mjekren e Aaronit, qe zbret deri ne cep te rrobave te tij. (Psalmi 133:1, 2)

Formati I Sygjeruar Per Kohen E Lutjes

Lavderim

  • Zot te lavderojme per premtimin e Frymes Tende te Shenjte.
  • Te lavderojme qe Fryma Jote ju jepet te gjitheve qe e kerkojne.
  • Faleminderit qe Fryma e Shenjte mund te sjelle unitet mes anetareve te kishes.

Refimi Dhe Kerkese Per Te Fituar Mbi Mekatin

  • Zot, te lutemi te na tregosh mekatet qe duhet t’i refejme ne zemrat tona. Kerkojme fitoren tende ndaj atyre mekateve.
  • Na fal per rastet kur nuk e kemi hapur plotesisht zemren ndaj punes se Frymes se Shenjte.
  • Na fal qe nuk kemi jetuar dhe punuar gjithmone ne unitet me te tjeret.

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • At, na ndihmo te shohim nevojen tone per Frymen e Shenjte. Fryma jote le te na drejtoje ne te gjithe te verteten (Gjoni 16:13).
  • Le te kemi zemra te perulura qe te “kerkojne paqe me te gjithe dhe shenjterim, pa te cilin askush nuk ka per te pare Perendine” (Hebrenjte 12:13).
  • Te lutemi te na japesh Frymen e Shenjte qe te na mesoje te gjithe gjerat dhe te na kujtoje cdogje qe Ti ke thene. (Gjoni 14:26).
  • Zot, Fryma jote e Shenjte le te na ndihmoje ne dobesite tona dhe te na mesoje si te lutemi (Romaket 8:26).
  • Zot, kisha jone le te ngrere lart Krishtin dhe Ate te kryqezuar i cili do vije serisht. Na jep nje ndjenje per shpritrat e humbur.
  • Te lutemi te bekosh ungjillezimet tona mbareboterore gjate ketij viti. Lutemi vecanerisht per perfshirjen totale te anetareve ne ungjillezim ne Japoni, Zambia dhe Filipine.
  • Lutemi per nje rizgjim shpirteror mes te rrinjve Adventiste qe shkojne ne universitete publike. Le te behen ambasadore te gjalle per Krishtin.
  • Zot, te lutemi te bekosh punen e Misionit Adventist. Jepu punetoreve tane mencuri teksa koordinojne mbjelljen e kishave perreth ne bote dhe kerkojne fonde per te derguar pionere te Misionit Global ne zonat e paarritura.
  • Beko anetaret besnike te kishes qe mbeshtesin punen Tende me donacione qofte te medha ose te vogla. Te lutemi te frymezosh secilin prej nesh qe te jape nga zemra dhe te perjetoje bekimet e kujdestarise besnike.
  • Te lutemi te bekosh perpjekjet e Adventist Chaplaincy Ministries teksa pajisin vullnetare per te sherbyer ne burgje, spitale, ushtri dhe rrethana te tjera.
  • Zot lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale te lutjes. Lutemi qe ata te lejojne Frymen e Shenjte te punoje ne jetet e tyre.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te atyre qe jane mbledhur ketu.

Falenderim

  • Faleminderit Zot qe na jep kaq shume premtime per Frymen Tende te Shenjte.
  • Faleminderit per premtimin Tend ne Luka 11:13 “Nese ju, pra qe jeni te keqij, dini t’u jepni dhurata te mira bijve tuaj, aq me teper Ati juaj qiellor do t’u dhuroje Frymen e Shenjte atyre qe ia kerkojne”.
  • Faleminderit qe Fryma jote e Shenjte na drejton tek e verteta.

Vaji i Vajosjes 

Ja sa mire dhe e kenaqshme eshte qe vellezerit te banojne bashke ne unitet! Eshte si vaji i cmuar i shperndare mbi krye, qe zbret mbi mjekren e Aaronit, qe zbret deri ne cep te rrobave te tij. (Psalmi 133:1, 2)

Vaji me te cilin vajoseshin prifterinjte eshte simbol i Frymes se Shenjte. Kemi nevoje per Frymen e Shenjte, te Vetmin qe mund te sjelle unitet ne kishen tone, ne menyre qe te kemi sukses ne perpjekjet misionare.

Jetet tona duhet te perfshihen me Krishtin ne Perendia. Duhet te kemi nje njohuri personale te Krishtit. Vetem atehere mund te perfaqesojme denjesisht Ate para botes. Kudo qe jemi, duhet te leme driten tone te shndrise ne lavdi te Perendise ne vepra te mira. Kjo eshte detyra e madhe e rendesishme e jeteve tona. Ata qe jane vertet me Frymen e Shenjte do te shfaqin fuqine e saj duke praktikuar principet e perjetshme te se vertetes. Ata do te shfaqin se vaji i shenjte eshte derdhur nga deget e ullirit ne tempullin e shpirtit te tyre. Fjalet e tyre do te mbushen me fuqine e Frymes se Shenjte qe te zbusin dhe nenshtrojne zemren. Do te shfaqet qe fjalet e folura jane fryme dhe jete. (Reflecting Christ, f.130)

Ai qe e ndjen dobesine e vet, dhe lufton me Zotin ashtu sic beri Jakobi, dhe si ku sherbetor therret, “Nuk te le te shkosh deri sa te me bekosh” do te shkoje para me vajosjen e Frymes se Shenjte. Atmosfera e qiellit do ta rrethoje. Ndikimi i Tij do te jete nje force ne favor te fese se Krishtit …. (Medical Ministry, f.203)

Por, kur te vije ai, Fryma e se vertetes, ai do t’ju prije ne cdo te vertete, sepse ai nuk do te flase nga vetja, por do te thote gjitha ato gjera qe ka degjuar dhe do t’ju kumtoje gjerat qe do vijne. (Gjoni 16:13)

Le te rritemi ne njohurine e se vertetes, duke i dhene gjithe lavdine Atij qe eshte nje me Atin. Le te kerkojme me ngulm vajosjen qiellore, Frymen e Shenjte. Le te kemi nje Krishterim te paster, qe rritet, qe ne oborret qiellore te mund te shpallemi te plote ne Krishtin. (Reflecting Christ, f. 219)

Duhet te kete nje ndersjelle midis te marrit dhe te dhenit. Kjo na lidh si punetore se bashku me Perendine. Kjo eshte puna e nje jete te tere te Krishtere. Ai qe do e humbe jeten e vet do ta gjeje.

Kapaciteti per te marre vajin e shenjte nga dy deget e ullirit rritet teksa marresi e derdh ate vaj te shenjte nga vetja me fjale dhe vepra per te plotesuar nevojat e shpirtrave te tjere. Puna, e cmuar eshte te maresh dhe te japesh vazhdimisht.

Ne duhet dhe kemi nevoje per sasi te fresketa cdo dite. Dhe sa shume shpirtra mund te ndihmojme duke folur me ta! I gjithe qielli eshte ne pritje per ene permes se cilave te mund te derdhin vajin e shenjte, qe te jete bekim per te tjeret. Nuk kam frike se dikush do beje pune te gabuar nese do te jete nje me Krishtin. Nese Krishti eshte me ne, do te punojme vazhdimisht dhe te vendosur, qe puna jone te qendroje. Plotesia hyjnore do te rjedhe permes njerezve te shenjteruar. (Testimonies for the Church, vol. 6, f. 116, 117)

Kur Fryma e Shenjte kontrollon mendjet e anetareve te kishes sone, do te kete nje standart me te larte ne te folurin, sherbesen, gjendjen shpirterore sesa tani. Anetaret e kishes do te rifreskohen nga uji i jetes dhe punetoret qe punojne ne Kreun, Krishtin, do te shfaqin frymen e Mjeshtrit te tyre, ne fjale, vepra dhe do te inkurajojne njeri tjetrin te perparojne ne punen e madhe dhe te afert ne te cilen jane perfshire. Do te kete nje rritje te shendetshme te unitetit dhe dashurise, qe do te mbarte deshmi per boten se Perendia ka derguar Birin e Tij te vdese per shpangimin e mekatareve. E verteta hyjnore do te ekzaltohet; dhe teksa shndrit si nje llambe qe digjet, do ta kuptojme edhe me mire dhe me qarte. (Counsels for the Church, f.100)

Po i afrohemi fundit te historise se tokes, dhe Zoti i therret te gjithe te ngrene lart standartin ne mbishkrim, “Ketu jane ata qe ruajne urdherimet e Perendise dhe kane besimin e Jezusit”. Ai therret njerezit e Vet qe te punojne ne harmoni te persosur. Ai therret ata qe jane te perfshire ne punen mjekesore qe te bashkohen me sherbese; Ai therret sherbesen te bashkepunoje me punen e misionareve mjeksore; dhe Ai therret kishen qe te marrin detyrat e caktuara, duke mbajtur lart standartet e reformes se vertete ne territorin e tyre, duke lejuar punetoret e trajnuar dhe me eksperience te perparojne kunder armikut. Te gjithe kane nevoje te pagezohen me Frymen e Shenjte; te gjithe duhet te heqin dore nga komente censure dhe te pavend dhe te afrohen me Krishtin, qe te mund te vleresojne pergjegjesite e renda qe mbartin bashke-punetoret me Te. “Vazhdoni perpara, vazhdoni te bashkuar,” jane fjalet e Instruktorit tone hyjnor. Uniteti eshte fuqi; percarja eshte dobesi dhe disfate. (Counsels on Health, f. 517, 518)


Dita 2 – Shenjteria ne Zotin 

Dhe do te jeni te shenjte per mua, sepse une, Zoti, jam i shenjte, dhe ju kam ndare nga popujt e tjere me qellim qe te jeni te mite. (Levitiku 20:26)

Lavderim

  • Zot, te lavderojme per ate qe je – Ti je i gjithpushtetshem, i mencur, i meshirshem dhe i dashur.
  • Te lavderojme qe na ke thirrur secilin prej nesh te jete i shenjte.
  • Te lavderojme sepse ke pushtetin te na besh te shenjte.

Refimi Dhe Kerkese Per Te Fituar Mbi Mekatin

  • Zot, te lutemi na trego mekatet qe duhet te refejme hapur dhe ato qe duhet te refejme privatisht. Kerkojme fitoren Tende mbi ato mekate.
  • Na fal kur jemi perpjekur te fitojme mbi mekatin me forcat tona.
  • Na fal kur nuk kemi shfaqur karakterin Tend tek te tjeret. Jetet tona le te tregojne gjithmone se jemi vecuar qe te te perkasim Ty.

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • At, te lutem na trego cdo te thote te jesh i shenjte. Na zbula shenjterine Tende.
  • Na trego si te perpiqemi per te qene “te shenjte, pa te cilen askush nuk do e shohe Zotin.” (Hebrenjte 12:14)
  • Zot, “i gjithe shpirti, fryma dhe trupi yne le te ruhet i pa te mete per ardhjen e Zotit Jezus Krisht.” (1 Thesalonikasve 5:23)
  • Te lutemi krijo tek secili prej nesh nje zemer te paster (Psalmi 51:10)
  • Te lutemi na trego si mund te te lavderojme Ty ne trupat tane (1 Korintasve 6:20)
  • Beko ADRA teksa ndihmojne te varferit ne nevoje dhe te haruar.
  • Zot, te lutem forco besimin tone dhe na drejto qe te kalojme me shume kohe ne studim Biblik dhe lutje. Le te ecim me ty cdo dite ashtu si Enoku.
  • Te lutem ktheji zemrat tona drejt vlerave te perjetshme larg shperqendrimeve te kesaj bote. Na mbro nga ndikimet e botes qe kercenojne jeten tone shpirterore te perditshme.
  • At, le te behet vullneti Yt ne jetet tona ne kishen tone. Na bej te perulur, qe te mund te mesojme dhe te pranojme planet e Tua.
  • Te lutemi drejto secilin prej nesh qe te marre kryqin e vetes dhe te jetoje ne pushtetin e Jezusit. Kerkojme vecanerisht qe te mund te drejtosh te rrinjte tane qe ta perkushtojne gjithe jeten e tyre ne sherbimin Tend.
  • Lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone te lutjes. Lutemi qe te hapin zemrat e tyre qe Ti t’i shenjterosh.
  • Lutemi gjithashtu per nevojat personale te njerezve te pranishem ketu.

