10 Dite Lutje – 2019

DITA 1 – TË NJOHËSH DHE BESOSH

“A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj.” (Isa 49:15)

A mundet një fëmijë të kuptojë plotësisht dashurinë e Perëndisë nëse nuk ka patur dashuri nga ati i tij tokësor? Sipas eksperiences sime, është e shumë e vështirë. Kam patur katër baballarë. Babai nga gjaku u nda me nënën time kur ishte shtatzënë me mua. E ndjeva thellë refuzimin e tij. Njerku tjetër ishte i alkolizuar dhe shumë abuzues – madje edhe tentoi ta vriste. Njerku tjeter ishte i sjellshëm por shumë lakmitar. Së bashku me dy miqtë e tij, vodhi tre banka. Përfundoi në burg dhe nëna e divorcoi.

Vitet e fëmijërisë sime nuk kanë qënë asnjëherë të lumtura. Isha e pasigurt, me vetvlerësim të ulët, dhe ndihesha e padashur. Ishte e vështirë që të bëja miqësi në shkollë. Si adoleshente, endesha që të isha e pranuar nga bashkëmoshatarët, por kërkimi im për dashurinë më la edhe më bosh dhe të vetmuar. Nuk e dija se Ati im qiellor po vepronte mbrapa skenës për ta mbushur atë boshllëk. “Para se të krijoheshe në barkun e nënës, të njojta … të kam thirrur me emër; ti je i imi” (Jer. 1:5; Isa. 43:1). “Unë do të jem një At për ty, dhe ju do të jeni bijtë dhe bijat e mia, thotë Zoti i Plotfuqishëm” (2 Kor. 6:18). “Kur ati im … të më braktisë, atëherë Zoti do të kujdeset për mua” (Ps. 27:10).

Kur isha 19, një mikeshë më ftoi të frekuentoja një koncert të Krishterë në një kishë. Një nga drejtuesit e grupit bëri këtë apel: “nëse jeta juaj është bosh dhe ndiheni të vetmuar a do t’i jepni Jezusit një shans?” Fjalët e tij dhe muzika më prekën në zemër, dhe ju përgjigja thirrjes të vija përpara dhe të pranoja Jezusin.

Po lexoja Ungjillin sipas Gjonit kur hasa këtë frazë: “vet Ati ju do” (Gjoni 16:27). Kjo më befasoi! Kisha dëgjuar se Jezusi më do, por Ati? A mund ta besoja vërtet këtë gjë? Gjithçka dija për Zotin At ishte se ishte shumë i distancuar nga unë – diku në qiell – dhe se mund të shikonte çdogjë që bëja. E kisha frikë. Teksa lexova Shkrimet, u dashurova me Jezusin. Jezusi erdhi gjithësesi të na tregonte dashurinë e Atit të Tij. Kur Filipi tha, “Zot na trego Atin,” Jezusi ju përgjigj, “kam qënë gjatë gjithë kësaj kohe me ju dhe nuk më keni njohur Filip? Kush më ka parë mua ka parë Atin” (Gjoni 14:8, 9).

Më duhej ta pranoja se Zoti At më donte me të vërtetë përmes Birit të Tij, Jezus Krishtit. “Hapi i parë për tu afruar tek Zoti është ta njohësh dhe ta besosh dashurinë që ka për ne; sepse përmes dashurisë së Tij ne mund t’i afrohemi” (Thoughts from the Mount of Blessing, f. 104, 105). “Por Zoti e ka treguar dashurinë ndaj nesh, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Rom 5:8). Gjithashtu “Zoti e pajtoi botën me anë të Krishtit, duke mos i lloagritur shkeljet e tyre…” (2 Kor. 5:19).

Dikur e kuptova se Zoti me donte pa kushte, gjeta forcë për të falur atin tim tokësor që më kishte mohuar. Zoti më dha hir të eci përpara. Tani e di që kam një At qiellor dhe që jam një bijë e dashur për Më të Lartin Perëndi, Mbretin e mbretërve. Ati ynë qiellor i kupton nevojat njerëzore për dashuri dhe pranim. Ai nuk më harroi.

Po me atin tim të katërt? Isha 11 vjeç kur nëna ime u martua sërisht. Meqënëse të gjithë burrat e tjerë na kishin braktisur, dyshoja se do të qëndronte. Ai qëndroi. Unë e pranova si baba dhe e dua sikur ta kisha të tillë nga gjaku. Ai më ka dhënë siguri dhe dashuri siç duhet të japë çdo at. Nëna ime ka vdekur por ati im ngelet pjesë e rëndësishme e jetës sime. Një baba që është më tepër se nga gjaku.

Po ti? A je braktisur nga ndonjë prind apo pjesëtar i familjes? A dëshiron të jesh i pranuar dhe i sigurt? A të dhimbset të duhesh pa kushte? “Jeto në kontakt me Krishtin e gjallë dhe Ai do të të mbajë të sigurt me një dorë që nuk do të lëshojë kurrë. Ta dish dhe të besosh dashurinë që Zoti ka për ne, dhe do të jesh i sigurt; ajo dashuri është një kështjellë e pamposhtur nga çdo sulm dhe deluzion i Satanit” (Thoughts from the Mount of Blessing, f. 119). “Emri i Zotit është një fortesë e fortë; i drejt rend drejt saj dhe është i sigurt” (Fj. Urta 18:10).

 

FORMATI PËR TU LUTUR

 

Lavdërim

  • At, të lavdërojmë që na deshe i pari
  • Të lavdërojmë që na tërheq me dashurinë Tënde (Jer. 31:3)
  • Të lavdërojmë për kujdesin Tënd të sigurt
  • Zot, të lavdërojmë për fuqinë Tënde shëruese

Rrëfim

  • Zot, të lutemi të na falësh ndonjë mëkat që na pengon të kemi një eksperiencë të thellë me Ty. (Kaloni disa momente në lutje personale në heshtje duke lejuar Frymën e Shenjtë të hapë zemrat tuaja dhe të tregojë ndonjë mëkat që keni nevoja ta rrëfeni privatisht me Zotin, jo në publik)

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, lutemi ashtu siç u lut dhe Pali në Ef. 3:17-19
    • Që Ti të ngresh një banesë të përhershme në zemrat tona teksa mësojmë të besojmë tek Ty.
    • Që rrënjët tona të thellohen në tokën e dashurisë Tënde.
    • Që ne të kuptojmë thellësitë dhe gjerësitë dhe lartësitë e dashurisë Tënde.
    • Që të mbushemi me gjithë plotësinë e Perëndisë.
  • Kërkojmë që Ti të na mbushësh me dashurinë Tënde dhe të na bësh të etur për t’ju dhënë të tjerëve dashurinë e Krishtit.
  • Lutemi për familjet që gjenden në kaos, dëshpërim dhe konfuzion.
  • Të lutemi të bekosh qindra mijëra aktivitete ungjillëzuese rreth botës gjatë 2019. Lutemi veçanërisht për Përfshirjen Totale të Anëtarëve në ungjillëzimin në Indi, në Qershor 2019, dhe në Papua New Guinea në Maj 2020.
  • Lutemi për anëtarët Adventist që hasin persekutim ose burgun për shkak të besimeve të tyre.
  • Lutemi për një rigjallërim shpirtëror mes të rrinjve Adventist që shkojnë në shkolla dhe universitete shtetërore në gjithë botën. Le të jenë ambasadorë të gjallëruar për Krishtin.
  • Lutemi për 69 përqind të popullsisë së botës që nuk kanë marrë në prezantim të qartë të Jezusit.
  • Zot, lutemi për shtatë (ose më shumë) njerëz në listën tonë personale. Le të lejojnë Frymën e Shenjtë të punojë në jetën e tyre. Gjithashtu lutemi për ndonjë nevojë personale për ata që janë mbledhur këtu dhe për kërkesat e lutjeve të kishës sonë.

Falenderim

  • At, të falenderojmë për [emrat e njerëze konkretë] që na kanë dashur dhe na kanë rritur.
  • Faleminderit që ke vënë dorën mbi ne para se të lindnim (Ps. 139:13)
  • Zot, faleminderit që edhe sikur të isha i vetmi që mund të shpëtoja Ti do të vdisje për mua gjithësesi (Christ Object Lessons, f. 187).
  • Faleminderit që i je përgjigjur lutjeve tona që para se t’i drejtojmë.

 

PREMTIME QË MUND T’I KËRKONI TEKSA LUTENI

  • ” Ati vet ju do, sepse ju më keni dashur Mua, dhe keni besuar që kam ardhur nga Perëndia” (Gjoni 16:27)
  • “Zot më është shfaqur që në lashtësi, duke më thënë: Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi” (Jer. 31:3)
  • “Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh sepse nuk e ka njohur atë.” (1 Gjonit 3:1)

DITA 2 – NGA BRENDA JASHTË

 

“Me siguri ju them, nëse dikush nuk lindet sërisht nuk mund të hyje në mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:3).

 Kam qënë një fëmijë i mbarë. Nuk rebelohesha ndaj nënës; isha i vëmendshëm në shkollë dhe me respekt ndaj mësuesve. Nuk merrja pjesë në festa të çmendura, nuk pija alkol, as eksperimentoja me drograt si bashkëmoshatarët e mi në shkollë.

Mbasi u bëra i Krishterë, krenohesha me veten që isha një person i mirë. Haja ushqimin e duhur, e kisha zëvendësuar muzikën rok me muzikë të Krishterë, vishesha me modesti, mësoja në Shkollën e Sabatit, organizoja ungjillëzime dhe madje ndaja dhe dëshminë personale. Ja kisha dhënë zemrën Jezusit, isha pagëzuar, besoja me të vërtetë në Fjalën e Tij dhe prisja ardhjen e mbretërisë së Tij. E gjithë bota ime vërtitej rreth kishës dhe aktiviteteve të saj dhe në vepra të mira. Nga pamja e jashtme po jetoja jetën e një të drejti. Mësova shumë shpejt sesa e cekët ishte në të vërtetë eksperienca ime e Krishterë – dhe sesa shumë kisha nevojë për Jezusin.

Një mbrëmje mora pjesë në një seminar rreth jetesës së Krishterë. Lektori tha se nëse një person nuk rilindet, nuk është në një marrëdhënie shpëtimi me Krishtin. Ajo citoi këtë thënie nga Ellen G. White: “Jeta e të Krishterit nuk është një modifikim apo përmirësim i jetës së vjetër, por një transformim i natyrës. Ka vdekje për egon dhe mëkatin, dhe një jetë krejt e re.” (Biografia e dashurisë, f. 172). U befasova nga realiteti: jeta e Krishterë është më shumë sesa ajo që mendoja unë! E vërtetë, jeta ime kishte ndryshuar në krahasim me atë para se të njihja Krishtin, por ishte përmirësuar dhe modifikuar. Isha i Krishterë, por egoja ishte ende gjallë. Ende kisha një temperament që prekej lehtë. Isha krenar dhe kërkoja që gjërat të bëheshin sipas rrugës sime. Nuk i isha dorëzuar Krishtit. Mendoja se shpëtimi im ishte i sigurt përmes gjithë gjërave të mira që bëja por më mungonte gëzimi i shpëtimit! Kisha pranuar Krishtin por nuk kisha dashurinë e Krishtit; nuk i isha dorëzuar. Duheshe që Jezusi të më ndryshonte nga përbrenda.

