19/03/2017

Dita Botërore Rinore – Mars 2017

Kisha Adventiste në Shqipëri i është bashkuar nismës “Global Youth Day” (dita botërore rinore) të kishës Adventiste në mbarë botën që në fillimet e saj. Kjo ka qënë një mundësi shumë e mirë që të rrinjtë e kishës Adventiste në Shqipëri të përdorin dhuntitë dhe entuziazmin e tyre rinor në shërbim të komunitetit. Ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë, në 18 Mars 2017 grupe të rinjsh nga kisha Adventiste në Shqipëri u mblodhën të gjithë në qytetin e Korçës për të adhuruar dhe shërbyer së bashku. Pastori lokal i kishës së Korçës, Pr. Sergio Borges, njëkohësisht dhe drejtuesi aktual i Departamentit të të Rinjve mirëpriti rreth 70 të rrinj nga kishat tona në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec dhe Korçë, për të adhuruar Zotin gjatë programit të paradites. Në këtë program ishte i ftuar edhe drejtuesi i Departamentit të të Rrinjve në Unionin Adriatik, pr. Bobo Marceta […]