Falenderime

  • Zot, faleminderit qe jemi pastruar, shenjteruar, dhe shlyer “ne emrin e Zotit Jezus dhe nga Fryma e Perendise tone” (1 Korintasve 6:11).
  • Faleminderit qe mund te na japesh nje zemer te re (Ezekieli 36:26).
  • Faleminderit qe shenjterohemi nga Fjala Jote (Gjoni 17:17).

Shenjteria ne Zotin

Dhe do te jeni te shenjte per mua, sepse une, Zoti, jam i shenjte, dhe ju kam ndare nga popujt e tjere me qellim qe te jeni te mite. (Levitiku 20:26)

“Shenjterohuni Zotit” ishte mbishkrimi ne roben e Kryepriftit. Zoti na therret ashtu si thirri prifterinjte ne kohet e lashta, qe te vecohemi dhe te jetojme jete te shenjta. Jetet tona deshmojne per te.

Pastaj ju pergjigj atyre qe qendronin para Tij, “Ia hiqni nga trupi ato rroba te papastra!” Dhe i tha atij, “Shiko, kam zhdukur prej teje paudhesine tende dhe do te te bej te veshesh rroba te shelqyera.” Dhe une pra thashe: “Le te vene mbi koken e tij nje callme te paster.” Keshtu ata i vune mbi koke nje callme te paster dhe e vune te veshe rroba, ndersa Engjelli i Zotit ishte i pranishem aty. (Zaharia 3:4, 5).

Zoti nuk i mohon akuzat ndaj Jozueut, por demonstron se Ai e ka blere ate me nje cmim. Ai i vesh atij rrobat e Tij te drejtesise, pa i veshur mbi rrobat e pista te mosbindjes dhe shkeljes, por ne fillim Ai thote, “Hiqjani nga trupi ato rroba te papastra!” Atij i thote, ” Shiko, kam zhdukur prej teje paudhesine tende dhe do te te bej te veshesh rroba te shkelqyera. Une pra thashe, “Le te vene mbi koken e tij nje callme te paster dhe e vune te veshe rroba mbi te cilat shkruhej “Shenjteri ndaj Zotit”. (Manuscript Releases, vol.20, f.190, 191)

Nje i krishtere duhet te jete perfaqesues i vlerave qiellore. Eshte i lidhur nga detyrimi i shenjte qe te perfaqesoje te verteten ne virtyt dhe dashuri. Zemerbutesia dhe miresia dhe vertetesia duhet te jene shenjat e fjaleve dhe veprave te tij. I shenjteruar Zotit, i vecuar per sherbesen e Tij, do te nderoje gjithmone besimin e tij. Asnje fije egoizmi nuk duhet te thurret ne karakterin e tij. Duhet te edukojme veten qe te shfaqim Frymen e Perendise ne gjithe jeten tone. Fryma e Zotit asnjehere nuk do i coje femijet e Perendise ne rruge te shtrember. Permes fuqise se Frymes se Shenjte, mund te heqim nga jeta jone cdogje te dyshimte. Nese do te dalim nga erresira e cila rrethon shpirtin me nje mungese besimi, dhe ta vendosim veten atje ku shndrit drita e paster e fjales se Perendise, do te drejtohemi hap mbas hapi ne rrugen qe te con drejt shenjterise… (This Day with God, f.281)

Qe ne perjetesi Zoti ka zgjedhur njerez per te qene te shenjte, “Ky eshte vullneti i Zotit per ju, shenjterimi juaj.” Jehona e zerit te Tij vjen tek ne dhe thote, “Edhe me te shenjte, edhe me te shenjte.” Dhe pergjigja jone duhet te jete, “Po Zot, edhe me te shenjte”.

Askush nuk e trashegon ne lindje shenjterine, ose si dhurate nga dikush tjeter. Shenjteria eshte dhurata e Perendise nepermjet Krishtit. Ata qe pranojne Shpetimtarin behen bij te Perendise. Ata jane femijet e Tij shpirterore, te rilindur, te rinovuar ne drejtesine e shenjterise se vertete. Mendjet e tyre jane te konvertuara. Ata vezhgojne me vizion te qarte realitetet e perjetshme. Ata adoptohen ne familjen e Perendise dhe konformohen ne imazhin e Tij, te ndryshuar nga Fryma e Tij nga lavdia ne lavdi. Ne vend qe te shijojne dashurine supreme per vete, ata shijojne dashurine per Perendine dhe Krishtin (Signs of Times, Dec. 17, 1902)

Shpetimtari yne eshte Shpetimtar per persosjen e gjithe njeriut. Ai nuk eshte Perendi i vetem nje pjese ne qenien njerezore. Hiri i Krishtit punon per te disiplinuar gjithe qenien e njeriut. Ai i ka bere te gjithe njerezit. Ai ka shlyer te gjithe. Ai ka bere mendjen, fuqine dhe trupin ashtu si dhe frymen, pjesemarres ne natyren hyjnore, dhe cdogje eshte blere nga Ai. Duhet t’i sherbejme me gjithe mendjen, zemren, shpirtin dhe forcen. Pastaj Zoti do te lavderohet ne shenjtoret e Tij madje dhe ne gjerat me te perkohshme. “Shenjteria ne Zotin” do te jete mbishkrimi i vendosur mbi ta. (God’s Amazing Grace, f. 230)

Nese njerezit ne cdo linje pune duhet te permiresojne mundesite qe te behen te mencur dhe eficiente, jane ata qe i perdorin aftesite e tyre ne punen e ndertimit te mbreterise se Perendise ne boten tone. Duke patur parasysh se po jetojme kaq afer fundit te historise se tokes, duhet te kete nje kembengulje me te madhe ne pune, nje pritje me vigjilente, lutje dhe pune. Gjithe sherbesat fetare dhe cdo dege biznesi duhet te kete firmen e qiellit. “Shenjteria ne Zotin” duhet te jete motoja e punetoreve ne cdo departament. Njerezit duhet te perpiqen te arrijne persosjen, qe te jene te Krishtere ideale, te plote ne Jezus Krishtin. (Review and Herald, Oct. 5, 1905)

Por ashtu si eshte i shenjte ai qe ju thirri, te jini edhe ju te shenjte ne gjithe sjelljen tuaj, sepse eshte shkruar: “Jini te shenjte, sepse une jam i shenjte”. (1 Pjetrit 1:15, 16)


Dita 3 – Kembezbathur

Hiq sandalet nga kembet, sepse vendi ne te cilin ndodhesh eshte vend i shenjte. (Eksodi 3:5)

Formati I Sygjeruar Per Kohen E Lutjes

Lavderim

  • Zot, fillojme duke te lavderuar per Ate qe je – per karakterin tend te vecante dhe dashurine tende hyjnore.
  • Te lavderojme per shembullin e Jezusit, qe ishte veshur me perulesi.
  • Te lavderojme sepse banon “ne vendin e larte dhe te shenjte dhe bashke me ate qe eshte i penduar dhe i perulur nga fryma, per te ngjallur frymen e te perulurve, per te ngjallur frymen e te penduarve.” (Isaia 57:15)

Refimi Dhe Kerkese Per Te Fituar Mbi Mekatin

  • At, te lutem na trego mekatet qe duhet t’i refejme ne heshtje. Kerkojme fitoren Tende mbi to.
  • Na fal sa here qe nuk kemi patur nje zemer te perulur.
  • Na fal sa here qe krenaria nuk na lejonte te pranonim plotesisht fajin tone dhe nevojen per Ty.

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • Zot, te lutem na meso cdo te thote “te perulemi nen doren e fuqishme te Perendise, qe Ai t’na lartesoje ne kohen e duhur.” (1 Pjetrit 5:6)
  • Te lutemi te na tregosh sesi te marrim zgjedhen tende dhe te mesojme nga Ty sepse je zemerbute dhe perulur nga zemra (Mateu 11:29).
  • Te kerkojme te tregosh se ne cfare gjerash ne jete duhet te mesojme perulesine.
  • Zot, nderto drejtues kishe qe jane te perendishem, te perulur dhe qe kane nje karakter si te Krishtit ne fjalet dhe veprat e tyre. Na trego sesi te mbeshtesi drejtuesit permes lutjes, inkurajimit dhe sherbeses te vullnetshme.
  • Lutemi qe kisha jone te shpalle me besnikeri dhe ne plotesi mesazhin e tre engjejve ne Zbulesa 14. Na jep mencuri te veme drejtesine e Krishtit ne qender te mesazhit tone.
  • Te lutemi te bekosh perpjekjet tona tekse ngreme “qendra influence” ne qytetet e medha. Na i hap syte te shohim nevojat e verteta ne cdo qytet. Na jep krijimtari te permbushim ato nevoja. Na trego si t’i drejtojme te tjeret me dashuri tek Ty.
  • Zot, kerkojme rizgjim dhe reformim ne jetet tona, familjet, kishen dhe komunitetin tone. Fillo duke ndryshuar zemrat tona ne menyre qe hiri Yt te rjedhe permes nesh tek te tjeret.
  • Zot, te lutemi te frymezosh Adventistet perreth ne bote te luten si kurre me pare. Le te kembengulim se bashku per shiun e fundit te Frymes se Shenjte. Te kerkojme permbushjen e profecive tek Joel 2, Hosea 6, dhe Veprat 2.
  • Zot, te lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale te lutjes. Lutemi qe ata te perulen dhe te lejojne Frymen e Shenjte t’i mesoje.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te atyre qe jane mbledhur sot.

Falenderim

  • Zot, te falenderojme per kete premtim: “Ai do te udheheqe njerezit zemerbute ne drejtesi dhe do t’u mesoje te perulurve rrugen e tij.” (Psalmi 25:9)
  • Te falenderojme Jezus, qe “e perule vetveten duke u bere i bindur deri ne vdekje, deri ne vdekjen e kryqit” (Filipianeve 2:8).
  • Faleminderit qe perulesi shkon perpara nderimit (Fjalet e Urta 15:33).

 

Kembezbathur

Hiq sandalet nga kembet, sepse vendi ne te cilin ndodhesh eshte vend i shenjte. (Eksodi 3:5)

Zoti e paralajmeroi Moisiun qe te mos afrohej pa nderim. Heqja e sandaleve simbolizon qendrimin plot me respekt qe eshte i nevojshem ne adhurimin e vertete.

Perulesia dhe respekti duhet te karakterizojne te gjithe ata qe vijne ne prezencen e Zotit. (Patriarke dhe Profete, f.252)

Ne emrin e Jezusit mund te vijme para Tij me konfidence, por nuk duhet te afrohemi tek Ai me kryelartesi sikur Ai te ishte ne te njejtin nivel me ne. Ka nga ata qe i drejtohen Zotit te madherishem dhe gjithpushtetshem qe banon ne driten e paqortueshme, sikur t’i drejtoheshin dikujt ne te njejtin nivel madje dhe inferior. Ka nga ata qe sillen ne shtepine e Tij ashtu sic nuk do te silleshin ne prezencen e nje drejtuesi tokesor… Zoti duhet te respektohet shume; te gjithe qe e kuptojne me te vertete prezencen e Tij do te perulen perpara Tij. (Patriarke dhe Profete, f.252)

Te vishesh me perulesi nuk do te thote qe te mos kemi intelekt pa aspirata dhe frikacake ne jete duke shmangur barrat nga frika se mos deshtojme. Perulesia e vertete permbush qellimet e Perendise duke u mbeshtetur ne fuqine e Tij. (God’s Amazing Grace, f.270)

Por Ai jep dhe me shume hir. Prandaj thote: “Perendia u kundervihet mendjemedhenjve dhe u jep hir te perulurve.” (Jakobi 4:6)

Zoti punon me Ate qe deshiron. Ndonjehere zgjedh instrumentat me te perulura per te bere punen me te madhe, mbasi fuqia e Tij shfaqet permes dobesive te njerezve. Ne kemi standartet tona, dhe me to shpallim nje gje te madhe dhe tjetern te vogel; por Zoti nuk vlereson sipas regullave tona. Nuk duhet te supozojme qe ajo qe eshte e madhe per ne duhet te jete e madhe dhe per Zotin, ose ajo qe eshte e vogel per ne duhet te jete e vogel dhe per Te.