Si i dorëzohet një person Krishtit? Në radhë të parë, është e domosdoshme të pranosh Shpëtimtari.

“Arsimi, kultura, ushtrimi i vullnetit, përpjekjet njerëzore, të gjitha kanë vendin e tyre, por këtu janë të pafuqishme. Mund të bëjnë një korrektese nga ana e jashtme, por nuk mund të ndryshojnë zemrën; nuk mund të pastrojnë burimin e jetës … nëse nuk merr një zemër të re, dëshira, qëllime dhe motive të reja që të çojnë në një jetë të re” (Hapat drejt Krishtit, f. 18). Nuk mund të ndryshoja zemrën, por mund të zgjedhja që t’i dorëzoj vullnetin tim. U përgjigja ndaj dhuntisë së pendesës dhe rëfeva mëkatin e vet-drejtësisë, vet-rëndësisë, vet-lartësisë, dhe vet-gjynahut, dhe e vendosa vullnetin tim nga ana e Krishtit që Ta kontrollonte.

Së dyti, kalova kohë cilësore për të njohur Ati që është Jeta e Përjetshme. “Dhe kjo është jeta e përjetshme, që të të njohin Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezus Krishtin që ke dërguar” (Gjoni 17:3). Teksa kaloja kohë me Shkrimet dhe në lutje, duke u njohur nga afër me Shpëtimtarin tim, jeta ime filloi të merrte një kuptim të ri. Jezusi filloi proçesin e të bërit diçka të bukur me jetën tim. Mendja ime u ripërtëri – qëndrime të reja dhe afeksione të reja po zhvilloheshin. Dëshira ime për t’i shërbyer Zotit u thellua.

Ju mund të thoni, “Jam lindur në këtë kishë. Kam qënë i Krishterë gjatë gjithë jetës!” “Asnjëherë nuk kam qënë i botës!” “Kam shërbyer për Mjeshtrin gjatë gjithë jetës.” Këto mund të jenë të vërteta, dhe lavdi Zotit për këtë! Gjithësesi, mund t’i keni të gjitha këto dhe ende të mos keni Birin.

Ndoshta, ju gjithashtu, mund të jeni prekur nga Fryma e Shenjtë se eksperienca juaj e Krishterë është e cekët. Çfarë mund të bëni? Mund të luteni kështu: “Me heto o Zot, dhe njihe zemrën time; më sprovo dhe njihe ankthin tim; dhe shiko nëse ka ndonjë të keqe në mua, dhe më drejto në rrugën e përjetshme” (Ps. 139:23, 24). Dorëzoja zemrën dhe jetën tënde dhe një nga një, Ai do të të zbulojë gjëra në jetën tënde që duhet të ndryshojnë. Teksa bashkëpunon me Të jeta jote nuk do jetë më ajo e para!

 

FORMATI PËR KOHËN E LUTJES

Lavdërim

  • At, të lavdërojmë që na ke pastruar nga gjithë mëkati dhe padrejtësia.
  • Zot, të lavdërojmë që mund të na mbash nga rënia dhe që na paraqet tek Ati me gëzim të madh (Juda 24)
  • Të lavdërojmë që na bind për mëkat dhe na zgjat mëshirën.

Rrëfim

  • Zot, të lutem të na tregosh pjesë të jetës sonë ku egoja është ende gjallë.
  • Të lutem të na falësh kur kemi qënë të vet-drejtë dhe vet-lartësuar, duke praktikuar vet-gjynah.
  • Të lutem të na tregosh gjërat në jetën tonë që duhet të transformohen (kaloni disa çaste në heshtje).

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, të lutemi të na mbushësh me njohurinë e vullnetit Tënd, dhe të ecim denjësisht me Ty
  • Lutemi për Ata që janë shpirtërisht dhe mendërisht të burgosur që të çlirohen nga faji.
  • Të kërkojmë të na mbushësh me frutin e drejtësisë.
  • Zot, lutemi për një dyndje të madhërishme të Adventistëve që do t’i shërbejnë Perëndisë duke dashur të tjerët dhe duke ndarë dëshminë me njerëz nga kultura dhe besimet e tjera.
  • Të lutemi të ngresh Waldesian të kohëve të sotshme të cilët do duan të të shërbejnë në vende të vështira.
  • Lutemi për 62 milion njerëz në 28 vendet më pak të arritura në ish Bashkimin Sovjeti (Euro-Asia Division).
  • Lutemi për Zotin të ngrerë misionarë të guximshëm që duan të punojnë mes 746 grupe njerëzish në 20 shtete të Lindjes së Mesme.
  • Lutemi për 1,000 Missionary Movement në Northern Asia-Pacific Division dhe Southern Asia-Pacific Division. Teksa këta të rrinj shërbejnë në shtete si Taiwan, Kinë, Rusi dhe Burma, le të pagëzohen me Frymën e Shenjtë dhe të fuqizohen në punën e Perëndisë.
  • Gjithashtu lutemi për listën e shtatë ose më shumë njerëzve (me emra nëse mundet).

Falenderime

  • Zot, faleminderit për individë që na kanë drejtur për të marrë një vendim për Ty.
  • Faleminderit që nuk na ke braktisur në dështimet dhe gabimet e së kaluarës.
  • Faleminderit për dhuntinë e pendesës dhe që na ke treguar nevojën që kemi për Ty.
  • Faleminderit që e di fundin që nga fillimi dhe që i përgjigjesh lutjeve tona në kohën dhe mënyrën Tënde.

 

PREMTIME PËR TË KËRKUAR NË LUTJE

  • “Prandaj, nëse dikush është në Krishtin, është krijesë e re; gjërat e vjetra kanë kaluar; shikoni, të gjitha janë bërë të reja” (2 Kor. 5:17).
  • “Nuk jemi konsumuar falë mëshirës së Zotit, sepse dhembshuria e Tij zgjat gjithmonë. Ato ripërtërihen çdo mëngjez; e madhë është besnikëria Jote” (Vajtimet 3:22, 23).
  • “Por kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit, Ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë” (Titus 3:4-6).
  • “Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi.” (Ezek. 36:26)

DITA 3 – BETEJA MË E MADHE

 

“Ju do të më kërkoni dhe do të më gjeni sepse do të më kërkoni me gjithë zemër” (Jer 29:13)

“E gjithë zemra duhet t’i dorëzohet Zotit, që të mund të ndryshojmë sipas imazhit të Tij … Lufta kundër egos është beteja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Dorëzimi i vetes, dorëzimi i gjithçkaje në vullnetin e Zotit është një luftë; por shpirti duhet t’i dorëzohet Zotit para se të rinovohet në shenjtëri” (Hapat drejt Jezusit, f. 43). Që nga fëmijëria kisha një dëshirë të isha si Jezusi. Teksa i përkushtohesha çdo ditë, lutesha që Ai të më ndryshonte. Ai mu përgjigj lutjes në një mënyrë shumë interesante.

Vjerri im, George, erdhi të jetojë me ne mbasi e shoqja i vdiq me kancer. Ishim të lumtur që e kishim më afër dhe donimqë ai të ishte pjesë e jetës së vajzës sonë të re. Shpresuam se duke jetuar në një shtëpi dhe duke marrë pjesë në adhurimin familjar do të ishte një ndikim pozitiv tek ai.

Ne jetonim në një fermë me luginë dhe liqen dhe jetë në natyrë. George shquheshe për dëshirën për të dalë, kështu që ky ishte një vend ideal për të dalë në pension. Çdo mëngjez ai shëtiste rreth liqenit. Një ditë kur nuk u kthye në shtëpi nga shëtitja e zakonshme burri im doli ta kërkonte. Kishte rënë në një ferrë . Gjatë javëve në vijim, George ankohej se këmba i kërciste dhe nuk ecte dot. Analizat treguan se kishte një kancer që kishte lëshuar metastaza në shtyllën kurrizore. Doktori caktoi një operacion për të hequr tumorin, që i shkaktoi paralizë të përhershme nga mezi e poshtë.

Në vend që ta çonim në një azil, vendosëm që të kujdeseshim për të në shtëpi. Nuk kisha trajnim për infermiere, vetëm një kurs të shpejtë nga infermierja në spital. Dita ime kalonte duke i bërë George banjë, t’i ndroja çarçafët, i jepja mjekimet dhe e kaloja nga krevati në karrige. Ishte jashtëzakonisht përulëse për të që nuk mund të kujdesej dot për veten më, dhe e vija re frustrimin e tij.

Burri im dhe unë planifikuam një fundjavë dhe siguruam që një djalosh të kujdesej gjatë kohës që do ishim të larguar. Natën para se të iknim e përshendeta George në krevat dhe e putha në ballë, dhe i kujtova se do iknim herët në mëngjez për fundjavën. George murmuriti me inat, “unë jam përgjegjësia tënde! Nuk ke të drejtë të më lesh me dikë tjetër!” Ju kundërpërgjigja, “Je egoist, një plakush i rjedhur!”

Menjëherë u binda se veprimet e mia ishin të gabuara dhe jo të Krishtera. Me lot ika në dhomën time dhe rashë në krevat. “Zot, çfarë po ndodh me mua? Përse nuk e kontrolloj dot veten? A po vepron vërtet në jetën time?” Përgjigja m dha me shumë butësi “Po punoj në jetën tënde. Po i përgjigjem lutjes tënde që të jesh më shumë si Unë. Je e mërzitur me George. Ai të merr gjithë kohën, dhe ndihesh e lodhur pa rrugëdalje. Pishmanllëku është mëkat, dhe nëse ma dorëzon, do të të jap hir që të mund të kujdesesh për George.”

“Shumë që e përkushtojnë sinqerisht jetën për shërbesën e Zotit befasohen dhe zhgënjehen kur përballen me pengesa dhe sprova. Ata luten për të patur një karakter si të Krishtit, që të jenë të përshtatshëm për punën e Zotit, dhe përfundojnë në rrethana që bëjnë që të dalë në pah gjithë ligësia e tyre … pastaj Ai ju jep mundësinë për të korigjuar difektet dhe për t’i bërë të përshtatshëm për shërbesën e Tij.” (The Ministry of Healing, f. 470, 471). “Pendesa përfshin trishtim për mëkatin dhe një kthesë. Nuk do heqim dorë nga mëkati nëse nuk e shohim atë në dritë; deris të heqim dorë në zemrën tonë, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të vërtetë në jetën tonë” (Hapat drejt Jezusit, f. 23).

