17/03/2018

Dita Globale Rinore – 2018

Kishat e Tiranes Qender dhe Lindje Edhe kete vit kishat e Tiranes Qender dhe Tiranes Lindje u perfshine ne menyre aktive ne Diten Boterore te Rinise Adventiste. Ne ndryshim nga viti i meparshem, ku te gjithe te rinjte e kishave adventiste te Shqiperise u mblodhen sebashku ne qytetin e Korces per te qene “predikimi i vertete” ne menyre praktike, kete vit ata u angazhuan kryesisht duke u ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje te komuniteteve lokale. Grupi i te rinjve te kishes Tirane-Qender vizituan nje azil per moshat e treta me nevoja specifike duke i ofruar atyre disa momente ngrohtesie dhe perkujdesjeje. Keta te moshuar jetojne te vetem, te braktisur nga femijet e tyre dhe jane te destinuar te jetojne pjesen e mbetur te jetes ne kete qender, ku miqte e tyre me te ngushte jane kafshet shtepiake, nje radio e vjeter apo nje liber. Te rinjte dhuruan disa dhurata […]
18/02/2017

Festival Besimi – 2017

Kisha Adventiste ne Shqiperi zhvilloi kete te shtune ne date 18 Shkurt, festivalet e para te besimit rajonale per vitin 2017. Rreth 150 pjesemarres besimtare nga Shqiperia, motra dhe vellezer nga rajone te ndryshme te vendit u mblodhen sebashku per te adhuruar Zotin ne kete dite Sabati. Rajoni i Tiranes dhe Elbasanit u mblodhen ne ambjentet e Kishes Tirane-Qender ku programi kishte ne fokus dashurine. Femijet e kishave te Tirane-Lindje, Tirane-Qender dhe Elbasanit kishin pergatitur krafte te ndryshme dhe zarfa ne te cilat shkruanin dedikimet dhe kuptimet e tyre mbi dashurine e Perendise. I ftuar special ne kete program ishte Jovan Radovanov, nga departamenti Finances ne Unionin Adriatik te Kishes Adventiste, i cili ndau edhe nje mesazh me ta nga ungjilli i Lukes. Si thelb te mesazhit te tij ai theksoi se te jesh i Krishtere do te thote te duash veten dhe Perendine tend me gjithe mendje dhe zemer, […]