Gjithe mburrjet per shkak te meritave ne vetvete jane te pavend… Shperblimi nuk vjen per shkak te veprave, qe asnjeri te mos mburret, por per shkak te hirit…

Nuk ka fe kur vendos veten ne fron. Ai qe lavderon veten do te ngelet mangut nga hiri i cili mund ta beje eficient ne sherbesen e Krishtit. Sa here qe krenaria dhe vet-mbeshtetja lavderohen puna shkon percart….

I krishteri qe ne jeten e vet private e dorezon egon, ne sinqeritet dhe pasterti mendimi, i perulur ndaj provokimeve, me pesim dhe perendishmeri, besnik ne gjerat e vogla, qe perfaqeson jeten e Krishtit ne shtepine e vet – mund te jete i cmuar ne syte e Zotit me shume sesa dhe misionari ose martiri me i madh… (God’s Amazing Grace, f.270)

“Peruleni veten para dores se fuqishme te Perendise, qe t’ju lartesoje ne kohen e duhur.” I gjithe qielli bashkepunon me ata qe vijne tek Krishti per jeten e perjetshme, duke ju dorezuar plotesisht. Zoti kerkon qe sherbetoret e tij te qendrojne para robes se gjakosur te Princit Emanuel, duke kembengulur ne fuqine e tij per te ruajtur principet e se vertetes se paster dhe te pakoruptuar. Ata nuk duhet te zmbrapsen asnjehere nga rruget e vetmohimit dhe perulesise te cdo te Krishteri. Teksa bashkepunojne me Zotin, Krishti formon perbrenda “shpresen e lavdise.” Te vendosur ne perulesine dhe zemerbutesine e tij, ndjejne gezimin me te madh ne sherbesen e tij. Ambiciet tokesore i lene vend deshires per t’i sherbyer Mjeshtrit. (Review and Herald, May11, 1897, par 14)

Duhet t’i afrohemi Zotit dhe te shohim nese duhet te dorezojme xhelozite dhe ligesite qe na largojne nga Shpetimtari. Egoizmi dhe vetmbeshtetja i mbyllin Jezusit dyert e zemres duke thene, “Nuk dua vullnetin tend por timin.” Peruluni ne doren e Perendise, dhe Ai do t’ju lartesoje. Refimi juaj i thjeshte dhe i ndjere per zemerngurtesine, pelqimin e botes dhe shfaqjen e kenaqesive do te degjohet nga Zoti, dhe keto mekate do te shfaqen para Perendise se shenjte. (Testimonies to Southern Africa, f.78)

Zoti ka zgjedhur njerezit e vet te cilet do ti perdore ne punen e tij per aq kohe sa e lejojne te perdoren sipas vullnetit te Tij te mire. Ai asnjehere nuk mundet te perdore dike qe kerkon te perule dike tjeter. Peruleni veten vellezer. Kur e beni kete, engjejt e shenjte kane mundesi te komunikojne me ju dhe t’ju vendosin ne nje pozicion avantazhi. Pastaj eksperienca juaj, do te mbushet me lumturi ne vend te ndjesise se fajit. Kerkoni te jeni ne harmoni me drejtimin e Perendise, dhe do te levizeni nga Fryma e Tij e Shenjte. (North Pacific Union Gleaner, March 23, 1910, par.5)


Dita 4 – Roba 

Une do te gezohem shume tek Zoti, shpirti im do te kremtoje Perendine time, sepse me ka veshur me rrobat e shpetimit, me ka mbuluar me mantelin e drejtesise, ashtu si nje dhender qe ve nje diademe, si nje nuse qe zbukurohet me xhevahiret e saj. (Isaia 61:10)

Formati I Sygjeruar Per Kohen E Lutjes 

Lavderim

  • Zot te lavderojme per Ate qe je – Ti je i drejte, i paster dhe i forte.
  • Faleminderit qe deshiron te na japesh roben e drejtesise se Krishtit.
  • Te lavderojme qe “pasoje e drejtesise do te jete paqja, rezultat i drejtesise qetesia dhe siguria perjete.” (Isaia 32:17) 

Refimi Dhe Kerkese Per Te Fituar Ndaj Mekatit

  • Zot, te lutemi te na tregosh mekatet qe kemi nevoje t’i refejme.
  • Na fal per rastet kur kemi veshur roben tone te drejtesise ne vend qe te veshim roben e drejtesise se Krishtit.
  • Na fal qe mbeshtetemi tek vetja.

Kerkesa Dhe Ndermjetesim

  • Zot, na drejto qe te pranojme roben e drejtesise se Krishtit.
  • Na ndihmo te kuptojme qe “gjithe veprat tona te drejtesise jane si nje rrobe e ndotur.” (Isaia 64:6) Na ndihmo te shohim drejtesine tone ashtu sic e sheh Ti.
  • Te lutemi, na meso si “te largohemi nga pasionet rinore dhe t’i biem pas drejtesise, besimit, dashurise dhe paqes.” (2 Timoteut 2:22)
  • Te lutemi na meso qe te mos “ecim sipas mishit, por sipas Frymes” (Romakeve 8:4).
  • Te lutemi te rritesh tek ne frutat e drejtesise.
  • Te lutemi te mbrosh te rinjte tane nga tundimet e botes. Ktheji syte e tyre drejt Jezusit.
  • At, te lutem te na mesosh si te ndajme me te tjeret Buken e Jetes. Kur jemi te dobet na jep forcen Tende. Kur kemi frike, na jep kurajon Tende.
  • Lutemi per nje fokus te riperterire ne studimin e Danielit, Zbuleses dhe profecive te tjera. Te lutem jepu anetareve to kishes sone shprese per te ardhmen dhe nje kuptim te qarte te konfliktit midis Krishtit dhe Satanit.
  • Zot, na meso te studiojme Fjalen Tende cdo dite. Frymezo me shume anetare qe te marrin pjese ne “Besojuni Profeteve te Tij” duke lexuar Biblen dhe Frymen e Profecise se bashku si nje kishe mbareboterore.
  • Na ndihmo te vleresojme dhe kerkojme mencurine e frymezuar qe i eshte dhene kishes sone ne shkrimet e Frymes se Profecise. Keto keshilla le te na drejtojne me thelle ne Fjalen Tende, Biblen.
  • Zot, lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale te lutjes. Fryma e Shenjte le te ndryshoje zemrat dhe mendjet e tyre.
  • Gjithashtu lutemi per ndonje nevoje personale te atyre qe jane mbledhur ketu.

Falenderime

  • Zot, faleminderit qe te gjithe ata qe deshirojne drejtesine e Krishtit mund ta marrin falas.
  • Faleminderit per jeten dhe vdekjen e Jezusit qe na ka dhene mundesi per drejtesine Tende.

Roba

Une do te gezohem shume tek Zoti, shpirti im do te kremtoje Perendine time, sepse me ka veshur me rrobat e shpetimit, me ka mbuluar me mantelin e drejtesise, ashtu si nje dhender qe ve nje diademe, si nje nuse qe zbukurohet me xhevahiret e saj. (Isaia 61:10)

Roba eshte simbol i drejtesise se Krishtit qe mbulon lakuriqesine tone kur e pranojme ate.

Te gjithe qe kane veshur roben e drejtesise se Krishtit do te qendrojne para Tij si te zgjedhur, besnike dhe te vertete. Satani nuk ka fuqi t’i heqe nga dora e Krishtit. As edhe nje shpirt qe me pendese dhe besim ka kerkuar mbrojtjen e Tij nuk do te lejohet nga Krishti te dorezohet nen pushtetin e armikut. Fjala e Tij thote: “Do te ishte me mire qe dikush te mbeshtetej te forca ime per te bere paqe me mua, po, per te bere paqe me mua.” Isaia 27:5. Premtimi i dhene Jozueut iu eshte dhene te gjitheve: “Ne qofte se do te ecesh ne rruget e mia…. do te te lejoj te hysh lirisht midis ketyre qe rrijne ketu.” Zakaria 3:7. Engjejt e Zotit do te ecin krah tyre, madje dhe ne kete bote, dhe ne fund do te mund te qendrojne mes engjejve qe rrethojne fronin e Perendise. (Counsels for the Church, f. 351, 352)

Eshte drejtesia e Krishtit qe e ben te pranueshem para Zotit mekatarin e penduar dhe qe ben shlyerjen e tij. Sado mekatare te kete qene jeta e tij, nese beson tek Jezusi si shpetimtari personal, ai qendron para Zotit me roben e pandotur te drejtesise se Krishtit. (Faith and Works, f. 106)

Dhe qe te gjendem ne te, duke pasur jo drejtesine time qe eshte nga ligji, por ate qe eshte nga besimi ne Krishtin: drejtesia qe eshte nga Perendia me ane te besimit. (Filipianeve 3:9)

Mekatari i vdekur ne shkeljet dhe mekate forcohet nga besimi ne Krishtin. Ai shikon me besim qe Jezusi eshte Shpetimtari i tij, dhe i gjalle si kurre me pare, ka aftesine ta shpetoje. Ne shlyerjen e bere per te besimtari shikon nje thellesi dhe gjatesi efikase – shikon plotesine e shpetimit, e blere me nje kosto te pamase, dhe shpirti i tij mbushet me lavde dhe falenderime. Ai shikon si ne nje pasqyre lavdine e Zotit dhe ndryshohet ne te njejtin imazh me ane te Frymes se Perendise. Shikon roben e drejtesise se Krishtit, e thurrur ne qiell, punuar me bindjen e tij, dhe dhene shpirtit te penduar permes besimit ne emrin e Tij.