E pasë sesi duke pikëllimi, dhe nuk doja të ishte në zemrën time. E rëfeva mëkatin dhe vendosa të jetoj për Perëndinë. I kërkova të më pastrojë dhe të më japë një zemër të re. U ngrita nga krevati, fshiva sytë e mi, dhe i kërkova falje George. Paqja mbushi zemrën time dhe humbja u kthye në fitore. Më vonë na u desh ta besonim George në një azil mbasi përkujdesja për të ishte e pamundur për mua. Morëm një telefonatë një mbrëmje që të vinim mbasi George kishte kaluar një atak.

Burri im u ul afër tij dhe i pëshpëriti në vesh, “Baba, ti e di që Jezusi të do? Nëse kërkon në zemrën tënde, Ai do të të shpëtojë.” E vetmja shenjë e dukshme që George kuptoi ishte një lot që i rodhi nga sytë. Në momentet e tij të fundit, besoj se ai e pranoi Jezusin si Shpëtimtarin e Tij.

 

FORMATI PËR KOHËN E LUTJES

Lavdërim

  • Zot, të lavdërojmë që na ke dhënë fuqi dhe na ruan kur jemi të dobët.
  • Të lavdërojmë që kur biem nuk na braktis.
  • Të lavdërojmë që i hedh mëkatet në fund të oqeanit dhe nuk i kujton më.

Rëfim

  • Zot, na fal kur kemi lejuar egon të na kontrollojë.
  • Të lutemi të na falësh kur të kemi keqprezantuar tek të tjerët.
  • Na fal kur jemi ngulur në mëkat në vend që të të lejonim ta shkulje nga jetët tona.
  • Zot, të lutemi të hetosh zemrat tona. Shiko nëse ka ndonjë ligësi në të, dhe na drejto në rrugët e përjetshme (Ps. 139: 23, 24).
  • (Kaloni disa momente në lutje personale në heshtje duke lejuar Frymën e Shenjtë të hetojë zemrat tuaja.)

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, na ndihmo të jemi të duruar dhe të mirë, duke treguar dashurinë dhe dhembshurinë tënde ndaj atyre që na mërzitin ose na akuzojnë.
  • Të lutemi të na ndihmosh të qëndrojmë gjatë vështirësive, veçanërisht kur është e vështirë të duash.
  • Lutemi për ata që kujdesen për të moshuarit ose të sëmurët. Jepu durim, fuqi dhe dashuri.
  • Zot, të lutemi të qetësosh ankthin e atyre që përballen me sëmundje fatale. Jepu kurajo dhe paqe në Jezusin.
  • Lutemi për 202 milion njerëz në 41 qytet më pak të arritura në Asia-Pacific Division që të njohin Jezusin.
  • Lutemi për Departamentin e Shkollës së Sabatit / Shërbesa Personale në çdo kishë lokale që të kërkojnë planin e Zotit dhe të fitojnë komunitetin e tyre me anë të shërbesës së dashurisë, studimeve Biblike, dhe dëshmisë.
  • Lutemi për ADRA teksa përmbushin nevojat praktike të botës përreth.
  • Gjithashtu lutemi për listën me shtatë ose më shumë persona (emrat nëse mundeni).

Falenderim

  • Faleminderit që do vendosësh një roje para buzëve tona.
  • Faleminderit për dashurinë e Krishtit që na jep për ata që është e vështirë t’i duash.
  • Zot, faleminderit që na dëgjon dhe i përgjigjesh lutjeve tona, dhe që punon në mbrapaskenë për të arritur vullnetin Tënd.

 

PREMTIME QË T’I KËRKONI GJATË LUTJES 

  • “Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. Por kur njeriu rrëzohet nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.” (Ps. 37:23, 24)
  • “Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” (Isa. 40:31).
  • “Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.” (Ps. 28:7).

DITA 4 – VLERA E DORËZIMIT

 

“Në të vërtetë po ju them se ka më shumë gëzim në qiell kur një mëkatar i vetëm pendohet sesa për nëntëdhjet e nëntë të drejtë që nuk kanë nevojë të pendohen” (Luka 15:7).

U rrit në një shtëpi blogeri, fëmija më i vogël. Vëllezërit ishin shumë më të mëdhenj dhe kishin jetët e tyre; nëna dhe babai i tij ishin të preokupuar me një tavernë në qytetin e vogël ku  jetonin. Eddie shpesh liheshe të kujdeseshe për veten. Kinemaja ishte babisisteri i tij gjatë fundjavës dhe shpesh vinte në shtëpi duke e gjetur bosh. Ndonjëherë uleshe në makinën e familjes kur shumë fëmijë shtatë vjeçarë flinin në krevatet e tyre dhe qante për nënën e tij që të dilte nga taverna dhe ta çonte në shtëpi.

Kur Eddie ishte 14 vjeç, nëna e tij u bë një e krishtere Adventiste, dhe gjërat filluan të ndryshonin ndjeshëm. Në vend që drejtonte tavernën nëna e tij filloi të shkonte në takimet e lutjes në kishë. Eddie u bashkua me Kishën Adventiste së bashku me nënën dhe u rregjistruan në shkollën e kishës. Kur u bë 17 vjeç, ai e humbi interesin për kishën. Dy vite më vonë, u fut në ushtri. Pastori i tij e inkurajoi që të ri-pagëzohej para se të përballej me reziqet e betejës. Kjo dukej një plan i madh dhe Eddie ra dakort që të pagëzohej kur të kthehej në shtëpi për pushime. Ai studio besimet themelore të kishës Adventiste për herë të dytë. Kjo i sigurovi dituri por ende nuk e njihte Jezusin.

Eddie vuri re se kur përpiqej të arrinte standarted e kishës me forcat e veta ishte një sfidë. Ishte i lodhur duke u përpjekur që të bëhej një i Krishterë, duke luajtur sikur është në kishë duke u përpjekur që të bindej. Ishte i pafuqishëm për të ruajtur jetën e Krishterë dhe ra sërisht në rrugët e vjetra. Çfarë nuk shkonte? “Ka nga ata që thonë se i shërbejnë Perëndisë, teksa mbështeten në forcat e tyre për t’i bindur ligjit të Tij, që të formojnë një karakter të drejtë, dhe të sigurojnë shpëtimin. Zemrat e tyre nuk tërhiqen nga një sens i thellë i dashurisë së Krishtit, por përpiqen të performojnë detyrat e një të Krishteri sikur Zoti t’i kërkonte me kusht që të shkojnë në qiell. Kjo fe nuk ka vlerë…një rëfim i Krishtit pa këtë dashuri të thellë është thjesht fjalë, formalitet i thatë dhe një barë e rëndë” (Hapat drejt Jezusit f. 44).

Nëna dhe motra e Eddie morën pjesë në një takim lutje gjatë gjithë natës në kishë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Ato u lutën posaçërisht për Eddie. I panë përgjigjet e lutjeve të tyre gjatë javëve në vijim, kur gjërat nuk po i shkonin siç duhej. Humbi të dashurën, punën dhe makinën e vet. Përse po më përmbyset bota? Pyeste veten. Mbas një nate duke pirë me miqtë e vet, Eddie erdhi në shtëpi i pirë. Ai thërriti, “Zot, nëse ekziston , kam nevojë për Ty! Di shumë për Ty por tani dua të të njoh!” Një zë i qetë dhe i ëmbël i erdhi në mendjen e turbullt: “UNË jam i vërtetë, dhe të dua” Kjo i theu zemrën. “Si mund të më duash mbas asaj si kam jetuar? Jam kaq i lodhur nga jeta e tanishme. Të lutem më bëj një të Krishterë të vërtetë. Dua të të shërbej gjatë gjithë jetës, por nuk e bëj dot këtë gjë i vetëm.”

Atë natë, Eddie ia dorëzoi jetën Jezusit dhe e pranoi si Zot dhe Shpëtimtar. Besoi me besim se mëkatet i ishin falur dhe se ishte një krijesë e re në Krishtin Jezus; gjërat e vjetra kishin ikur. Përmes këtij akti të thjeshtë besimi tek premtimi i Zotit, Fryma e Shenjtë filloi një punë në zemrën e tij. Një jetë e re lindi, dhe Eddie nuk u kthye më mbrapa.

“Tani që e keni dorëzuar veten tek Jezusi, mos u ktheni mbrapsht, mos u largoni nga Ai, por ditë mbas dite thoni, ‘I përkas Krishtit’; e kam dorëzuar veten tek Ai, dhe kërkoni që t’ju japë Frymën e Tij dhe t’ju mbajë me hirin e Tij. Mbasi duke e dorëzuar veten tek Perëndia dhe duke e besuar do të bëheni bijtë e Tij, dhe të jetoni në Të. Apostulli thotë, ‘Ecni në Të siç keni pranuar Krishtin Jezus si Zot’ Kol. 2:6 (Hapat drejt Jezusit, f.52)

Eddie filloi të lexojë Biblën dhe të mësojë si të lutet. Teksa studioi Shkrimet dhe mësoi më shumë rreth dashurisë së Perëndisë përmes jetës së Jezusit, jeta e tij u transformua. Pija, duhani dhe zgjedhjet e tjera të jetës që e bënin dikur të kënaqur tashmë nuk ishin më pjesë e tij.

Nëna e Eddie i sygjeroi që të lexonte librin Hapat drejt Jezusit që ta ndihmonte në udhëtimin e tij të ri. Në fillim ju duk i vështirë – mendja i fluturonte shpesherë – por teksa këmbëngulte, faqe mbas faqeje, libri u bë i çmuar për të. Në faqet e tij gjeti dashurinë e Perëndisë, dhe me besim pranoi që premtimet e Zotit ishin për të. Më në fund gjeti paqe.

 

FORMATI I LUTJES 

Lavdërim

  • Zot, të lavdërojmë që kurrë nuk heq dorë nga askush.
  • Të lavdërojmë për punën e shkëlqyer me bijtë e njerëzve.
  • Zot, të lavdërojmë për gëzimin që gjejmë në prezencën tënde dhe për shpresën që na jep për të ardhmen.

Rëfime

  • Të lutemi Zot, na fal që jemi kapur me gjëra që na ndajnë nga Ty.
  • Na fal kur përpiqemi të jetojmë jetën e Krishterë me forcat tona.
  • Rëfejmë se kemi nevojë për një eksperiencë personale me Ty, jo thjesht njohuri.

