Blerina Hasani

12/06/2016

FESTIVALI I TALENTEVE PER FEMIJE, Edicioni i IV

    Lërini fëmijët të vijnë tek unë… Rreth 100 fëmijë Adventistë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Kishën e Durrësit për të lavdëruar Zotin me talentet që ai ju ka dhuruar. “Lërini fëmijët të vijnë tek unë, e tyre është Mbretëria e Perëndisë”… Kjo ishte kryefjala e Festivalit të IV të talenteve për fëmijë, të Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë në Shqipëri, mbajtur sot në datën 11 qershor në Kishën e Durrësit. Departamentet e fëmijëve të Kishave Adventiste Korcë, Pogradec, Elbasan, Tiranë qendër, Tiranë lindje, Fushë Krujë, Durrës kishin përgatitur një program adhurimi tepër të larmishëm me pjesë teatrale, pjesë instrumentale, këngë, poezi, lojëra për sabatin e sotëm, duke krijuar një ambient të ngrohtë plot gjallëri. Përvec adhurimit të përgatitur nga vetë fëmijët, patëm kënaqësinë dhe privilegjin të kishim të dëgjonim fjalën e Zotit nga e ftuara speciale Klaire Sanches, Drejtuese e programit Messy Church dhe Alester…. Drjetuesi i Departamentit të të rinjve për Divizionin Transeuropian, të […]