Kur mekatari ka nje pamje te sharmeve te Jezusit, mekati nuk i duket me terheqes; mbasi shikon me te Lartin mes mijerave, me te Dashurin. E kupton permes eksperiences personale fuqine e ungjillit e madherishme dhe e cmuar. (Faith and Works, f. 106, 107)

Teksa njerezit e Zotit dalin para Tij, duke kerkuar nje zemer te paster, marrin urdherimin, “Hiqjuani rrobat e pista” dhe fjalet inkurajuese qe thone, “Shiko, kam zhdukur prej teje paudhesine tende dhe do te te bej te veshesh rroba te shkelqyera”. Roba e panjolle e drejtesise se Krishtit i vishet femijeve te sprovuar, tunduar por besnike te Perendise. Besniket e percmuar vishen me veshje te lavdishme, qe te mos ndoten me nga korruptimet e botes. Emrat e tyre ruhen ne librin e jetes se Qengjit, mes besnikeve ne gjithe koherat. Ata i kane rezistuar kthetrave te mashtruesit; nuk e kane braktisur besnikerine e tyre para ulerimes se dragoit. Tashme jane perjetesisht te sigurt nga tundimet. Mekatet e tyre i transferohen atij qe e solli mekatin. (Counsels for the Church, f. 353)

Besimi i percipte nuk mjafton. Duhet te veshim rroben e drejtesise se Krishtit dhe ta veshim haptazi, me guxim dhe te vendosur, duke shfaqur Krishtin, dhe duke mos pritur gje nga njeriu, por duke vazhduar te shohim drejt Jezusit dhe te perfshihemi nga persosmeria e karakterit te Tij. Atehere do te manifestojme individualisht karakterin e Jezusit, dhe ta bejme te dukshem se jemi pushtuar nga e verteta; sepse ajo na shenjteron shpirtin dhe zoteron cdo mendim per t’iu bindur Krishtit. (Reflecting Christ, f. 108)

I drejti i vertet, qe me sinqeritet do dhe ka friken e Perendise, vesh rroben e drejtetsise se Krishtit si ne te mire ashtu dhe ne shtrengim. Vetmohimi, vetsakrifica, miredashja, miresia, dashuria, durimi, guximi dhe besimi i Krishtere do te jene frutat e perditshem qe do te japin ata qe jane me te vertete te lidhur me Perendine. Veprat e tyre mund te mos i shfaqen botes, por ata ne vetvete luftojne cdo dite me te keqen, dhe korrin fitore te cmuara ndaj tundimeve dhe gabimeve. (God’s Amazing Grace, f. 31)

Ai vet i barti mekatet tona ne trupin e tij mbi drurin e kryqit qe ne, te vdekur per mekate, te rrojme per drejtesi; dhe me vurratat e tij ju u sheruat. (1 Pjetrit 2:24)

Cdokush do te kete nje lufte te afert per te mposhtur mekatin ne zemren e vet. Kjo ndonjehere eshte shume e dhimbshme dhe dekurajuese; sepse, teksa shohim shtremberimet ne karakterin tone, vazhdojme t’i shohim ato ne vend qe te shohim Jezusin dhe te veshim rroben e drejtesise se Tij. Cdokush qe hyn ne portat me perla te qytetit te Perendise do te hyje si nje fitimtar, dhe fitorja e tij me e madhe do te jete fitorja ndaj vetes. (God’s Amazing Grace, f. 31)

Ai ma perterin shpirtin, me con neper shtigjet e drejtesise, nga dashuria qe ka per emrin e tij. (Psalmi 23:3)


Dita 5 – Efodi

Deri ne pleqerine tuaj une do te mbetem po ai, une do t’ju mbaj deri sa te thinjeni. Une ju kam bere dhe une do t’ju perkrah; po, do t’ju mbaj dhe do t’ju shpetoj. (Isaia 46:4)

Formati I Sygjeruar Per Kohen E Lutjes 

Lavderim

  • Zot, te lavderojojme qe ate qe je – Ti je i forte, i duruar dhe i afte te shpetosh.
  • Te lavderojme qe na mban gjate koheve te veshtira.
  • Te falenderojme qe mund te kemi paqe dhe gezim qe zgjat ne Ty.

Refimi Dhe Kerkesa Per Te Fituar Ndaj Mekatit

  • Zot, na trego mekatet qe kemi nevoje t’i refejme haptazi dhe ato qe duhet t’i refejme ne heshtje. Kerkojme fitoren Tende mbi ato mekate.
  • Na fal per rastet kur jemi perpjekur te kemi sukses nga vetja ne vend qe te te lejojme te na mbash.
  • Faleminderit qe fal sipas 1 Gjonit 1:9.

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • Zot, te lutem na ruaj kur jemi te dobet.
  • Fuqia jote le te persoset ne dobesite tona (1 Korintasve 12:9).
  • At, te lutemi te ndihmosh zemrat tona qe te mos shqetesohen (Gjoni 14:1).
  • Na ndihmo te besojme ne premtimet e Tua tek Isaia 41:10 – qe Ti do te na forcosh, ndihmosh dhe ruash me doren tende te djathte te drejtesise.
  • Te lutemi te ruash te rinjte e kishes sone dhe familjen ne kohen e sfidave.
  • Na trego njerezit perreth nesh qe mund te jene te lenduar. Te lutem t’i ruash gjate veshtiresive te tyre.
  • Zot, na trego si ta dorezojme plotesisht jeten tone tek Ty. Na bej nje me Krishtin. Na bashko ne shpalljen e thirrjes se fundit ne bote.
  • Zot, Ti e ke bekuar kishen tone me kuptime te mahnitshme te se vertetes biblike. Le ta ndajme ate me perulesi dhe gezim me boten perreth.
  • At, te lutem beko perpjekjet e grupeve dhe vogla dhe kishave ne shtepi perreth ne bote. Lutemi te ngresh anetare edhe me besnik per te deshmuar per Jezusin dhe karakterin e bukur te Tij tek te afermit e tyre.
  • Zot, na meso si te shpallim me qartesi, kreativitet dhe autencitet biblik besimet tona. Dashuria e Jezusit le te jete ne thelb te cdogjeje qe besojme.
  • Zot, lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale te lutjes. Le te shohin nevojen e tyre dhe te hapin zemrat ndaj Frymes se Shenjte.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te atyre qe jane mbledhur ketu.

Falenderim

  • Zot, te falenderojme qe “ata qe shpresojne te Zoti fitojne forca te reja, ngrihen me krahe si shqiponja, vrapojne pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” (Isaia 40:31)
  • Faleminderit qe “te gjitha gjerat bashkeveprojne per te mire per ata qe e duan Perendine, per ata qe jane te thirrur sipas qellimit te tij.” (Romakeve 8:28)
  • Faleminderit qe po i pergjigjesh lutjeve tona sipas vullnetit Tend.

Efodi

Deri ne pleqerine tuaj une do te mbetem po ai, une do t’ju mbaj deri sa te thinjeni. Une ju kam bere dhe une do t’ju perkrah; po, do t’ju mbaj dhe do t’ju shpetoj. (Isaia 46:4)

Shpetimtari yne i cmuar na ka ftuar qe te bashkohemi me Te dhe te bashkojme dobesite tona me fuqine e Tij, padijen tone me mencurine e Tij, pavlefshmerine tone me meritat e Tij. (The Faith I Live By, f. 96)

Hidhni gjithe shqetesimet tuaja mbi Te, sepse Ai kujdeset per ju. (1 Pjetrit 5:7)

Per ate qe ka humbur zemer ka nje ilac te sigurt – besimi, lutja, puna. Besimi dhe aktiviteti do te sjellin siguri dhe kenaqesi qe do te rritet nga dita ne dite. A tundoheni qe te lejoni parandjenjat ankthioze ose deshperimin absolut? Ne ditet me te erreta, kur nuk duket gje ne horizont, mos kini frike. Kini besim tek Perendia. Ai i njeh nevojat tuaja. Ai ka gjithe fuqine. Dashuria dhe dhembshuria e tij e pamase nuk shter kurre. Mos kini frike qe Ai nuk do i mbaje premtimet e bera. Ai eshte e verteta e perjetshme. Asnjehere nuk do e ndryshoje beselidhjen qe ka bere me ata qe e duan. Dhe do te vendose mbi sherbetoret e Tij besnike masen e eficiences qe duhet per nevojat e tyre. Apostul Pali ka deshmuar: “Ai me tha, Hiri im te mjafton, sepse fuqia ime persoset ne dobesi… Prandaj une kenaqem ne dobesi, ne fyerje, ne nevoja, ne perndjekje, ne ngushtica per shkak te Krishtit, sepse, kur jam i dobeet, atehere jam i forte.” 2 Korintasve 12:9, 10. (Profetet dhe Mbreterit, f. 164)

Fuqia e atyre qe e duan dhe i sherbejne do te rinovohet cdo dite. Kuptimi i Tij do te vendoset ne dispozicion te tyre, qe te mos gabojne teksa permbushin qellimin e Tij. Nuk duhet te kete deshperim ne sherbesen e Zotit. Besimi yne duhet te duroje presionin qe i bie. Perendia eshte i afte dhe deshiron te vendose mbi sherbetoret e Tij gjithe fuqine qe kane nevoje. Ai do te permbushe pritjet me te larta per ata qe e vendosin besimin tek Ai. Ai do t’ju jape mencurine qe nevojitet per nevojat e ndryshme. (Testimonies for the Church, vol. 8, f. 10, 11)

Nga vetvetja nuk mundemi as te marrim as te praktikojme fene e Krishtit; sepse zemrat tona na mashtrojne; por Jezus Krishti, doktori i madh i shpirtrave, me dhunti te pagabueshme, mund te lexoje zemren e njeriut me mire sesa ai vet, dhe na ka treguar sesi te pastrohemi nga mekati. “Hiri im te mjafton” iu thote atyre qe vajtojne ne mungesen e eficiences. “Ejani tek une ju te gjithe te munduar dhe une do t’ju jap clodhje” Cdo bare merret parasysh nga Ai qe na urdheron ta ndjekim para se te vendoset mbi shpatullat tona. Per cdo shpirt te sprovuar dhe tunduar Krishti thote, Une jam i afte te te forcoj per detyrat tende ne jeten e Krishter. Duke pare drejt Jezusit, autorit dhe permbushesit te besimit tone, do te marrim driten e vegimit te tij, do te reflektojme imazhin e ti, dhe do te rritemi ne masen e plote te njerezve ne Krishtin Jezus. Besimi yne do te jete terheqes, sepse do te kete aromen e drejtesise se Krishtit. Do te jemi te lumtur; sepse ushqimi shpirteror do te jete drejtesia, paqja dhe gezimi. (Review and Herald, May 4, 1897, par. 11)

Eshte nje gje e madhe te jesh i drejte me Perendine, qe shpirti te jete ne harmoni me Krijuesin e Tij. Mes semundjes se shembullit te keq, qe me pamjen mashtruese do e joshte shpirtin, do dergohen engjejt per te ardhur ne ndihme. Por nese e ftojme tundimin, nuk mund te marrim ndihmen hyjnore qe te mos biem. Tre te rrinjte i bene balle fures se nxehur sepse Jezusi po ecte me ta mes flakeve. Nese do te ecnin te vetem mes zjarrit, do te ishin djegur. Keshtu eshte edhe me ne. Nese nuk shkojme me qellim neper tundime, Zoti do te na ruaje nga tundimet qe do te hasim. (Signs of the Times, Sept. 2, 1897, par. 11)

Zoti do te ngrere njerez, dhe do vendose Frymen e Tij mbi ta, dhe do i pregatise per punen e duhet bere. Ai vete, Perendia i se vertetes, do i kualifikoje qe te mbartin nje deshmi te gjalle per Te. Ata do te jene deshmitare per Perendine. Nuk do te dalin nga dukjet e veta; do te shtyhen nga Fryma e Zotit per te mbrojtur te verteten. Zoti do t’i mbaje. Ai shikon cfare nevojitet, dhe vit mbas viti siguron planin e Tij. Nuk do te lejoje qe njerezit te reshqasin nga rruga. Nese burrat do te jene burra, Zoti do te punoje ne ta dhe permes tyre. (Review and Herald, May 25, 1897, par. 11)


Dita 6 – Brezi

Madje shenjteroni Zotin Perendine ne zemrat tuaja dhe jini gjithnje gati per t’u pergjigjur ne mbrojtjen tuaj kujtdo qe ju kerkon shpjegime per shpresen qe eshte ne ju, por me butesi e me druajtje. (1 Pjetrit 3:15)

Formati I Sygjeruar Per Kohen E Lutjes

Lavderim

  • Zot, fillojme duke te lavderuar Ty per ate qe je – Mbrojtesi yne.
  • Faleminderit per privilegjin e madh qe te deshmojme per Ty.
  • Faleminderit qe kur na therret te te sherbejme, gjithashtu na jep fuqine dhe aftesine.

Refimi Dhe Kerkese Per Te Fituar Ndaj Mekatit

  • At, te lutem te na tregosh mekatet qe kemi nevoje t’i refejme ne heshtje. Kerkojme fitoren tende ndaj atyre mekateve.
  • Na fal per rastet kur nuk te kemi sherbyer me deshire.
  • Na fal per rastet kur kemi refuzuar te deshmojme per Ty.