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, të kërkojmë që zemrat tona të dorëzohen plotësisht për të jetuar të bindura ndaj fjalës Sate.
  • Të lutemi të na pagëzosh çdo ditë me Frymën e Shenjtë dhe të na bësh më diligjentë për të fituar njerëz. Lutemi që të afërmit tanë që janë larguar nga besimi të mund të kujtojnë sesi ishte kur ishin me Ty dhe të ribashkohen sërisht. Ndihmoji të ndjejnë dhe pranojnë dashurinë dhe faljen Tënde.
  • Të lutemi të përmbushësh premtimin tënd tek Joel 2:25 për të restauruar vitet që mëkati i ka ngrënë nga jeta jonë dhe jeta e të afërmve tanë. Na jep besim të besojmë se Ti do e mbash Fjalën Tënde.
  • Lutemi për 16 milion njerëz në 6 vendet më pak të fituara në South Pacific Division. Lutemi për pagëzimin çdo ditë me Frymën e Shenjte tek anëtarët teksa fitojnë me dashuri të tjerët.
  • Lutemi për Frymën e Shenjtë që të na ndihmojë të fitojmë 406 milionë njerëz në 105 qytetet më pak të arritura në Northern Asia-Pacific Division.
  • Të lutemi të bekosh Shërbesën Adventiste në burgje.
  • Gjithashtu lutemi për listën e shtatë ose më shumë njerëzve (emrat kur mundet).

Falenderim

  • Faleminderit Zot që na ke dhënë Frymën e Shenjtë që të vazhdojmë të udhëhiqemi në çdo të vërtetë.
  • Faleminderit që ke punuar për t’ju përgjigjur lutjeve në mënyra qe nuk i shohim.
  • Zot, të falenderojmë në avancë që do i përgjigjesh lutjeve tona, jo se e meritojmë por për shkak të Jezusit.

 

PREMTIME PËR TË KËRKUAR GJATË LUTJES

  • Kjo është siguria që kemi përpara tijË nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotësonË Dhe nëse dimë se ai nai i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë ne dimë si i kemi ato që i kërkuam Atij.” (1 Gjonit 5:14, 15).
  • “Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t’i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre.” (Hos. 14:4)
  • “Unë nuk erdha t’i thërras të pendohen të drejtët, por mëkatarët” (Luka 5:32).
  • “Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.” (Joeli 2:13).

DITA 5 – PRIVILEGJI I PARTNERSHIPIT

 

“Prandaj, nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” (2 Kor. 5:17).

Kur ia dhashë zemrën Jezusit në moshën 19 vjeçare, më ndryshoi e gjithë jeta. Studimi Biblik dhe lutja u bënë të përditshme. Mezi prisja takimet e lutjes, grupin e studimit të Biblës, Shkollën e Sabati, dhe kishën – kudo që ishte prezente Fjala e Zotit dhe ku ndaheshin dëshmitë. Isha e etur për më shumë dhe më shumë nga Jezusi. Sa më shumë mbushesha me Krishtin, aq më shumë ndryshuan shijet e mia për muzikën, argëtimin, veshjen, gjithçka. Mësuesi i Shkollës së Sabatit, që ishte shumë i dashur me mua, theshte se kur i dorëzohemi plotësisht Krishtit, duke u përkushtuar në shërbesën e Tij, nuk “do të vishemi sipas epshit të mëparshëm, por me besimin në Birin e Perëndisë do të ndjekim hapat e Tij, do të reflektojmë karakterin e Tij … Gjërat që më parë i urenim tani i duam dhe ato që donim i urrejmë” (Hapat drejt Jezusit, f. 58).

Vura re se kjo ishte e vërtetë. Një dëshirë çeli në zemrën time për t’i çdokujt që mundja se Krishti më deshte dhe më ka falur mëkatet, se isha e pastër dhe e çmuar për Të. “Menjëherë kur dikush vjen tek Krishti lind një dëshirë në zemrën e tij për ta bërë të ditur se çfarë miku të veçantë ka gjetur në Jezusin; e vërteta shpëtuese dhe shenjtëruese nuk mund të rrijë kyçur në zemrën e tij. Nëse do vishemi me drejtësinë e Krishtit, dhe do të mbushemi me gëzim nga prezenca e Shpirtit të Tij, nuk mund të rrimë pa bërë gjë. Nëse kemi shijuar dhe parë se Zoti është i mirë kemi diçka për të treguar.” (Hapat drejt Krishtit, f. 78).

Nga mund t’ja nis? Nuk kisha as idenë më të vogël sesi të ndaja me të tjerët, kështu që ju luta Zotit se çfarë të bëja. U befasova, “Falas keni marrë, falas jepni” (Mat. 10:8). Ishte më lehtë ta thoje se ta bëje. Çfarë t’ju them?! Mendova. Gjatë devocionalit tim, gjeta këtë citat: “Ata (të demonizuarit) e dinin vetë se Jezusi ishte Mesia. Ata mund të thonin atë që dinin; atë që kishin parë, dëgjuar dhe ndjerë nga fuqia e Krishtit. Kjo është ajo që mund të bëjë çdokush zemra e së cilit është prekur nga hiri i Zotit… mund të tregojmë se si e kemi shijuar premtimin e Tij, dhe kemi vënë re se është i vërtetë. Mund të dëshmojmë për atë që kemi njohur në hirin e Krishtit. Kjo është dëshmia për të cilën na thërret Zoti, dhe për të cilën ka nevojë bota”. (Biografia e Dashurisë, f. 340). Prita që Zoti të më jepte mundësinë për të dëshmuar për Të.

Punoja si recepsioniste në një zyrë kur doli lajmi në televizor se po afrohej një hurigan i tmerrshëm në brigjet e Floridës dhe po lëvizte drejt bregut Atlantik të Karolinës. Teksa shikonim lajmet, Ginge, një nga kolegët e mi, pyeti, “Ç’po ndodh? Gjërat po çmenden!” Unë thashë, “Jezusi po vjen!” Nuk kisha shumë që punoja atje dhe u befasova kur dhashë një përgjigje kaq me vënd. Shpejt shkova drejt tavolinës së punës. Ginger u afrua tek unë dhe u ul në një karige. Ajo tha, “Më thuaj pak për ardhjen e Jezusit. Dua të di!” Me lutje, i dhashë një studim të shkurtër Biblik rreth shenjave që paraprijnë ardhjen e dytë të Jezusit dhe ndava sesi e pregatita zemrën time për ta njohur si Mik dhe për të qënë gati për tu takuar me Të. Pastaj e shtriva ftesën edhe për të që të bëjë të njëjtën gjë. Zoti hapi një derë, dhe unë zgjodha të hyj në të.

Zoti më ka dhënë privilegjin të punoj me Të për afro 40 vjet. Kam qënë një punonjëse Biblike; kam dhënë mësim Biblën në një shkollë Adventiste për gjashtë vjet; kam predikuar para mijëra njerëzve në Filipine; kam ndarë dëshminë para qindra gjimnazistëve gjatë javëve të lutjes; dhe kam bërë seminarë për takimet e grave, kampe, dhe nëpër kisha. Të gjitha këto kanë qënë një mundësi e shkëlqyer për të ndarë atë që Zoti ka bërë por mënyra më efektive për të fituar shpirtrat e njerëzve është duke u afruar me ta përmes shoqërisë, duke plotësuar nevojat e tyre dhe duke fituar konfidencën. Pastaj mund t’i ftosh të ndjekin Jezusin.

“Ata që presin ardhjen e Dhëndrit duhet t’ju thonë të tjerëve, ‘Shikoni Perëndinë Tuaj!’ Rezet e fundit të mëshirës, mesazhi i fundit i hirit që i jepet botës, është zbulesa e karakterit të Tij të dashurisë. Fëmijët e Zotit duhet të manifestojnë lavdinë e Tij. Në jetën e tyre dhe karakterin  e tyre duhet të zbulojnë se çfarë ka bërë Zoti për ta” (Christ’s Object Lessons, f. 415).

 

FORMATI I LUTJES

Lavdërim

  • Zot, të lavdërojmë që na ke ndryshuar. Jemi krijesë e re!
  • Të lavdërojmë për sigurinë që kemi në Ty (Isa. 49:16).
  • Të lavdërojmë për mëshirat e përditshme që na tregon.

Rëfim

  • Zot, na fal për rastet kur nuk kemi ndarë besimin për shkak të frikës.
  • Rëfejmë se kemi nevojë për forcën Tënde për të dëshmuar me efikasitet.
  • Zot, të lutemi të na tregosh gjërat në jetën tonë të cilat na ndalojnë për të qënë dëshmitarë pozitiv për Ty.
  • Na fal Zot që nuk ju kemi zbuluar të tjerëve karakterin tënd të dashurisë.

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, të lutemi të rifreskosh zemrat e gjithë atyrë që shërbejnë dhe janë lodhur. Kujtoi se ata po bëjnë vullnetin Tënd. Të lutemi t’i bësh të shikojnë frutin e punës së tyre edhe sikur të jetë vetëm një person.
  • Zot, mbajmë mend mësuesit e Shkollës së Sabatit. Të lutem bëji të dinë rëndësinë e punës së tyre për fëmijët tanë.
  • Zot, kërkojmë drejtimin tënd për shumë Qendra Influence, programe shëndetësore dhe për familjen dhe klubet e Rugëzbuluesve përreth në botë.
  • Lutemi që edhe më shumë të rritur të përfshihen në Mission to the Cities.
  • Lutemi që të na ndihmosh të duam dhe kujdesemi për anëtarët e rinj.
  • Zot, të lutemi të na tregosh sesi të shpërndajmë më shumë literaturë (e printuar ose elektronike) në komunitetin tonë. Lutemi që njerëzit ta lexojnë dhe Fryma e Shenjtë t’i bindë për të vërtetat Biblike.
  • Zot, kërkojmë mbrojtjen tënde për misionarët që punojnë në vende të rezikshme.
  • Të lutemi të ngresh ungjilltarë, vullnetarë studentë, autorë, specialistë media dhe mbështetje financiare për të shpërndarë fjalën e shpresës dhe jetën.
  • Lutemi për listën me shtatë emra. Të lutemi të punosh fuqishëm në jetët e tyre. Lutemi sipas 1 Gjonit 5:16.

Falenderim

  • Faleminderit që i përgjigjesh lutjeve tona sipas vullnetit Tënd.
  • Faleminderit që na përdor për të ndarë me të tjerët!
  • Faleminderit që premtimet e Tua janë të vërteta dhe të besueshme.

PREMTIME PËR TË KËRKUAR NË LUTJE

  • “Sepse Fryma e Shenjtë në po atë moment do t’ju mësojë se ç’duhet të thoni”. (Luka 12:12).
  • “Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.” (Isa. 55:11).
  • “Madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje.” (1 Pjetrit 3:15).

