Trifjol Ngjela

16/11/2017

Inaugurimi i kishes Tirana-Qender

Ora 11:00 e datës 11 Nëntor 2017 nuk ishte një e shtunë e zakonshme për Kishën Adventiste Tiranë-Qendër. Ajo shënoi hapjen e një kapitulli të ri në historinë e saj me inaugurimin e ambjentit të ri, kishën e re në kryeqytetin Shqiptar prej gati 1 milion banorësh. Kisha e re, e ndodhur në qendër të kryeqytetit , ishte një dhuratë e shumëpritur për besimtarët e e kësaj bashkësie, pas vitesh të tëra pritjeje dhe lutjesh për të patur ambjentin e tyre, shtëpinë e lutjes dhe adhurimit. Më në fund realizohet një ëndërr e madhe falë bujarisë së motrave dhe vëllezërve adventist nga e gjithë bota, të cilët me ofertat dhe dhuratat e tyre të sabatit të 13-të bënë të mundur blerjen e këtij ambjenti. Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë ditë ishtë edhe kremtimi i 25 vjetorit të themelimit të kishës Adventistë Tiranë-Qendër, duke e kthyer këtë […]
02/06/2017

Festival Besimi Korce 2017

Sabatin e 27 Majit gjithë kishat Adventiste në Shqipëri u mblodhën së bashku për të adhuruar Zotin në një festival besimi në kishën e Korçës. Adhurimi nisi në orën 11 AM me mikpritjen karakteristike të kishës lokale. Grupi i saj i adhurimit nën tingujt e kitarës bashkoi zërin me besimtarët nga gjithë kishat prezente për të lavdëruar dhe adhuruar Perëndinë. Presidenti i Misionit Shqiptar, pastor Leo Espana prezantoi te ftuarit nga Kroacia, presidentin e Unionit Adriatik, pastor Drago Mojzes si dhe thesarmbajtësin e Unionit, Nebojsa Milovanovic i cili kësaj rradhe kishte ardhur se bashku me bashkëshorten e tij, Nevenka Milovanovic. Pastor Drago përshëndeti bashkësinë dhe prezantoi temën e ditës e cila titullohej “Fortesa e së Vërtetës”. Pastor Drago inkurajoi besimtarët duke theksuar se Zoti ka ngritur kishën e Tij në të cilën të vërtetat e Fjalës së Tij të ruhen fort dhe të pandryshueshme. Mbas një lutje nga vëlla Laert […]
02/06/2017

Panairi i Librit ne Fier 2017

19/03/2017

Dita Botërore Rinore – Mars 2017

Kisha Adventiste në Shqipëri i është bashkuar nismës “Global Youth Day” (dita botërore rinore) të kishës Adventiste në mbarë botën që në fillimet e saj. Kjo ka qënë një mundësi shumë e mirë që të rrinjtë e kishës Adventiste në Shqipëri të përdorin dhuntitë dhe entuziazmin e tyre rinor në shërbim të komunitetit. Ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë, në 18 Mars 2017 grupe të rinjsh nga kisha Adventiste në Shqipëri u mblodhën të gjithë në qytetin e Korçës për të adhuruar dhe shërbyer së bashku. Pastori lokal i kishës së Korçës, Pr. Sergio Borges, njëkohësisht dhe drejtuesi aktual i Departamentit të të Rinjve mirëpriti rreth 70 të rrinj nga kishat tona në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec dhe Korçë, për të adhuruar Zotin gjatë programit të paradites. Në këtë program ishte i ftuar edhe drejtuesi i Departamentit të të Rrinjve në Unionin Adriatik, pr. Bobo Marceta […]
27/03/2016

Festival Besimi Rajonal – Tirana

Të Shtunë në 26 Mars kishat në Tirana Lindje, Tirana Qender, Elbasan, Fushë Krujë dhe Fier u mblodhën së bashku për të adhuruar Zotin në një festival rajonal besimi. Takim u mbajt në Tiranë dhe të ftuar të veçantë ishin pr. Lamar dhe Felicia Philips të cilët kanë shërbyer më përpara si drejtor i ADRA-s dhe pastor i kishës Tirana Lindje. Ata ishin rikthyer sërisht në Shqipëri për dy javë pushime duke vizituar vendin ku kishin shërbyer për shumë vite si misionarë. Tashmë janë pensionistë dhe jetojnë me familjen e tyre në SHBA. Ky ishte nje eveniment për tu inkurajuar me prezencën e njëri tjetrit në adhurim ndaj Zotit, studimin e Shkollës së Sabatit dhe ndarjen e fjalës së Zotit. Predikimi u mbajt nga Felicia Philips e cila predikoi për dashurinë sakrifikuese të Jezus Krishtit, gjë që përkonte gjithashtu me atmosferën festive të Pashkëve katolike.