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • Zot, te lutemi te na japesh nje zemer qe deshiron te te sherbeje.
  • Na meso si te “leme te shndrite drita jone para njerezve, qe te shohin veprat tona te mira dhe te levedojne Atin tone qe eshte ne qiej.” (Mateu 5:16)
  • Te lutemi te na ndihmosh te shohim mundesite per te te sherbyer.
  • Kerkojme qe Ti te na japesh fjalet e duhura per te deshmuar per Ty kur gjendet mundesia.
  • Zot, na ndihmo t’i sherbejme vetem nje zoterie (Mateu 6:24).
  • Te lutemi qe familjet tona te shfaqin dashurine Tende ne shtepite dhe komunitetin tone. Kerkojme qe te sjellesh harmoni ne shtepi, te sherosh maredheniet e thyera, te mbrosh te dobetin nga abuzimi, dhe te shfaqesh fuqine Tende shenjteruese ne situata qe duken te pashpresa.
  • Zot, lutemi per mijera pionere te Misionit Global qe po mbjellin kisha tek zonat e paarritura. Shume prej tyre punojne te vetem ose ne situata te veshtira, keshtu qe lutemi per te qene te sigurt, te mencur dhe te kene sukses.
  • Beko perpjekjet e Adventist Professionals’ Network. Jepu mundesi hyjnore qe te dishepullizojne dhe edukojne eliten ne zonat urbane te botes.
  • Kerkojme mbrojtje te vecante per anetaret e kishes qe po hasin kercenime te perditshme ndaj lirise se tyre per shkak te besimit qe kane. Lutemi t’ju japesh mencuri dhe kurajo.
  • Zot, lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale te lutjes. Le te hapin jetet e tyre ndaj Frymes Tende te Shenjte dhe te behen deshmitare per Ty.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te te pranishmeve.

Falenderim

  • Faleminderit Zot qe formon karakterin tone permes sherbeses per Ty.
  • Faleminderit per gezimin qe vjen kur deshmojme per Ty.
  • Faleminderit qe Krishti tashme na ka dhene nje shembull si te sherbejme.

 

Brezi

Madje shenjteroni Zotin Perendine ne zemrat tuaja dhe jini gjithnje gati per t’u pergjigjur ne mbrojtjen tuaj kujtdo qe ju kerkon shpjegime per shpresen qe eshte ne ju, por me butesi e me druajtje. (1 Pjetrit 3:15)

Qe kryeprifti te ngjeshte brezin do te thoshte se ishte i plotesuar ne rrobat e tij dhe gati qe te sherbeje. Ne te njejten menyre, duhet te jemi gjithnje te pregatitur per te sherbyer dhe deshmuar.

Njerezit e Perendise duhet te dallohen si njerez qe i sherbejne plotesisht Atij, me gjithe zemer, duke mos marre lavde per veten dhe duke kujtuar qe me beslidhjen me solemne jane lidhur per t’i sherbyer Zotit dhe vetem Atij. (Christian Service, f. 236)

Cdo te thote t’i sherbes Perendise? – Do te thote t’i shembellesh karakterit te Tij, ta imitosh. T’i sherbesh Zotit do te thote t’i bindesh, te ruash urdherimet e Tij, te refesh hapur per Te, jo nen parullen e zeze apostate por nen parullen e pergjakur te Princit Emanuel. Ata qe i sherbejne Perendise perpiqen me ngulm t’i binden vullnetit te Tij. Keshtu tregojne se ciles ushtri i perkasin. (Signs of the Times, Feb. 1, 1899, par. 3)

Ne cfaredo linje pune te perfshihemi, fjala e Perendise na meson qe “te mos tregohemi te pertuar ne zell; te jemi te zjarrte ne fryme, t’i sherbejme Perendise.” “Tere ato qe dora jone gjen per te bere, ta bejme me gjithe forcen tone,” “duke ditur se nga Zoti do te marrim shperblimin e trashegimise, sepse i sherbejme Krishtit.” Romaket 12:11; Predikuesi 9:10; Kolosianet 3:24. (Christ’s Object Lessons, f. 346)

Gjithmone qendroni gati qe t’i jepni te tjereve driten qe keni marre. Betojuni per principet e veprimeve tuaja; percmoni fshehjen. Shpalosni ngjyrat tuaja; sepse jeni nje spektakel per boten, engjejt dhe njerezit. Mos shmangni pergjegjesine. Nuk mund t’i sherbeni edhe Zotit edhe Baalit. Perendia deshiron qe bijte dhe bijat e Tij te qendrojne me guxim per te drejten, qe bota ta dije se ku do te gjenden ne oren e gjyqit. (Signs of the Times, Aug. 1, 1900, par. 4)

Zoti deshiron qe te fitosh shpirtrat; prandaj, ndersa nuk duhet te imponosh ceshtjet doktrinale tek njerezit, duhet “te jesh gati per tu pergjigjur ne mbrojtjen tuaj kujtdo qe ju kerkon shpjegime per shpresen qe eshte ne ju, por me butesi e me druajtje.” 1 Pjetrit 3:15. Pse te friksohesh? – Kini frike vetem nese fjalet tuaja mbushen me vet-rendesi, qe te mos flisni fjale te pakontrolluara, qe fjalet dhe sjellja te jene sipas Krishtit. Lidhuni fort me Krishtin, dhe paraqisni te verteten sic eshte ne Te. (Manual for Canvassers, f. 34)

Le te shndrite drita juaj para njerezve, qe te shohin veprat tuaja te mira dhe ta levdojne Atin tuaj qe eshte ne qiej. (Mateu 5:16)

Zoti deshiron qe cdo besimtar te fitoje shpirtrat; dhe Ai do te bekoje ata qe e shikojne me konfidence per mencuri dhe drejtim. Teksa levizin vigjilente, ecin ne mencuri, dhe qendrojne te vertete ndaj Zotit Perendise se Izraelit, pastertia dhe thjeshtesia e Krishtit qe shfaqet ne jeten praktike, do te deshmoje per perendishmerine e vertete. Ne cdo gje qe do te thone dhe bejne, do te lavderojne emrin e Atij te cilit i sherbejne.

Besimtari qe eshte i mbushur me frymen e vertete misionare, eshte nje leter e gjalle, e njohur dhe lexuar nga te gjithe. E verteta del nga buzet e tij pa fjale te shtirura. Perendishmeria, zelli dhe gjykimi i perkushtuar i tij rriten nga dita ne dite, dhe bota jobesimtare shikon se ai qendron ne nje marredhenie te gjalle me Perendine duke mesuar prej Tij. Fjalet qe dalin nga buzet e konvertuara shoqerohen me fuqine qe prek zemrat e ftohta te jobesimtareve; sepse edhe ata qe nuk e njohin Zotin jane te afte te dallojne midis njerezores dhe hyjnores.

Vellezer dhe motra, a e ndjeni fuqine shenjteruese te se vertetes se shenjte ne zemrat, jetet dhe karakterin tuaj? A e keni sigurine qe Zoti, per hir te Birit te Tij, ju ka falur mekatet? A perpiqeni te jetoni me nje ndergjegje te paster nga ofendimet ndaj Zotit ose njeriut? A ngulmoni shpesh me Zotin per miqte dhe te afermit tuaj? Nese jeni pajtuar me Perendine dhe keni vene gjithcka ne altar, mund te perfshiheni me sukses ne sherbesen e fitimit te shpirtrave. (Manuscript Releases, vol. 8, f. 212, 213)

Fjalet tuaja le te jene te embla teksa kerkojme te fitojme shpirtrat. Zoti do jete mencuri per ata qe kerkon mencuri nga burimi hyjnor. Duhet te kerkojme mundesi ne cdogje. Duhet te vigjilojme ne lutje, dhe te jemi gati gjithmone per te dhene shpjegime kujtdo qe kerkon nje arsye per shpresen qe eshte ne ne. Qe te mos skandalizojme ndonje shpirt per te cilin ka vdekur Krishti, duhet t’i ngreme zemrat tona drejt Zotit, qe kur te vije mundesia te mund te kemi fjalet e duhura ne kohen e duhur. Nese do te punoni keshtu per Zotin, Fryma e Perendise do te jete ndihmuesi juaj. Fryma e Shenjte do te vere te verteten e thene ne dashuri. E verteta do te kete fuqi gjalleruese kur flitet nen ndikimin e hirit te Krishtit. (The Publishing Ministry, f. 307)


Dita 7 – Parzmorja

Tani vellezer, ju bej thirrje ne emer te Zotit tone Jezu Krishtit te flisni qe te gjithe te njejten gje dhe te mos keni ndasi midis jush, por te jeni plotesisht te bashkuar, duke pasur nje mendje dhe nje vullnet. (1 Korintasve 1:10)

Formati I Sygjeruar I Kohes Se Lutjes

Lavderime

  • Zot te lavderojme per Ate qe je – Ti je nje Perendi i dashurise, paqes dhe unitetit.
  • Te lavderojme per shembullin e unitetit qe ishte mes dishepujve mbas dites se Reshajave.
  • Te falenderojme qe mund te sjellesh sot unitet tek kishat dhe familjet tona.

Refimi Dhe Kerkese Per Te Fituar Ndaj Mekatit

  • At, te lutemi te na tregosh mekatet qe duhet t’i refejme haptazi dha ato qe duhet t’i refejme ne heshtje. Kerkojme fitoren Tende mbi ato mekate.
  • Te lutemi te na falesh per rastet kur kemi promovuar percarjen ne trupin e Krishtit permes fjaleve dhe veprave tona.
  • Faleminderit qe fal sipas 1 Gjonit 1:9.=

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • Zot, te lutemi te sjellesh njerezit Tend ne “unitetin e besimit dhe njohjes se Birit te Perendise, ne nje njeri te persosur, ne masen e shtatit te plotesise se Krishtit.” (Efesianet 4:13)
  • Na ndihmo qe te mos bejme asgje “per rivalitet as per mendjemadhesi, por me perulesi, secili te cmoje tjetrin me shume se vetveten.” (Filipianet 2:3)
  • Zot, te lutemi te na japes nje zemer te perulur dhe dashuri per njerezit e veshtire per te jetuar dhe punuar.
  • Zot, te lutemi te na tregosh nese jemi duke penguar unitetin ne kishat dhe familjet tona. Te lutemi te zbutesh zemrat tona dhe te na sjellesh ne unitet sipas planit Tend.
  • Lutemi per unitet mes drejtuesve te kishes sone lokale dhe ate mbareboterore.
  • Cdo Adventist kudo ne bote le te kuptoje vizionin e Perfshirjes Totale te Anetareve. Cdokush prej nesh le te behet aktiv ne deshmimin personal, grupet e vogla ose ungjillezimet publike.
  • Te lutemi dergo Frymen Tende te Shenjte te pregatise zemrat e degjuesve te Radios Adventiste Boterore, vecanerisht ne zonat e medha urbane. Anetaret e kishes le te jene besnike per te ndjekur dhe dishepullizuar ata qe Te kerkojne.
  • Beko bashkepunimin e organizates se kishes tone dhe sherbesat mbeshtetese ne punen e madhe te ungjillezimit. Sherbetoret e Tu le te punojne se bashku me dashuri per njeri tjetrin dhe Ty.
  • Zot, te lutem te na tregosh si te dergojme me shume literature te mbushur me te verteten (si ne formen e printuar ashtu dhe ate elektronike) tek komunitetet tona. Nxirr ungjilltare te literatures, studente vullnetare, autore, specialiste mediash, dhe mbeshtetes financiare qe te shperndahen fjalet e shpreses dhe jetes.
  • Zot, lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listat tona individuale te lutjes. Le te lene Frymen e Shenjte te punoje ne jetet e tyre.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te te pranishmeve.