DITA 6 – DHUNTIA E PENDESËS

 

“Përuluni pra nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që Ai t’ju lartësojë në kohën e duhur” (1 Pjet. 5:6)

G ishte një mësues i respektuar në një shkollë të vogël në luginat e Eastern Washington në SHBA. Kjo shkollë mësonte jo vetëm principet e të lexuarit, shkruarit, matematikës, dhe zanatet por gjithashtu principet e jetës së Krishterë. Studentët mësuan të japin studime Biblike, takime ungjillëzuese si dhe të drejtojnë në kisha-shtëpi duke mësuar mësimin e Shkollës së Sabatit, predikuar dhe fituar komunitetin. Z. G. ishte pjesë jetësore e arsimit.

Z.G mësonte nga libri Hapat drejt Jezusit klasën 11. Ai përdorte taktika praktike për t’ju ngulitur mësimet nxënsve të tij me thjeshtësinë e ungjillit, dhe qëllimi i tij ishte që ata të kuptonin principet e të ecurit me Jezusin çdo ditë. Jeta e tij ishte një dëshmi e fuqisë së Perëndisë, dhe theksoi tek mendjet e studentëve të vet rëndësinë për ta nisur ditën me Krishtin. “Përkushtohuni me Zotin në mëngjez; le të jetë kjo detyra e parë. Lutja juaj të jetë, ‘Më merr o Zot plotësisht për vete. I vendos gjithë planet në këmbët e Tua. Më përdor sot në shërbesën Tënde. Qëndro në mua dhe le të drejtohet e gjithë puna ime nga Ty” (Hapat drejt Jezusit, f.70).

G dha mësim jo vetëm klasat e sipërme por edhe zdrukthtarinë pë djemtë e klasës 9. Klasa ndahej në dy pjesë. Së pari, studiuan një libër; pastaj, atë që mësuan e vunë në praktikë. Një ditë gjatë klasës, Z. G po ndihmonte tre nga djemtë të ndërtonin një murr, ndërkohë tre të tjerë po luanin në një hendek. Z. G i kërkoi djemve të qëndronin larg hendekut se mund të binte dhe të vriteshin. Djemtë vazhduan të grindeshin në hendek, dhe kur vajti t’ju fliste i ra një copë e madhe në këmbë. U hodh përpjetë nga dhimbja, duke shtrënguar këmbën. Djemve ju duk qesharake. Menjëherë Z. G u mbush me inat. Nga buzët e tij shpërthyen fjalë të zjarrta. Si Moisiu, i cili humbi toruan me fëmijët e Izraelit, ai e humbi toruan me studentët e tij.

Me vrap në një zyrë atje afër, z. G i thirri Zotit, “E katranosa Zot! Nuk mund të jap më mësim!” Me qetësi, mëshira e butë dhe dhembshuria e Jezusit e ngushëlloi në zemër, duke i sjellë pendesë. “Shumë që janë vërtet të ndërgjegjshëm dhe që dëshirojnë të jetojnë për Zotin, (Satani) i drejton shpesh drejt gabimeve dhe dobësive të tyre, dhe kështu i ndan nga Krishti duke shpresuar të fitojë … Pushoni në Zotin. Ai është i aftë të ruajë atë që i është përkushtuar. Nëse e lini vendin në duart e Tij, do t’ju drejtojë të jeni më tepër se fitimtarë përmes Tij që ju do” (Hapat drejt Jezusit, f. 71, 72).

Teksa po lutej, i erdhi mendimi, “Nuk mund të rish tërë ditën në këtë zyrë, duhet të dalësh dhe t’ju thuash atyre djemve që Më ke keqprezantuar me veprimet e tua.” I përulur, u kthye tek djemtë, të cilët po qëndronin jashtë dhe fajësonin veten për shpërthimin e tij. “Nuk përfaqësova Jezusin sot, dhe më vjen keq,” kërkoi falje. Djemtë u përpoqën ta ngushëllojnë “Në regull! Të gjithëve ju ndodh. Është normale!”

Në orën tjetër z. G kishte për të dhënë mësim Biblën. Ju kishte dhënë për detyrë nxënësve të lexonin kapitullin pesë tek Hapat drejt Jezusit, “Përkushtimi” dhe të shkruanin përshtypjet e tyre. Teksa hyri në klasë nuk ndiheshe emocionalisht i pregatitur për të dhënë mësim. Studentët hynë dh zunë vendet e tyre, dhe një nga gocat vendosi detyrat e saj mbi tavolinën e tij. Z. G i hodhi një vështrim dhe sytë e tij kapën një fjali: “Shpresa juaj nuk është tek vetja; është tek Krishti” (Hapat drejt Jezusit, f. 70). Kjo fjali ishte ajo çfarë kishte nevojë të lexonte.

Vite më vonë, mori një letër nje prej atyre djemve. “E di që nuk je krenar për veprimet e tua atë ditë në orën e zdrukthtarisë,” shkruhej në letër. “Por dua ta dish që shembulli yt i përulësisë dhe sesi i regullove gjërat, duke na kërkuar falje, e preku zemrën time. Tani që jam baba, më është dashur t’ju kërkoj të falur fëmijve të mi shpesherë kur kam dështuar, dhe për shkak të shembullit tënd, më ka ndihmuar të jem një baba më i mirë.”

“Shpesherë na duhet të përulemi dhe të qajmë para këmbëve të Jezusit për shkak të dobësive dhe gabimeve tona, por nuk duhet të dekurajohemi. Edhe sikur të mposhtemi nga armiku, nuk jemi të rëzuar, as të braktisur apo refuzuar nga Zoti. Jo Krishti është në të djathtë të Zotit, dhe ndërmjetëson për ne” (Hapat drejt Jezusit, f. 64).

 

FORMATI I LUTJES

Lavdërim

  • Zot, të lavdërojmë për Avokatin tonë, Jezus Krisht i cili ndërmjetëson për ne.
  • Të lavdërojmë sepse e kthen humbjen në fitore.
  • Të lavdërojmë Zot që megjithëse biem, nuk jami të mposhtur apo të braktisur.

Rëfim

  • Zot, të lutemi të na tregosh pjesë jetës sonë që kanë nevojë për Frymën tënde të butë dhe rafinuese.
  • Na fal kur e humbim durimin me të tjerët dhe ju flasim me fjalë të ashpra.
  • Të lutem të na japësh fuqinë Tënde për të kërkuar falje kur i kemi keqtrajtuar të tjerët.

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, të kërkojmë të na japësh frymën Tënde të paqes kur konfrontohemi me iritime.
  • Lutemi për 8,208 shkolla Adventiste me pothuajse 2 milion nxënës. Le të mësojnë këto shkolla gjithmonë të vërtetat e Biblës dhe të drejtojnë të rinjtë në misionin dhe shërbesën e tyre.
  • Zot, na jep mençuri për të fituar kulturat sekulare që nuk kanë interes tek feja. Fryma Jote e Shenjtë le të rëzojë murret rreth zemrave sekulare.
  • Lutemi për grupet e pafituara në Azi, përfshi Myslimanët, Budistët dhe Hinduistët. Shumë nuk kanë dëgjuar asnjëherë për emrin e Jezusit. Na jep mençuri për të plotësuar nevojat e tyre.
  • Na beko teksa fitojmë njerëzit e kapur ngushtë nga adhurimi i shpirtrave, idhujtaria, dhe besyntitë. Na ndihmo të kuptojmë botëkuptimin e tyre dhe t’i prezantojmë tek një Shpëtimtar personal.
  • Zot, të lutemi të frymëzosh Adventistët përreth në botë të luten si kurrë më parë. Le të lutemi së bashku për shiun e fundit të Frymës së Shenjtë. Të lutemi për përmbushjen e Joel 2, Hosea 6, dhe Veprat 2.
  • Lutemi për 541 grupe njerëzish në 18 shtete të Southern Afirca-Indian Ocean Division. Të lutemi t’i drejtosh në të vërtetat biblike.
  • Na trego si të plotësojmë nevojat praktike dhe shpirtërore të refugjatëve. Le të njihet kisha jonë për dashurinë ndaj gjithë njerëzve, pavarësisht se kush janë ose nga vijnë.
  • Le të shpallim me besnikëri dhe plotësisht mesazhin e tre engjëjve të Zbulesa 14. Le të përqëndrojmë gjithë mësimet tona tek dashuria dhe drejtësia e Krishtit.
  • Gjithashtu lutemi për listen e shtatë ose më shumë personave (emrat kur munden).

Falenderim

  • Faleminderit Zot, që je i aftë të na ruash nga tundimet (Juda 24).
  • Faleminderit për pendesën, faljen dhe pajtimin.
  • Të falenderojmë për shembullin e shërbesës që na ka lënë Krishti. Të lutemi të na japësh fuqi të ndjekim rrugën e Tij.

 

PREMTIME PËR TË KËRKUAR NË LUTJE

  • “Po t’i rëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” (1 Gjonit 1:9)
  • “Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.” (1 Gjonit 2:1).

DITA 7 – LAVDIA E QËLLIMIT

 

“Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua” (Mat 25:40).

“Atë që zemrat egoiste do e konsideronin shërbesë përçmuese, t’ju shërbesh atyrë janë të humbur dhe në çdo aspek inferiorë në karakter, rang, është në fakt puna e engjëjve të pamëkat. Shpirti vetsakrifikues i Krishtit është një shpirt që përçon qiellin dhe është vet esenca e tij. Ky është shpirti që duhet të kenë ndjekësit e Krishtit, puna që do të bëjnë” (Hapat drejt Jezusit, f. 77).

“Zot, nuk mendoj se e bëj dot këtë! Ke gabuar shumë kësaj radhe! Dua të punoj për Ty, por jo këtu!” Kjo ishte thirrja ime ndaj Zotit mbasi më vendosi në një shkollë alternative për adoleshentë që duhet të plotësonin diplomat e tyre dhe të pregatiteshin për të punuar. Shumë prej këtyre ishin fëmijë pa shtëpi, viktima të abuzimit, të përfshirë me gangsterë, drogra, dhe madje prostitucion. Kisha kaluar 20 vite duke dhënë mësim në një ambient të ruajtur të një shkolle të Krishterë, dhe detyra e re më dukej e padurueshme.

Nxënësit hynë në klasë ditën e parë me duar në xhepa dhe xhinse të grisura. Telashet dolën që orën e parë teksa një djalë filloi të bërtiste duke kërcënuar dy djem të tjerë. Ja ku isha, plotësisht jashtë zonës sime të komfortit, me një zënkë gati në të nisur. U ndjeva keq. Gjuha e tyre vulgare, muzika dhe pamjet në kompjuterat e tyre më bënë të doja sërisht një ambient të mbrojtur. Nuk e kisha vendin këtu. Ndihesha si qengji në mes të ujqërve; si dishepujt në detin e trazuar, dhe thërrita, “O Zot, më shpëto!”

Kisha lexuar Jeremian si devocional dhe Zoti më solli ndërmen këto fjalë: “Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti … Ata do të luftojnë kundër teje por nuk do të të mundin sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti” (Jer. 1:8, 19).

Duke drejtuar një lutje për ndihmë, e nxisja Zotin të përmbushte fjalën e Tij dhënë Jeremias dhe të sillte qetësi në dhomë. Pastaj, me një kurajo të pazakontë, ju thashë nxënësve, “nuk e lejoj këtë lloj sjellje në këtë klasë. Secili prej jush duhet të zërë vendin dhe me qetësi të fillojë detyrat.” Imagjinoni sa u befasova kur ata u qetësuan plotësisht! Lavdërova Zotin në zemrën time, për mirësinë dhe mëshirën e Tij. Gjatë javëve në vijim, vazhdova t’i lutesha Zotit për të më nxjerrë nga ky ambient punë. Besoja se nuk e kisha vendin atje. Ai mu përgjigj në mënyrën më të pazakontë – duke më treguar konditat e zemrës sime.

Po punoja me një student në kompjuter kur më bëri një pyetje të çuditshme, “Jodi, ti vjen nga një shkollë e Krishterë, apo jo?” Kur ju përgjigja “Po,” ai më tha, “Atëherë përse je këtu me ne?” Pyetja e tij më përçoi në zemër. Zoti më impresionoi, “Nuk je ende të shërbesh në botë. Jo nëse nuk do të shkosh përtej paragjykimeve dhe frikës për të shfaqur dashurinë Time këtyre fëmijëve. Ti je këtu për të bërë ndryshimin në jetët e tyre, t’ju zbulosh karakterin tim.” Zoti kishte të drejtë! Nuk isha gati për të shërbyer sepse nuk kisha dashuri. “Them se dua të bëj një ndryshim në jetën tuaj,” iu përgjigja. Më vonë atë mbasdite më ndodhi i njëjti skenar, por kësaj radhe me një vajzë të re.

Çfarë ndryshimi mund të bëja? Filloi me gjërat e vogla si psh mëngjeze me ushqim të shëndetshëm që të mund ta fillonin ditën me një vakt të mirë. Fitova konfidencën e tyre duke dëgjuar historitë dhe duke hyrë në dhimbjen e tyre duke u bërë një mik dhe mentor.

Kur tsunami i 2004 goditi Azinë, nxënësit donin të dinin se ç’mendoja për tragjedinë. Ju thashe se tsunami ishte shenjë e ardhjes së shpejtë të Jezusit. Një nga studentët e mi, që mburrej se ishte ritur në kishë, tha, “A nuk flitet për këtë tek Zbulesa?” E ftova të lexojë një pasazh. Studentët ishin shumë të kthjellët kur ju shpjegova se Jezusi po e paralajmëronte botën që të bëhej gati. Shtova se nëse dikush donte të dinte si të pregatitej për ardhjen e Jezusit, do ja tregoja me gjithë qef. Më vonë atë ditë, një gocë erdhi në zyrën time dhe tha, “Të lutem, dua të di.” I tregova për dashurinë e Jezusit për të dhe djalin e saj dhe e drejtova që të pranonte Krishtin si Shpëtimtar. Gjatë atij viti, kisha disa mundësi për të prezantuar Jezusin tek “fëmijët e mi”

“Zoti asnjëherë nuk i drejton fëmijët e Tij nëse nuk zgjedhin që të drejtohen, nëse do të mund të shihnin fundin nga fillimi, dhe të dallonin lavdinë e qëllimit që përmbushin si bashkëpunëtorë me Të” (Confict and Courage, f. 278)

 

FORMATI I LUTJES

Lavdërim

  • Zot, të lavdërojmë që je i ndjeshëm me dhimbjen tonë.
  • Të lavdërojmë për ata që na kanë rritur në besim, duke na drejtuar në një marrëdhënie më të ngushtë me Jezusin.
  • Të lavdërojmë për besnikërinë tënde që nuk shterr.

Rëfimi dhe Kërkesë për të fituar mbi mëkatin

  • At, të lutem të na tregosh mëkatet që duhet t’i tregojmë publikisht dhe ato që duhet t’i rëfejmë privatisht. Kërkojmë fitoren tënde mbi ato mëkate.
  • Zot, na fal që kemi dyshuar në drejtimin tënd. Na fal që jemi përpjekur të gjejmë vetë zgjidhje për situatat sfiduese, kur na ke vendosur në to për një arsye.
  • Na fal kur lejojmë frikën ose paragjykimin të na pengojë për të ndarë dashurinë Tënde me të tjerët.

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, lutemi për mbrojtjen Tënde për fëmijët dhe adoleshentët e cënuar. Të kërkojmë t’i mbrosh nga ata që duan t’i shfrytëzojnë.
  • Zot, ata që kujdesen për fëmijët jetimë të kenë një zemër të dhembshur, duar të ngrohta dhe fjalë të ëmbla.
  • Lutemi për anëtarët e familjeve të fëmijëve që janë në telashe me autoritetet. Të lutemi t’ju japësh hir të veprojnë me dhembshuri.
  • Të kërkojmë të ngresh misionarë urbanë për të mbjellë kisha në 806 grupe njerëzish në 20 shtetë të Inter-European Division.
  • Të lutemi të ngresh një ushtri me punonjës për të mbjellë kisha në 948 grupe njerëzish në 38 shtete të Inter-American Division.
  • Të lutemi për sfidat e zemrës në kishën tonë dhe këdo në këtë kohë lutjeje.
  • Ngremë lart shtatë emrat që kemi shkrojtur. At, vetëm Ti e njeh situatën e miqve tanë, familjeve dhe kolegëve. Drejtoi në rrugën tënde dhe silli afër me Ty.

Falenderim

  • Faleminderit për dashurinë Tënde dhe dhembshurinë ndaj nesh.
  • At, faleminderit që gjithmonë kujdesesh për ne.
  • Faleminderit që na kupton dhe që të dhimbsen dobësitë tona.

PREMTIME PËR TË KËRKUAR NË LUTJE

  • “Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit. Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit” (Ps. 82:3, 4).
  • “Po, kështu thotë Zoti: “Edhe i burgosuri do të çohet tutje dhe preja e tiranit do të shpëtohet. Unë vetë do të luftoj me atë që lufton me ty dhe do të shpëtoj bijtë e tu.” (Isa. 49:25).
  • “Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.” (Jakobi 1:27)

DITA 8 – PËRMES LUGINËS

 

“Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.” (Ps. 34:18).

Ishim në një udhëtim dy javor në Iloilo City në Filipine, kur më thirrën në zyrën e kishës. “Zonjë ke një telefonatë nga SHBA – eja shpejt!” Zemra më rihte teksa vrapova për tek zyra dhe ngrita telefonin. Pa frymë, thashë, “Alo?” Nga ana tjetër dëgjova një zë të përlotur, “Jodi, Danny vdiq!” I rashë gjoksit me mosbesim. “Si? Ç’ndodhi?” e pyeta.

Vëllai im më i vogël, Frank, më solli lajmin se vëllai ynë më i madh, Danny, një alkolist u gjet me një shiringë në krah në një motel. Ai kishte marrë mbidozë në në kokteil vdekjeprurës heroine i përzier me alkol. E tronditur, mbylla telefonin dhe rashë duke qarë në krahët e tim shoqi. Isha shumë larg nga shtëpia për t’i shkuar pranë familjes dhe më duhej të prisja një javë tjetër derisa udhëtimi ynë misionar të mbaronte.

Gjatë fluturimit të gjatë për në shtëpi, më vinin kujtimet nga fëmijëria. Më kujtoheshin momente të veçanta kur luaja me vëllain. Kujtova sesa më mbronte. Mendova për jetën e Danny dhe zgjedhjet që kishte bërë. Më dhimbte zemra për të që nuk pati një jetë më të mirë, që të njihte Zotin dhe të gjente paqe.

Danny gjithmonë e kishte të lehtë të zinte miqësi. Dukej se ishte i njohur. Por kur hyri në shkollë të mesme, miqtë e tij ishin ata me të cilët bënte parti, pinte alkol dhe provonte drogërat. Derisa Dani u bë i alkolizuar dhe drogmen dhe përfundoi nëpër burgje dhe qendra detoksifikimi. Së fundmi, një avokat i caktuar nga gjyqi e paralajmëroi se nëse nuk do të largohej nga qyteti dhe miqtë e tij, mund të përfundonte në burg. Kështu që Danny erdhi të jetojë me mua dhe tim shoq për një farë kohe.

Kur ishte në shtëpi, Danny tregoi interes në gjërat shpirtërore. Mori pjesë në adhurimin e familjes dhe madje u regjistrua në kurset Biblike me korespondencë. Dinte të gjithë përgjigjet e duhura dhe i plotësoi mësimet në një kohë rekord. Jeta po i merrte një kurs tjetër, dhe duke besuar se është stabël u kthye në shtëpi. Sa shumë i është thyer Zotit zemra të shikonte atë që e kishte shlyer me një çmim të madh në atë gjëndje të degraduar dhe skllav të veseve. “Dashuria hyjnore rrjedh lotë ankthi mbi njerëzit që i ka krijuar në imazhin e Krijuesit të tyre të cilin e refuzojnë.” (The Spirit of Prophecy, vol. 3, f. 13).

Më vinte keq për Danny. Kur shihja sfidat që kishte me vartësinë ishte shkatëruese për familjen tonë. Shpesh herë përfitonte nga prindërit tanë. Vidhte nga ata që të mund të vazhdonte vartësinë dhe pastaj gënjente për tu mbuluar. Ata nuk mund ta lejonin që të vazhdonte të jetonte në shtëpi, kështu që u bë endacak. Sa shumë ju thye zemra nënës sime kur mendonte se djali i saj flinte nëpër rrugë gjatë dimrit, ushqeheshe nëpër streha nëse kishte ndonjë gjë për të ngrënë duke u endur për të gjetur drogë. Ajo i dha shumë “shanse të dyta” por asnjëherë nuk ndryshoi. Vdiq i vetmuar. Jam kaq e lodhur me këtë botë dhe manipulimet e Satanit me ata që janë të dobët pa Krishtin. Asnjëherë nuk ishte plani i Zotit që njerëzimi të kalonte vuajtje dhe vetmi, të skllavëruar nga Satani.

Shpesh mendoja se nëse Danny do të kishte besuar që Zoti e donte. Mendoja çfarë i kishte shkuar në mendje ato momente të fundit. A e thirri Zotin? A do të jetë i shpëtuar? Asnjëherë nuk do e di përgjigjen në këtë jetë, por jam konfident se Ati ynë Qiellor e kishte vënë dorën e Tij mbi Danny që kur kishte lindur. E di se dashuria e Zotit ishte gjithmonë me të, duke e tërhequr gjithmonë me dashuri dhe duke i ofruar shpëtimin.