Falenderim

  • Zot, te falenderojme per Jezusin, qe u lut per unitetin tone tek Gjoni 17.
  • Faleminderit qe uniteti ne kishe ndihmon boten te besoje tek Jezusi si Biri i Perendise (Gjoni 17:21).

 

Parzmorja

Tani vellezer, ju bej thirrje ne emer te Zotit tone Jezu Krishtit te flisni qe te gjithe te njejten gje dhe te mos keni ndasi midis jush, por te jeni plotesisht te bashkuar, duke pasur nje mendje dhe nje vullnet. (1 Korintasve 1:10)

12 guret qe perfaqesojne 12 fiset e Izraelit duhet te mbaheshin ne parzmore afer zemres se Krye Priftit. Nga kjo mesojme sesa e rendesishme eshte per te ne ngulmojme se bashku, te jemi te bashkuar ne dashurine e Krishtit, dhe te zbulojme kete dashuri tek njerezit brenda dhe jashte kishes.

Sekreti i suksesit tone ne punen e Perendise do te gjendet ne punen me harmoni mes njerezve tane. Duket te kete vepra te perqendruara. Cdo anetar i trupit te Krishtit duhet te beje pjesen e tij ne kauzen e Zotit, sipas aftesise qe Zoti i ka dhene. Duhet te ngulmojme se bashku kunder pengesave dhe veshtiresive, krah per krah, zemer per zemer.

Nese te Krishteret do te vepronin se bashku, duke ecur si nje trup, nen drejtimin e nje Pushteti, per te arritur nje qellim, do te mund te permbysnin boten. (Christian Service, f. 75)

Nuk ka pune me te larte se ungjillezimi, sepse perfshin berjen e detyrave me te larta morale. Ata qe perfshihen ne kete pune duhet te jene gjithmone nen kontrollin e Frymes se Perendise. Nuk duhet te ekzaltohet vetja. Cfare na ka munguar nga Krishti? Duhet te duam si vellezer, duke shfaqur dashurine tone ne ndihmen ndaj njeri tjetrit. Duhet te jemi te dhembshur dhe te sjellshem. Duhet te ngulmojme se bashku, ne harmoni. Vetem ata qe jetojne lutjen e Krishtit, duke e vene ne praktike, do t’i bejne balle sproves qe po vjen mbi gjithe boten. Ata qe ekzaltojne veten i dorezohen fuqise se Satanit duke u pregatitur te mashtrohen nga ai. Fjala e Zotit per njerezit e Tij eshte qe te risim standartin edhe me lart. Nese i bindemi zerit te Tij, Ai do te punoje me ne, dhe perpjekjet tona do te kurorezohen me sukses. Ne punen tone duhet te marrim bekimet e medha nga lart dhe te dorezojme thesaret tek froni i Perendise. (The Colporteur Evangelist, f. 25)

Bejeni te plote gezimin tim, duke pasur te njejtin mendim, te njejten dashuri, nje unanimitet dhe nje mendje te vetme. Mos beni asgje per rivalitet as per mendjemadhesi, por me perulesi, secili ta cmoje tjetrin me shume se vetveten. (Filipianet 2:2, 3)

Ka teper kryenecesite shpirtit mes lajmetareve. Kjo duhet lene menjane, dhe duhet te mbildhemi se bashku si sherbetore te Perendise. Ka patur teper nje fryme qe thote, “A jam une rojtari i vellait tim?” Engjelli tha, “Po, ti je rojtari i vellait tend. Duhet te kujdesesh per vellain, te interesohesh per mireqenien e tij, dhe te gezosh nje fryme te mire dhe te dashur ndaj tij. Ngulmoni se bashku, ngulmoni sebashku,” Perendia ka bere qe njeriu te jete zemerhapur dhe i sinqerte, pa shtirje, i perulur dhe i thjeshte. Ky eshte principi i qiellit; Zoti e ka urdheruar keshtu. (Gospel Workers [1892], f. 259)

Ka shume ftohtesi dhe indiference – shume “nuk dua t’ia di” – qe shfaqet mes te ashtuquajturve ndjekes te Krishtit. Te gjithe duhet te ndjejne perkujdesje per njeri tjetrin, me zell te ruajne njeri tjetrin. “Duajeni njeri tjetrin.” Pastaj do te mund te qendrojme te forte kunder kthetrave te Satanit. Mes shtypjes dhe persekutimit nuk do te behemi pale me hakmarresit, nuk do te bashkohemi me rebelet e medhenj qe kane per detyre te akuzojne vellezerit, te njollosin karakterin e tyre.

Le te permiresohet ky vit per te hequr cdo fije dhe renje hidhtesie, duke i varosur ato me vitin e kaluar. Filloni vitin e ri me nje perkujdesje me te embel, me nje dashuri me te thelle, per cdo anetar te familjes se Zotit. Ngulmoni se bashku. “Te bashkuar qendrojme; te percare do te biem.” Kini nje qendrim me te larte dhe fisnik sesa me pare. (Our High Calling, f. 370)

Nese Satani nxit kriticizmin mes njerezve te Zotit, kjo fryhet si majaja nga njeri tek tjetri. Mos i lini shkak frymes se kritikes, sepse eshte shkence e Satanit. Nese e pranoni, zilia, xhelozia dhe hamendesimet e liga do t’ju ndjekin.

Ngulmoni se bashku, eshte urdheri qe degjova nga Kapiteni i shpetimit tone. Ngulmoni se bashku. Atje ku ka unitet, ka fuqi. Te gjithe qe jane ne anen e Zotit do te ngulmojne se bashku. Ka nevoje per nje unitet dhe dashuri te persosur mes besimtareve ne te verteten, dhe cdogje qe te con ne grindje vjen nga djalli. Zoti ka bere qe njerezit e Tij te jene nje me Te si shermendet ne hardhi. Atehere do te jene nje edhe me njeri tjetrin. (Selected Messages, book 3, f. 351, 352)

Cdokush le te kerkoje t’i pergjigjet lutjes se Krishtit: “Qe te jene nje, ashtu si Ti, o At je ne Mua dhe Une ne Ty.” Oh cfare uniteti eshte ky! Dhe Krishti thote: “Keshtu do t’ju njohin njerezit qe jeni dishepujt e Mi, nese doni njeri tjetrin.” (Testimonies for the Church, vol. 5, f. 488, 489)


Dita 8 – Urimi dhe Thumimi

Kujdesuni, pra, qe te ecni me kujdes dhe jo si te marret, por si te mencurit, duke shfrytezuar kohen, sepse ditet jane te mbrapshta. Prandaj mos u beni te pakujdesshem, por kuptoni cili eshte vullneti i Zotit. (Efesianeve 5:15-17)

Formati I Sygjeruar I Kohes Se Lutjes

Lavderim

  • Zot, te lavderojme per Ate qe je – Udhezuesi dhe Miku yne.
  • Faleminderit qe Bibla e tregon shume qarte vullnetin Tend per ne.
  • Te lavderojme qe dergove Jezusin, i cili erdhi te zbuloje vullnetin e Perendise per ne.

Refim Dhe Kerkese Per Te Fituar Ndaj Mekatit

  • At, te lutemi te na tregosh mekatet qe duhet t’i refejme ne heshtje. Kerkojme fitoren Tende ndaj atyre mekateve.
  • Na fal per rastet kur nuk kemi dashur te ndjekim vullnetin Tend te shkruar ne Fjalen Tende.
  • Faleminderit qe na fal sipas 1 Gjonit 1:9

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • Zot, na ndihmo te kujtojme qe planet e Tua per ne jane plane te “paqes dhe jo te se keqes, per te na dhene nje te ardhme dhe nje shprese” (Jeremia 29:11).
  • Lutemi per nje zemer qe gezohet te beje vullnetin Tend, jo tonin.
  • Cdokush le te ndjeke shembullin e Jezusit, i cili nuk erdhi te beje vullnetin e Vet por te Atit te Tij (Gjoni 6:38).
  • Zot, na jep mencure kur kerkojme vullnetin Tend ne situata te vecanta. Le te te kerkojme dhe t’i bindemi Fjales Tende.
  • Lutemi per te rinjte qe te kuptojne vullnetin Tend kur duhet te zgjedhin partnerin e jetes.
  • Te lutemi te drejtosh dhe t’iu tregosh vullnetin Tend atyre qe i ke vendosur si drejtues te kishes.
  • Lutemi per nje shperndarje te gjere te studimeve Biblike, pamfletave dhe librave si Hapa drejt Jezusit. Keto materiale le te mbjellin faren e se vertetes ne zemrat e njerezve dhe t’i drejtoje te studiojne Fjalen e Perendise.
  • Anetaret e kishes sone, pastoret dhe drejtuesit perreth ne bote le te ushqehen me Fjalen e Zotit cdo dite. Gjithashtu le Te te kerkojme cdo dite ne lutjet personale. Na kujto se pa Ty, nuk mund te bejme asgje.
  • Zot, na jep vullnet Te te ndjekim ne cdo aspekt te jetes sone. Na trego hapin tjeter te bindjes qe duhet te ndermarrim.
  • Te lutemi te rigjallerosh pjesmarrjen tone ne Shkollen e Sabatit kudo ne bote. Drejto anetaret dhe vizitoret qe te perjetojne nje miqesi qe ju ndryshon jeten, misionin, studimet Biblike dhe ungjillezimin lokal.
  • Zot lutemi per shate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale te lutjes. Fryma e Shenjte le te zbuloje vullnetin Tend per secilin prej nesh.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te te pranishmeve.

Falenderim

  • Zot, faleminderit qe deshiron te na zbulosh vullnetin Tend.
  • Faleminderit qe kur besojme ne Ty me gjithe zemer dhe nuk mbeshtetemi ne dijen tone, dhe kur Te pranojme ne gjithe rruget tona, do Te na drejtosh rrugen (Fjalet e Urta 3:5, 6).
  • Faleminderit qe Jezusi eshte Rruga, e Verteta dhe Jeta (Gjoni 14:6).

 

Urimi dhe Thumimi

Kujdesuni, pra, qe te ecni me kujdes dhe jo si te marret, por si te mencurit, duke shfrytezuar kohen, sepse ditet jane te mbrapshta. Prandaj mos u beni te pakujdesshem, por kuptoni cili eshte vullneti i Zotit. (Efesianeve 5:15-17)

Urimi dhe Thumimi vendoseshin mbi kryet e Kryepriftit dhe zbulonin vullnetin e Perendise per popullin e Tij. Eshte thelbesore per ne te kuptojme punen e Krishtit per ne dhe vullnetin e Tij ne jetet tona.