 

FORMATI I LUTJES

Lavdërim

  • Zot, të lavdërojmë për dhuratën e Jezusit, i cili vdiq për të na shpenguar ne dhe të afërmit tanë.
  • Zot, të lavdërojmë që na dëgjon kur të flasim dhe që përgjigja jote është sipas vullnetit Tënd.
  • Të lavdërojmë për fuqinë jetë-ndryshuese.

Rëfimi dhe Fitore mbi Mëkatin

  • At, të lutemi të na tregosh mëkatet që duhet t’i rëfejmë privatisht. Kërkojmë fitoren Tënde mbi to.
  • Na fal për rastet kur nuk kemi dashur të ndjekim vullnetin Tënd të shkrojtur në Fjalën Tënde.
  • Faleminderit që na fal sipas 1 Gjonit 1:9.

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • At, ndërmjetësojmë për ata që mund të jenë viktima të rrethanave ose të kontrolluar nga vartësitë. Të lutemi thyeji zinxhirët që i mbajnë lidhur! Le t’i fitojmë sërisht me dashuri dhe përkujdesje.
  • Zot, të lutem na jep kuptim, zemra të dhembshura për pjesëtarët e familjes që kanë përfituar nga ne. Ndihmoji të shohin dashurinë Tënde përmes veprave tona.
  • Të lutem na mëso si të shpallim besimet themelore të kishës sonë me qartësi, kreativitet dhe autencitet biblik. Dashuria e Jezusit le të jetë në thelb të çdogjëje që besojmë.
  • Të kërkojmë të pregatitësh të rinj për të mbjellë kisha në 789 grupe njerëzish në 9 shtete të North American Division.
  • Të kërkojmë të pregatitësh vullnetarë të shërbejnë to grupeve në Zonën e Israelit.
  • Të kërkojmë të ngresh misionarë mjeksorë për të mbjellë kisha mes 830 grupe njerëzish në 11 shtete të East-Central Africa Division.
  • Të kërkojmë të ngresh luftëtarë lutjeje të ndërmjetësojnë për 2,568 grupe njerëzish në 4 shtete të Southern Asia Division. Veçanërisht kujtojmë Hope TV India dhe Asian Aid School për të verbërit.
  • Lutemi për punën e shtëpisë botuese në Southern Asia-Pacific Division.
  • Lutemi që të veprosh siç ke premtuar në Psalmi 32:8, duke na drejtuar në Sfidën e Dhjetë Ditë Lutje.
  • Faleminderit, At, që ke dërguar Frymën e Shenjtë për të konvertuar shtatë personat në listën tonë të lutjes.

Falenderim

  • Zot, faleminderit që Satani nuk ka pushtet mbi ne.
  • Faleminderit që siguron një mënyrë për tu larguar nga tundimet që të mos biem në to (1 Kor. 10:13).
  • Faleminderit që jemi vërtet të lirë kur na çliron. (Gjoni 8:36).
  • Faleminderit në avancë që i përgjigjesh lutjeve tona.

 

PREMTIME PËR TË KËRKUAR NË LUTJE

  • “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.” (Fil. 4:19)
  • “Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.” (Ps. 147:3)
  • “Unë i them Zotit: ‘Ti je Streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj’. Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.” (Ps. 91:2, 3).
  • “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” (2 Kor. 5:17).

DITA 9 – NJË FORCË MË E MADHE SE DYSHIMI

 

“Sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.” (2 Tim. 1:12)

“Testi ka dalë pozitiv; je shtatzënë!” Mezi prisja ta ndaja lajmin e mirë me tim shoq. Goca jonë ishte thuajse 2 vjeç, dhe kjo shtatzani do ishte në kohën e duhur për fëmijët. Gëzimi ynë u kthye në trishtim, jo njëherë por dy. Më vonë në të njëjtën ditë përjetova dhimbje në pjesën e poshtme dhe përfundova në spital. Analizat treguan dyshimet që kishte mjeku – një shtatzani ectopike. Një nga tubat e mi fallopian ishte shkëputur, duke shkaktuar hemoragji të rezikshme përbrenda. Kirurgjia e regulloi dëmin e shkaktuar por jo zemrën time të zhgënjyer.

Mbas shumë vitesh me përpjekje të kota, doktori më tha se ishte e pamundur për shkak të indeve të dëmtuara nga hemoragjia. Isha e vendosur që t’i tregoja se mundet. Në zemrën time thashë, “I shërbej një Perëndie të madh; Ai bëri mrekulli me Sarën, duke e lejuar që të ngelet shtatzënë kundër çdo mundësie, dhe Ai është i aftë të bëjë mrekulli edhe tek unë.” E vendosa gjithë besimin në duart e Perëndisë, dhe nuk zgjati shumë para se të ngelesha sërisht shtatzënë. Zoti ju përgjigj lutjes sime! Ishim shumë entuziastë. Besimi ynë në premtimet e Zotit dhe dashuria për të u rrit.

Im shoq dhe unë po ecnim përgjatë një lumi të qetë një mbasdite Sabati kur ndjeva një dhimbje të ngjashme në anë. E kisha ndjerë këtë edhe më parë por e kisha injoruar. Më vonë atë mbrëmje dhimbja u shtua dhe sërisht përfundova në spita. Analizat treguan frikën që kisha – ishte një shtatzani tjetër jashtë mitre, dhe kisha nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Çfarë ndodh kur një i Krishterë e vendos gjithë besimin e vet në premtimet e Zotit dhe zhgënjehet? Ku është e mira që përmendet tek Romakët 8:28? Më mbuluan retë e dyshimit. Pyesja veten, Pse, Zot? Nuk e kuptoj! Përse ju përgjigje lutjes sime, dhe pastaj ma more? Përse më turpërove?

Isha shtrirë në krevatin e spitalit shumë e dekurajuar. Kisha dhimbje fizike dhe isha emocionalisht e shkatëruar. Nuk doja të takoja askënd! Infermierja më siguroi se uji i ngrohtë do më bënte të ndihesha më mirë dhe më shoqëroi në dush. Lotët më ridhnin nga faqet. Mendova se duhet të lutesha por nuk mundesha. Ndihesha plotësisht e braktisur nga Zoti. Avulli i dushit ishte si retë e errëta të një stuhie. Djalli ishte tamam në kohë për të sygjeruar se “kështu i shpërblen Zoti ata që vendosin besimin tek Ai? Kështu e tregon dashurinë e Tij?”

Por Zoti nuk më kishte braktisur. Më kujtoheshin këto fjalë: “Zoti më do.” Nuk isha e sigurt nëse mundja – apo madje doja. Por sërisht mu kujtuan me një intensitet më të madh, kështu që thashë, “Zoti më do”. E përsërita të njëjtën frazë tre herë, çdo rast duke theksuar fjalën tjetër. “ZOTI më do” “Zoti më DO”, “Zoti MË do” Me thënien e tretë errësira u largua! U ktheva në shtrat plotësisht e këputur dhe doja të qëndroja vetëm.

Kur çaplain i spitalit erdhi në dhomën time dhe pa skedën time më pyeti, “Znj. Genson?” Kur u përgjigja, erdhi në anën time dhe më kapi dorën, duke thënë, “Është e vështirë të humbësh një foshnjë, apo jo?” Mu kthyen sërisht retë! Që të mos shpërtheja në lot në prezencën e saj, e mbulova kokën me batanije dhe thashë me zë të lartë, “Zoti më do! E di se kujt i kam besuar! Ja kam dhënë jetën time Krishtit, dhe atë që Ai vendos me mua është në rregull, sepse jeta ime është në Krishtin.” Me këtë retë u larguan sërisht.

Këto fjalë që Jezusi i foli Pjetrit sollën ngushëllim më vonë në zemrën time. “Atë që po bëj ti tani nuk e kupton por do e kuptosh mbas kësaj.” (Gjoni 13:7). Luftoja me Zotin për shkak tu humbjes sime. Nuk e kuptoja përse kishte ndodhur, veçanërisht kur kisha treguar besim. Më duheshin dhjetë vjet të kuptoja se Zoti donte që unë të përjetoja atë besim që shkon përtej reve tek ajo që nuk shihet, që hiri i Tij bëhet i përsosur në dobësinë tonë. U luta për një mrekulli dhe Zoti më dha një. Por mësova se mrekullia e vërtetë ishte që forca e Zoti ishte më e madhe se dyshimi im dhe se ai mund të më ruante gjatë çdo vështirësie. Ashtu si Jobi, mund të them, “Edhe sikur të më vrasë, do besoj tek Ai” “Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.” (Job 13:15; 23:10).

“Zoti na jep mësime besimi. Ai na mëson ku të kërkojmë ndihmë dhe forcë në kohë nevoje. Kështu përfitojmë njohuri në praktikë të vullnetit të Tij hyjnor, për të cilin kemi kaq shumë nevojë në eksperiencën e jetës sonë. Besimi forcohet në konflikte dhe dyshime dhe frikë” (Testimonies, vol. 4, f. 116, 117). “Në jetën e ardhme misteret që na kanë mërzitur dhe zhgënjyer do të dalin në dritë. Do të shohim se lutjet tona në dukje pa përgjigje dhe shpresat e zhgënjyera kanë qënë bekimet tona më të mëdha.” (The Ministry of Healing, f. 474).

 

FORMATI I LUTJES

Lavdërime

  • Zot, të lavdërojmë që je Ati i gjithë dhembshurisë, Zoti i gjithë ngushëllimit (2 Kor. 1:3-7).
  • Të lavdërojmë që ke shëruar zemrat tona të thyera dhe ke lidhur plagët tona.
  • Të lavdërojmë që na ke lejuar të vendosim barën tonë tek Ty. Do të na mbash në orën e vuajtjes, mbasi vet ke përjetuar vuajtje.

Rëfim dhe fitore mbi mëkatin

  • Kërkojmë Frymën Tënde të Shenjtë që të na tregojë ndonjë mëkat që na ndan nga Ty.
  • Na fal, At, kur dyshimet tona na errësojnë aftësinë për të besuar tek Ty.
  • Faleminderit për faljen që ofron kaq mrekullueshëm.

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, lutemi për mençuri dhe hir për të pranuar zhgënjimet, duke ditur se na do dhe do i kthesh të gjitha për mirë, megjithëse mund të mos i kuptojmë tani.
  • Kërkojmë që besimi ynë të forcohet teksa përballemi me dyshim dhe frikë.
  • Të lutemi që familjet tona të zbulojnë dashurinë Tënde në shtëpitë tona dhe në komunitetin tonë. Të kërkojmë që të sjellësh harmoni në shtëpitë, të shërosh marrëdhëniet e thyera, të mbrosh të dobëtin nga abuzimi dhe të zbulosh fuqinë tënde shenjtëruese në situata të pashpresa në dukje.
  • Anëtarët e kishës sonë, pastorët dhe drejtuesit përreth në botë të ushqehen me Fjalën e Perëndisë çdo ditë. Le të të kërkojmë çdo ditë në lutje. Na kujto që pa Ty nuk mund të bëjmë gjë.
  • Të lutemi të ngresh infermierë dhe doktorë që të mbjellin kisha të reja mes 1,978 grupe njerëzish në 22 shtete në West-Central Africa Division.
  • Lutemi për 49 milion njerëz në 19 qytetet më pak të arritura në Trans-European Division.
  • Lutemi për shtatë persona në listën tonë të lutjes. Jepu një zemër që të të njohin siç thotë Fjala jote në Jeremia 24:7.

Falenderim

  • At, faleminderit që për shkak se Krishti ndërmjetëson për ne, kemi shpresë dhe një të ardhme.
  • Faleminderit që na ngushëllon në gjithë shqetësimet tona, që pastaj të mund të ngushëllojmë të tjerët.
  • Faleminderit, Zot, që fuqia Jote përsoset në dobësitë tona.

 

PREMTIME PËR TË KËRKUAR NË LUTJE

  • “Ejani tek Unë ju të gjithë që jeni të lodhur dhe rënduar, dhe Unë do t’ju jap çlodhje” (Mat. 11:28).
  • “Mos kini frikë, sepse jam me ju; mos e humbisni sepse jam Perëndia juaj. Do t’ju forcoj, po, do t’ju ndihmoj, do ju mbaj me dorën Time të djathtë të drejtësisë” (Isa. 41:10).
  • “Hidhni gjithë shqetësimet tuaja mbi Zotin, dhe Ai do t’ju mbajë; Nuk do të lejojë që i drejti të bjerë” (Ps. 55:22).

DITA 10 – HIQINI GJËMBAT

 

“Vëllezër sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndsë në Krishtin Jezus.” (Fil. 3:13, 14).

Vëllai im më i madh dhe unë u braktisëm nga babai ynë. Meqënëse la nënën tonë kur ishim shumë të vegjël, nuk e takuam asnjëherë. Dinim vetëm se ishte marinar, i gjatë dhe i pashëm me flokë të kuqe dhe fliste më një theks jugor. Gjithë përpjekjet për ta gjetur dështonin, kështu që hoqëm dorë. U rrita duke menduar përse ai nuk na deshte, gjë e cila na la shenjë në zemër.

Isha i hutuar. Me tallnin në shkollë. Flokët i kisha të shkurtra dhe të qethura shkallë shkallë rreth fytyrës simë të zbehur. Sytë e mi nuk kishin shkëlqimin që duhet të karakterizojë një tetëvjeçar tipik. Shpesh isha subjekt i talljeve dhe ngacmimeve.

Meqënëse shpesh luaja i vetëm, pushimi ishte koha ime më pak e preferuar, dhe ora e fiskulturës edhe më keq. Luanim kickball, gjithashtu baseball të cilin e urreja. Loja përfshinte të gjuaje një top dhe të rendje rreth bazës. Teksa fëmijët u reshtuan, kapitenët zgjedhin skuadrat e tyre. Unë zgjidhesha gjithmonë i fundit. Skuadrat zinin pozicionet e tyre, ndërsa unë dërgohesha në cepin më të largët të fushës mbasi nuk isha i mirë në këtë lojë. Pastaj skuadra ime fillonte të bërtiste, “Kthehu! Radha e Timmit!” Timmy gjithmonë e godiste topin goxha fort. Unë rija me duart e kryqëzuara. Papritur dëgjova thirrjet, “Dumb DeWeese! Topi po vjen drejt teje! Kape!” Duke parë lart, pashë që topi ishte drejt meje. Zgjata krahët e mi dhe e kapa! Me mosbesim fëmijët e tjerë shpërthyen në lavde, “Jehh! Dumb DeWeese kapi topin!” Për një moment të shkurtër isha hero, i lavdëruar nga të gjithë shokët e klasës, por kjo zgjati pak. Gjërat u kthyen si më parë kur erdhi radha ime për të gjuajtur topin, që bëri që skuadra ime të humbiste.

Ngela me pasiguri dhe vet-vlerësim të ulët gjatë adoleshencës dhe rinisë. Ngjarjet nga fëmijëria e hershme mund të ndikojmë në atë që bëhemi, por nuk kemi përse të qëndrojmë kështu. Kisha çdo të drejtë të hidhërohesha dhe të inatosesha; në fund të fundit, isha mohuar nga babai im, pa shokë dhe të tjerët përfitonin kollaj për shkak isha i etur të pranohesha. Sa më shumë e mendoja aq më shumë bëhej realitet. Mblodha një buqetë me gjëmba. Por duke kujtuar eksperiencat e së kaluarës, sado e hidhur të ketë qënë, bëhet tepër e rëndë për tu mbajtur dhe mund të ndikojë në fund tek shëndeti ynë. Ne bëhemi skllevër të ndjenjave tona.

Lexova këtë kohët e fundit nga Ellen White:

“Shumë, që ecin në rrugët e jetës, qëndrojnë mbi gabimet e tyre dhe dështimet dhe zhgënjimet dhe zemrat e tyre mbushen me hidhërim dhe dekurajim. Kur isha në Evropë një motër e cila e kishte bërë këtë gjë, dhe që ishte thellësisht e trishtuar më shkroi, duke më kërkuar fjalë inkurajimi. Natën mbasi kisha lexuar letrën e saj pashë në ëndërr se isha në një kopësht, dhe dikush që dukej se ishte pronari i kopshtit me shoqëronte në të. Unë mblidhja lulet dhe shijoja ambientin, kur kjo motër, që kishte ecur krahas meje më tërhoqi vëmendjen tek disa bimë të pazakonta që i kishin dalë në rrugë. Atje qante dhe vajtonte. Ajo nuk po ecte në rrugë, duke ndjekur udhëzimet, por po ecte mes ferave. ‘Oh’, vajtonte, ‘sa gjynah që ky kopësht i bukur është prishur nga ferat?’ Pastaj udhërëfyesi tha, ‘Leri gjëmbat mënjanë, mbasi vetëm mund të të lëndojnë. Mblidh trëndafilat, zambakët, dhe lulet. A nuk ka patur momente të ndritura në eksperiencën tënde? … Kur hedh shikimin mbrapa në kapitujt e jetës tënde a nuk gjen disa faqe të kënaqshme? A nuk janë premtimet e Zotit si lulet erëmira që rriten përgjatë rrugës? A nuk do e lesh bukurinë dhe ëmbëlsinë e tyre të mbushin zemrën tënde me gëzim? … Nuk është e mençur të mbledhësh gjithë koleksionet e pakëndshme të jetës së kaluar, – janë ligësitë dhe zhgënjimet, – të flasësh për to dhe të vajtosh derisa të të mposhtë trishtimi dhe dekurajimi. Një frymë e dekurajuar mbushet nga errësira, duke mbytur dritën e Zotit dhe duke hedhur hije në rrugë” (Hapat drejt Jezusit, f. 116, 117).

Zgjodha t’i hiqja gjëmbat dhe të mblidhja trëndafilat. Kur Krishti erdhi në jetën time, zbulova kush isha në Të! Dikur isha një gocë e vogël e që mendonte se nuk mund të bënte gjë drejt – por u bëra fëmij e Perëndisë, një princesë mbretërore e Mbretit të mbretërve (1 Pjet. 2:9). Nuk jam më pa baba, sepse Ai u bë Ati im (Ps. 27:10; Gjoni 16:27). Nuk jam më e refuzuar dhe pa miq, sepse Ati im në qiell më quan mikeshë (Gjoni 15:15). E di që kam vlerë të madhe, sepse Ai ka dhënë jetën e Tij për mua (Gjoni 3:16). Çfarë arsye për të festuar!

 

FORMATI I LUTJES

Lavdërim

  • Zot, të lavdërojmë për fuqinë Tënde transformuese!
  • Të lavdërojmë që na quan miqtë e Tu (Gjoni 15:15).
  • Të lavdërojmë që na zgjedh të jemi fëmijët e Tu.

Rëfimi dhe fitore mbi mëkatin

  • Zot, kërkojmë fitoren Tënde mbi mëkatet në jetën tonë.
  • Na fal që kemi zgjedhur të qëndrojmë mbi “gjëmbat” e së kaluarës dhe që kemi lejuar ato eksperienca të na dekurajojnë. Faleminderit që nëse i rëfejmë mëkatet tona, Ti je besnik dhe i drejtë të na falësh dhe të na pastrosh (1 Gjonit 1:9).

Kërkesa dhe Ndërmjetësim

  • Zot, ngremë lart drejtuesit e kishës sonë në botë. Të lutemi t’ju japësh mençuri teksa marrin vendime të rëndësishme dhe drejtojnë popullin Tënd.
  • Kërkojmë hirin Tënd për të falur ata që na kanë lënduar. Zot, të lutemi të sjellësh shërim dhe restaurim në familje.
  • Zot, le të jetë secili prej nesh një mik për ata që s’kanë miq, duke zbuluar dashurinë e Zotit atyre që kanë nevojë për afeksion.
  • Lutemi për fëmijët tanë. Të lutemi t’i forcosh që të qëndrojnë të vendosur për ty kur hasin në vështirësi dhe trysni. Ndihmoji të marrin vendime të mençura dhe të qëndrojnë për të vërtetën (Isa 44:3, 4).
  • Na mëso të ndjekim shembullin e Krishtit duke përmbushur nevojat e përditshme të njerëzve përreth nesh. Na pajis që të shërbejmë si misionarë mjeksorë, vullnetarë në komunitet dhe miq me nevojtarët.
  • Zot, le të përfshijë kishën Tënde një perëndishmëri në ditët e fundit. Le të qëndrojmë për të vërtetën edhe sikur të bjerë qielli.
  • Zot, na trego si të ndajmë ungjillin me grupet myslimane. Lutemi që ata të dëgjojnë dhe t’i përgjigjen ofertës tënde të hirit.
  • Lutemi për farën e së vërtetës të mbjellë në Japoni gjatë vitit të fundit në Total Member Involvment. Të lutemi të dërgosh punëtorë që të punojnë dhe të luten për Japoninë.
  • Lutemi për shtatë emrat në listën tonë. Të lutemi t’i tregosh çdo personi sa shumë i do Jezusi.

Falenderim

  • Zot, faleminderit për premtimet e Tua: “Ai që ka filluar një punë të mirë në ju do e çojë deri në fund në ditën e Jezu Krishtit” (Fil 1:6)
  • Faleminderit, Zot, që na mbush me gëzim dhe paqe.
  • Faleminderit që tashmë punon në zemrat e njerëzve për të cilët po lutemi.

 

PREMTIME PËR TË KËRKUAR NË LUTJE

  • “Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte” (Ps. 27:10).
  • “Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Rom. 8:31).
  • “A mundt një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj.” (Isa 49:15).