Cdo individ ka nje shpirt per te shpetuar ose humbur. Cdokush ka nje ceshtje te hapur para Zotit. Cdokush duhet te takohet me Gjykatesin balle per balle. Sa e rendesishme, pra, qe cdo mendje te sodise skenen solemne ku do te ndodhe gjyqi dhe ku librat do te hapen, kur, bashke me Danielin, cdo individ duhet te marre ate qe i takon ne ditet e fundit. (Evangelism, f. 222)

Per ceshtjen me te vogel si dhe me te madhe te jetes pyetja e pare do te jete, “Cili eshte vullneti i Zotit?” “Te bindesh eshte me mire sesa te besh kurban, dhe te degjosh me mire se dhjami i qengjave.” Krishti i therret femijet e Vet te heqin egoizmin, cdo zili dhe papasterti. “Ejani tek Une” thote Ai, “dhe do t’ju jap clodhje.” Dorezojuni trajnimit Tim. Dorezojeni vullnetin tuaj ndaj vullnetit Tim, rruget tuaja per rruget e Mia. Jeta juaj le te jete nje me jeten Time. Keshtu do te mblidhni thesare qe do te zgjasin ne jeten e perjetshme. (Signs of the Times, Feb. 19, 1902, par. 13)

Cili eshte vullneti i Zotit? Cfare duhet te bej te lavderoj Zotin? Jam i thirrur t’i sherbej Shpetimtarit tim me dashuri te pandashme. Cdogje e konsideroj hic qe te fitoj me Krishtin. Qielli, jeta e perjetshme vlend cdogje per mua, dhe Krishti ka vdekur qe Une te mund te kem lavdine e perjetshme… (That I May Know Him, f. 203)

Cdo perpjekje e bere per te thyer fuqite e nje zakoni te keq eshte burrerore. Eshte vullneti i Perendise qe ne te ngrihemi, me perpjekje te vendosura, ne dinjitetin e jetes se paster, duke fituar fuqi shpirterore dhe fuqi morale permes ushtrimit te aftesive qe na ka dhene Perendia. Ka gezim ne prezencen e engjejve qiellore kur te rrinjte korrin fitore te vendosura ne emrin e Jezusit. (The Youth’s Instructor, Nov. 12, 1896, par.6)

“Ky eshte vullneti i Perendise,” shkroi apostul Pali, “shenjterimi juaj.” 1 Thesalonikasve 4:3. Shenjterimi i kishes eshte objektivi i Zotit ne cdogje qe ben me njerezit e Tij. Ai i ka zgjedhur qe nga perjetesia, qe te jene te shenjte. Ai dha Birin e Tij te vdese per ta, qe ata te mund te shenjterohen permes se vertetes ne bindje, te zhveshur nga gjithe egoizmi. Nga ta Ai kerkon nje pune personale, nje dorezim personal. Zoti mund te nderohet nga ata qe besojne ne Te, vetem nese ata konformohen me imazhin e Tij dhe kontrollohen nga Fryma e Tij. Pastaj, si deshmitare per Shpetimtarin, ata e bejne te ditur se cfare ka bere hiri hyjnor per ta. (The Acts of the Apostles, f. 559)

“Ky eshte vullneti i Zotit” ne lidhje me ju, “shenjterimi juaj.” 1 Thesalonikasve 4:3. A eshte ky vullneti juaj gjithashtu? Mekatet tuaja mund te jene si male para jush; por nese peruleni ne zemren tuaj dhe refeni mekatet tuaja, duke besuar ne meritat e Shpetimtarit te kryqezuar, Ai do t’ju fale dhe do t’ju pastroje nga cdo paudhesi. Zoti kerkon nga ju konformim total me ligjin e Tij. Ky ligj eshte ekoja e zerit te Tij qe ju thote, me te Shenjte, po, me te shenjte. Deshironi plotesine e hirit te Krishtit. Zemrat tuaja le te mbushen me deshiren e forte per drejtesine e Tij, punen per te cilen Fjala e Zotit thote qe eshte paqe, dhe efekti i saj eshte qetesi dhe siguri pergjithmone. (The Acts of the Apostles, f. 566)

Prandaj nese dikush eshte ne Krishtin, ai eshte nje krijese e re; gjerat e vjetra kane shkuar; ja, te gjitha gjerat u bene te reja. (2 Korintasve 5:17)

Jane bere pergatitje te bollshme qe njerezit e Zotit te mund te persosin karakterin. Apostulli thote, “Ky eshte vullneti i Zotit, shenjterimi juaj.” Cdo individ le te marre per vete nga burimi i pashtershem gjithe fuqite morale dhe intelektuale, ne menyre qe te beje veprat e drejtesise. Me ane te kryqit te Kalvarit cdo aftesi mobilohet me ane te se ciles njeriu mund te jete ne harmoni me njerezit e vet, dhe ne harmoni me Krishtin ne Perendine. Ati thote qe ai do i doje ata qe besojne se Krishti vdiq per ta, ashtu sic do Birin e Tij te vetmelindur. Kryqi i Krishtit eshte siguria se mund te jemi te plote ne Te. “Zoti kaq shume e deshi boten, sa dha Birin e Tij te vetmelindur, qe kushdo qe beson ne Te te mos humbase por te kete jeten e perjetshme.” Tek Krishti ka ekselence, ne te qendron madheshtia intelektuale dhe eficienca morale. (Review and Herald, Nov. 30, 1897, par. 9)

Zoti ju urdheron ne nje ane, besik, te kapni krahun e Tij, dhe ne anen tjeter, dashuri, te fitoni shpirtrat e humbur. Krishti eshte rruga, e verteta dhe jeta. Ndiqeni. Mos ecni sipas mishit por sipas Frymes. Ecni ashtu sic eci Ai. Ky eshte vullneti i Perendise, shenjterimi juaj. Puna qe duhet te kryeni eshte qe te beni vullnetin e Atij qe ruan jeten tuaj per lavdine e Tij. Nese punoni per vetem nuk fitoni gje. Nese punoni per te miren e te tjereve, qe te jeni me pak te preokupuar me veten dhe me te zjarrte per t’i perkushtuar gjithcka Zotit, do te jeni te pranueshem per Te dhe do te visheni nga hiri i Tij i pasur. (Testimonies for the Church, vol.2, f. 170)


Dita 9 – Temjanica

Prandaj edhe mund te shpetoje plotesisht ata qe me ane te Tij i afrohen Perendise, sepse gjithmone rron qe te ndermjetesoje per ta. (Hebrenjte 7:24)

Formati I Sygjeruar Per Kohen E Lutjes 

Lavderim

  • Zot, te lavderojme qe Jezusi eshte Ndermjetesi yne.
  • Faleminderit qe teksa te afrohemi permes virtytit te meritave te Krishtit, vishemi me rrobat e Tij prifterore.

Refimi Dhe Kerkese Per Te Fituar Ndaj Mekatit 

  • At, te lutem na trego mekatet qe kemi nevoje t’i refejme ne heshtje. Kerkojme fitoren Tende ndaj atyre mekateve.
  • Na fal per rastet kur nuk e kemi vleresuar sic duhet ndermjetesimin e Jezusit. Le te mbeshtetemi ne hirin e Tij.
  • Faleminderit qe na fal sipas 1 Gjonit 1:9.

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • Zot, na ndihmo te kuptojme dhe vleresojme ndermjetesimin qe ben Jezusi per ne.
  • Te lutemi te na japesh ndjesine qe te ndermjetesojme ne lutje per te tjeret. Na trego secilit se per ke duhet te lutemi.
  • Lutemi per prinderit te cilet ndermjetesojne per femijet qe nuk Te duan. Lutemi qe ata te vazhdojne te luten dhe te mos dorezohen.
  • Lutemi per ata qe ndihen te pashprese. Le te mesojne ta hedhin baren e tyre mbi Jezusin.
  • Zot, lutemi per njerezit qe nuk vijne me ne kishe. Na ndihmo t’i mirepresim me dashurine Tende kur te kthehen.
  • Te lutem te forcosh sherbesat ungjillezuese te cdo kishe lokale, si Sherbesa e Grave, Sherbesa e Burrave, Sherbesa e Shkolles se Sabatit, Rugezbuluesit, dhe Sherbesen e Komunitetit Adventist. Na trego si te jemi duart dhe kembet e Tua per te tjeret.
  • Zot, le te perfshije kishen Tende nje rigjallerim i perendishmerise se hershme ne ditet e fundit. Le te qendrojme per te verteten edhe sikur qielli te bjere.
  • Te lutem beko deshmine e sherbeses se mediave Adventiste, perfshi rrjetet sociale. Na ndihmo te perpiqemi te jemi ekselente teksa fitojme njerezit e shekullit te njezet e nje me ungjillin e perjetshem.
  • Zot, na jep sensin e mahnitjes dhe mirenjohjes teksa sodisim boten qe ke krijuar. Le te nderojme me besnikeri te vertetat biblike te krijimit dhe t’i mesojme te rinjte te ndjejne fuqine Tende dhe te duan natyren.
  • Na meso te ndjekim shembullin altruist te Krishtit duke permbushur nevojat ditore te njerezve afer nesh. Na pajis te sherbejme si misionare mjeksore, vullnetare ne komunitet, dhe miq me ata qe kane nevoja.
  • Zot, lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale. Le te hapin zemrat ndaj Frymes se Shenjte.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te te pranishmeve.

Falendermie

  • At, faleminderit qe kemi shprese dhe nje te ardhme per shkak se Krishti ndermjeteson per ne.
  • Faleminderit qe Fryma “ndermjeteson per ne me psheretima te patregueshme” (Romakeve 8:26).
  • Faleminderit qe Jezusi “mund te shpetoje plotesisht ata qe me ane te Tij i afrohen Perendise, sepse gjithmone rron qe te ndermjetesoje per ta.” (Hebrenjte 7:24)

 

Temjanica

Prandaj edhe mund te shpetoje plotesisht ata qe me ane te Tij i afrohen Perendise, sepse gjithmone rron qe te ndermjetesoje per ta. (Hebrenjte 7:24)

Temjanica dhe temjani jane simbole te ndermjetesimit te Krishtit per ne.

Ndermjetesuesi yne ben punen e vetvendosur, duke mbajtur para Perendise temjanicen qe permban meritat e Tij te panjolla dhe lutjet, refimet dhe falenderimet e popullit te Tij. (Christ’s Object Lessons, f. 156)

Krishti, Ndermjetesuesi une, ne te djathten e Atit, na mban parasysh, sepse eshte po aq e nevojshme qe te na ruaje me ndermjetesimin e Tij sa eshte edhe qe na ka shpaguar me gjakun e Tij. (Our High Calling, f. 50)

Jam kaq mirenjohes qe mund te besojme ne Perendia. Dhe Zoti nderohet kur ne besojme ne Te, kur i sjellim gjithe shqetesimet … Zoti Jehova nuk i konsideroi principet e shpetimit te plotesuar vetem ne dashurine e Tij. Ai ka vendosur ne Altarin e Tij nje Avokat te veshur me natyren tone. Si Ndermjetesuesi yne, detyra e Tij eshte qe te na prezantoje para Perendise si bijte dhe bijat e Tij. Krishti ndermjeteson per ata qe e kane pranuar. Atyre ju jep fuqi me ane te virtytit te meritave te Tij, te behen pjesetare te familjes mbreterore, femije te Mbretit qiellor. Dhe Ati demonstron dashurine e Tij te pafund per Krishtin, i cili pagoi cmimin me ane te gjakut te Tij, duke pranuar dhe mirepritur miqte e Krishtit si miqte e Vet. Ai kenaqet me shlyerjen e bere. Ai lavderohet nga misherimi, jeta, vdekja dhe ndermjetesimi i Birit te Tij…

Cfare perfilljeje! Cfare privilegj na eshte dhene! Krishti eshte hallka lidheze midis Perendise dhe njeriut … Teksa i afrohemi Perendise permes virtytit te meritave te Krishtit, vishemi me rrobat e Tij prifterore. Ai na vendos afer Tij, duke na rethuar me krahet e Tij njerezore, nderkohe qe me krahet e Vet hyjnore kap fronin e te Perjetshmit. Ai vendos meritat e Tij si temjan eremire ne temjanicen ne duart tona ne menyre qe te inkurajoje lutjet tona. Ai premton te degjoje dhe t’iu pergjigjet kerkesave tona. Po; Krishti eshte bere ndermjetesi i lutjes midis njeriut dhe Perendise. Gjithashtu eshte bere ndermjetesi i bekimit midis Zotit dhe njeriut. Ai ka kombinuar hyjnoren dhe njerezoren. (In Heavenly Places, f. 77)

Dhe teksa Krishti ndermjeteson per ne, Fryma punon ne zemrat tona, duke sjelle lutje dhe kerkesa, lavderime dhe falenderime. Mirenjohja qe rrjedh nga buzet njerezore eshte rezultat i Frymes qe prek telat e shpirtit duke nxjere muzik te shenjte.

Lutja dhe lavderimi dhe refimi i njerezve te Perendise ngjitet si sakrifice ne shenjteroren qiellore. Por nuk ngjiten ne pasterti te panjollosur. Kur kalojne kanalet e koruptuara njerezore, ato ndoten saqe nese nuk pastrohen nga drejtesia e Kryepriftit, nuk pranohen nga Perendia. Krishti mbledh ne temjanicen e letjeve, lavderimet dhe sakrificat e njerezve te Tij, dhe me keto vendos meritat e drejtesise se Tij te panjolle. Atehere, e parfumosur me pajtimin e Krishtit, lutjet tona, plotesisht te pranuara, ngjiten para Perendise, dhe marrin pergjigje te hirshme. (The Youth’s Instructor, April 16, 1903, par. 11, 12)

Pergjigjet e Zotit per ne jane pa limit. Froni i hirit eshte vet terheqja me e madhe sepse mban Ate qe na mundeson ta quajme Atin tone. Por Zoti nuk e konsideroi shpetimin te plotesuar vetem kur dha dashurine e Tij. Me caktimin e Tij ai ka vendosur ne altarin e Tij nje Avokat te veshur me natyren tone. (Testimonies for the Church, vol. 6, f. 363)

Sepse ne nuk kemi nje Kryeprift qe nuk mund t’i vije keq per dobesite tona, po nje qe u tundua ne te gjitha ashtu si ne, por pa mekatuar. Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit te hirit, qe te marrim meshire e te gjejme hir, per te pasur ndihme ne kohe nevoje. (Hebrenjte 4:15, 16)

Nuk afrohet femija e Perendise fronit te meshires pa u bere me pare klient i Avokatit te madh. Ne thenien e pare per pendese dhe falje Krishti sjell ceshtjen e tij dhe e ben ceshtjen e Vet, duke paraqitur kerkesen para Atit si te ishte kerkesa e Vet.

Teksa Krishti ndermjeteson per ne, Ati hap gjithe thesaret e meshires se Tij per pjesen tone, qe te shijohet dhe tju komunikohet te tjereve. “Kerkoni ne emrin Tim,” thote Krishti; “dhe nuk po them se Une do t’i lutem Atit per ju; Ati vete ne fakt ju do, sepse ju me deshet Mua. Kerkoni ne emrin Tim. Kjo do t’i beje lutjet tuaje te kene sukses, dhe Ati do t’ju jape pasurite e hirit te Tij; prandaj, kerkoni dhe do te merrni, qe gezimi juaj te jete i plote.” Gjoni 16:24 – 27. (Testimonies for the Church, vol. 6, f. 364)


Dita 10 – Zilet dhe Sheget

Dhe kur keto te fillojne te ndohdin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse clirimi juaj eshte afer. (Luka 21:28) 

Formati I Sygjeruar I Kohes Se Lutjes 

Lavderime

  • Zot, te falenderojme qe na ke zbuluar shenjat e Ardhjes Tende te Dyte.
  • Te lavderojme qe Jezusi po vjen serisht te na marre me Vete pergjithmone.

Refime Dhe Kerkese Per Te Fituar Ndaj Mekatit

  • Zot, te lutemi na trego cilat mekate duhet t’i refejme haptazi dhe cilat ne heshtje. Kerkojme fitoren Tende mbi ato mekate.
  • Na fal qe rehatohemi se tepermi me kete bote dhe nuk shikojme shenjate e ardhjes Sate.
  • Faleminderit qe na fal sipas 1 Gjonit 1:9

Kerkesa dhe Ndermjetesim

  • Zot, lutemi per njerezit perreth nesh qe nuk e kuptojne se Ti po vjen se shpejti. Te lutemi te zgjosh zemrat e tyre.
  • Te lutemi na trego gjerat ne jeten tone qe nuk t’i kemi dorezuar ende. I leme ato ne duart Tende dhe Te kerkojme te ndryshosh zemrat tona.
  • Te lutemi te vazhdosh te formosh karakterin tone dhe te na pregatitesh per ardhjen Tende.
  • Zot, afroji njerezit qe kane frike nga ardhja Jote e dyte. Le ta dorezojne jeten e tyre tek Ty.
  • Te lutemi te perdoresh secilin prej nesh qe t’ju tregojme te tjereve lajmin e mire te Ardhjes Tende.
  • Na trego si te permbushim nevojat praktike dhe shpirterore te refugjateve. Le te njihet kisha jone per dashurine ndaj gjithe njerezve, pavaresisht cilet jane ose nga vijne.
  • Lutemi ne vecanti per refugjatet nga vendet qe jane te mbyllura ndaj ungjillit. Teksa permbushim nevojat e tyre dhe i drejtojme qe Te te njohin, te lutemi te hapesh dyert ne menyre qe te mund te kthehen ne vendet e tyre dhe te ndajne dashurine e Zotit me te tjeret.
  • At, te lutem na jep ndjesine e urgjences ne punen per Ty. Le te jetojme me shpresen ditore se Jezusi po vjen se shpejti per t’i regulluar te gjithe gjerat.
  • Zot, beko punen e edukatoreve Adventiste ne gjithe boten. Forco mesuesit tane, prinderit, drejtuesit e te rinjve, dhe mesuesit e Shkolles se Sabatit teksa pregatisin nje brez te ri ne sherbesen Tende.
  • Kerkojme te bekosh Special Needs Ministries. Na jep dhembshuri teksa permbushim nevojat e atyre qe jane te shurdhet ose te verber dhe ata qe kane veshtiresi fizike ose mendore.
  • Zot, lutemi per shtate (ose me shume) njerez ne listen tone individuale te lutjes. Le te shohin nevojen e tyre dhe t’i hapin zemrat ndaj Frymes se Shenjte.
  • Gjithashtu lutemi per nevojat personale te te pranishmeve.

Falenderime

  • Zot, te falenderojme per premtimet e Tua: “Ai qe nisi nje pune te mire ne ju, do ta perfundoje deri ne diten e Jezu Krishtit” (Filipianeve 1:6).
  • Faleminderit qe ke njerez ne cdo qytet te cilet shohin drejt qiellit me shprese.
  • Faleminderit qe punon ne zemrat e njerezce per te cilet po lutemi.

Zilet dhe Sheget

Dhe kur keto te fillojne te ndohdin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse clirimi juaj eshte afer. (Luka 21:28)

Zilet ne rrobat e Kryepriftit i jepnin popullit nje shenje te degjueshme qe ai ishte ende gjalle dhe ndermjetesonte per ta ne Vendin Shume te Shenjte. Teksa Krishti ndermjeteson per ne ne Vendin Shume te Shenjte, edhe megjithese nuk i degjojme zilet ne rroben e Tij, duhet t’i kushtojme rendesi shenjave qe Ai eshte duke perfunduar punen e Tij si Kryeprift dhe te kthehet si Gjykates dhe Prift.

Vetem njehere ne vit mund te hynte kryeprifti ne vendin shume te shenjte, mbasi ishin bere pregatitjet me te kujdesshme dhe solemne. Asnje sy vdekatar pervec atij te kryepriftit nuk mund te shikonte madheshtine e shenjte te atij vendi, sepse ishte banesa e vecante e lavdise se dukshme te Perendise. Kryeprifti gjithmone hynte me dridhje ndersa njerezit prisnin kthimin e tij ne heshtje solemne. Deshirat e tyre te zjarrta ishin qe Zoti t’i bekonte. Para kupes se meshires, Zoti fliste me kryepriftin. Nese do te vonohej ne menyre te pazakonte ne vendin shume te shenjte, njerezit shpesh tmerroheshin, duke pasur frike se per shkak te mekateve te tyre, ose mekatit te ndonje prifti, lavdia e Zotit mund ta kishte vrare. Por kur degjohej zeri i zileve tringelluese ne rrobat e tij, cliroheshin. Pastaj ai dilte per te bekuar njerezit. (The Spirit of Prophecy, vol. 1, f. 274, 275)

Teksa Jezusi doli nga vendi shume i shenjte, degjova tringellimin e zileve mbi rroben e Tij; dhe teksa u largua, nje re e erret mbuloi banoret e tokes. Nuk kishte me ndermjetes per fajtoret tek Zoti. (Early Writings, f. 280)

Krishti i ka urdheruar njerezit e Tij te shikojne per shenjat e ardhjes se Tij, dhe te gezohen kur te shohin Mbretin e tyre duke ardhur. “Dhe kur keto te fillojne te ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse clirimi juaj eshte afer.” Ai i tregoi ndjekesve te Vet sythat e pemeve qe celin ne pranvere, dhe tha: “Kur ata nisin e mugullojne, duke i pare, ju vete e kuptoni se vera eshte afer. Keshtu dhe ju, kur do te shikoni se po ndodhin keto, ta dini se mbreteria e Perendise eshte afer.” (Luka 21:28, 30, 31) (The Great Controversy [1888], f. 308)

Krishti ne malin e ullinjve i kishte folur dishepujve te Tij per ardhjen e Tij te dyte ne bote. Ai kishte thene disa shenja te vecanta qe do te shiheshin kur ardhja e Tij te ishte afer, dhe i urdheroi dishepujt e Tij te ishin gati dhe vigjilente. Serisht Ai perserit paralajmerimin, “Ruajuni mbasi nuk e dini oren ne te cilen do te vije Biri i njeriut.” Pastaj u tregoi kuptimin e vigjilences per ardhjen e Tij. Koha duhet kaluar jo ne pritje pasive, por ne pune diligjente. (Christ’s Object Lessons, f. 325)

Sot ka ne bote shume qe i mbyllin syte ndaj fakteve qe Krishti ka dhene si shenja paralajmeruese per ardhjen e Tij. Ata perpiqen te heshtin gjithe te kuptuarit, nderkohe kur shenjat e fundit po permbushen me shpejtese, dhe bota po ngutet drejt kohes kur Biri i njeriut do te shfaqet ne rete e qiellit. Pali meson se eshte mekat te jesh indiferent ndaj ketyre shenjave qe paraprijne ardhjen e dyte te Krishtit. Ata qe jane fajtore per kete neglizhence i quan femijet e erresires. Ai inkurajon vigjilencen me kete fjale: “Por ju vellezer, nuk jeni ne erresire, qe ajo dite te mos ju kape ne befasi. Ju jeni bijte e drites: nuk jemi nga erresira. Prandaj le te mos na zere gjumi si te tjeret, por le te rrime zgjuar dhe vigjilente.” (The Acts of the Apostles, f. 260)

Ndjejme thelle per gjendjen e kishes, anetaret e se ciles e kane patur per nje kohe te gjate njohurine e ketyre ngjarjeve qe do te ndodhin pak para perfundimit te koherave ne permbushjen e profecise se historise. Krishti po vjen me fuqi dhe lavdi te madhe, dhe te vdekurit do te “gjykohen sipas atyre qe jane shkruar ne libra, sipas veprave te tyre.” Ai qe ka qendruar si ndermjetesi yne; qe degjon gjithe lutjet dhe refimet; qe perfaqesohet nga nje ylber, simbol i hirit dhe dashurise, qe rrethon koken e Tij, se shpejti do e perfundoje punen e Vet ne shenjteroren qiellore. Hiri dhe meshira do te zbresin nga froni, dhe drejtesia do te zere vendin e tyre. Ai per te cilin kane pritur njerezit e Tij do te marre poziten e Tij te drejte, – detyren e Gjykatesit Suprem. “Ati… i ka dhene Birit gjithe gjykimin… dhe i ka dhene autoritet te gjykoje, sepse eshte Biri i njeriut.” Ishte Ai, thote Pjetri, qe ju dha “te gjykoje te gjalle dhe te vdekur.” “Ai ka caktuar nje dite ne te cilen do te gjykoje me drejtesi boten me Ate qe ka caktuar.” (Review and Herald, Jan. 1, 1889, par. 1)