Uncategorized

15/04/2019

Kisha strehuese e gjeneratave (iCOR)

Konferenca Rinore : “Kisha strehuese e gjeneratave”   Departamenti i Rinisë së Kishës Adventiste të Shqipërisë me mbështetjen e Divizionit Trans-Europian të Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë organizuan në datat 12-14 Prill një konference me fokus Rininë. Tema e konferencës, ishte “Kisha strehuese e gjeneratave” – në Anglisht “Intergenerational Church of Refuge” (iCOR). Qëllimi i kësaj iniciative ishte të promovonte një Kishë me fokus e orientuar nga vlerat, e cila do të synoje të krijojë një ambjent ku të gjithë të jenë të pranuar, të mirëseardhur dhe të vlerësuar, pavarësisht se kush janë , nga vijnë, apo cfarë përfaqesojnë. Kjo bëhet gjithnjë e më shumë esenciale për faktin se sipas statistikave të rinjtë që largohen nga kisha, zënë peshën më të madhe të largimeve dhe kjo jo për arsye doktrinale, më shumë sesa për arsye të mungesës së vlerave themelore që i bejnë ata të mikpritur në bashkësinë e […]
20/03/2019

Familja në Fokus

25-27 Shkurt 2019   Ky ishte viti i dytë rradhazi që Kisha Adventsite në Shqipëri në bashkëpunim me departamentin e Familjes së Divizionit Trans-Evropian të Kishës Adventiste, zhvillojnë  seminaret me fokus fëmijët dhe familjen. Këto takime u drejtuan nga znj.Karen Holford (drejtoresha e departamentit të Familjes në Divizionin Trans-Evropian të Kishës Adventiste). Një rëndësi e veçantë iu dha edhe Kopshtit Adventist, i cili u hap për herë të parë në Shqipëri në Shtator 2018 dhe sot numëron rreth 16 fëmijë të rrëgjistruar. Znj.Holford zhvilloi dy seanca seminaresh me fokus trajnimin, jo vetëm të stafit të edukatoreve të kopshtit, por edhe prindërve, të cilët shfaqën një interes maksimal për të marrë pjesë në këto takime. Theksi kryesor ishte edukimi dhe prindërimi me vlerat kristiane të fëmijëve duke marrë parasysh nevojat jo vetëm fizike, por edhe ato shpirtërore dhe emocionale të tyre, elemetët më të rëndësishmë për të patur nesër njerëz me […]
19/03/2019

Udhëheqësia Transformuese

5-9 Mars 2019   Kisha Adventiste në Shqiperi kishte kënaqesine të ftonte Pastor Juljan Kastratin për të drejtuar një cikël seminaresh kreativ katër ditor, në fushën e Udhëheqësisë, apo siç njihet botërisht “Leadership”-it. Seminaret trajnuese kishin si synim forcimin e ekipit pastoral të Misionit Shqiptar dhe aplikimin integrues të vlerave dhe praktikave më të mira të udhëheqësisë. Udhëheqësia Transformuese ishte kryetema e seminareve, e cila vjen si një domosdoshmëri sfiduese përballë alternativës së një tipi transaksional apo “marrje-dhënie” drejtimi. “Jezusi transformoi njerëz, pergatiti udhëheqes te rinj, të cilët do të drejtonin kishat e hershme dhe jo thjesht ndjekës apo admirues” –theksoi mes të tjerash Kastrati. Aspekt tjetër i rëndësishëm për një udhëheqës është, jo vetëm marrja e përgjegjësive, por edhe aftësia për të qënë fleksibël dhe për të aplikuar stile të ndryshme udhëheqësie në varësi të situatave që paraqiten, duke filluar nga ato më të thjeshtat, të komplikuara,komplekse apo edhe […]
12/06/2016

FESTIVALI I TALENTEVE PER FEMIJE, Edicioni i IV

    Lërini fëmijët të vijnë tek unë… Rreth 100 fëmijë Adventistë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Kishën e Durrësit për të lavdëruar Zotin me talentet që ai ju ka dhuruar. “Lërini fëmijët të vijnë tek unë, e tyre është Mbretëria e Perëndisë”… Kjo ishte kryefjala e Festivalit të IV të talenteve për fëmijë, të Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë në Shqipëri, mbajtur sot në datën 11 qershor në Kishën e Durrësit. Departamentet e fëmijëve të Kishave Adventiste Korcë, Pogradec, Elbasan, Tiranë qendër, Tiranë lindje, Fushë Krujë, Durrës kishin përgatitur një program adhurimi tepër të larmishëm me pjesë teatrale, pjesë instrumentale, këngë, poezi, lojëra për sabatin e sotëm, duke krijuar një ambient të ngrohtë plot gjallëri. Përvec adhurimit të përgatitur nga vetë fëmijët, patëm kënaqësinë dhe privilegjin të kishim të dëgjonim fjalën e Zotit nga e ftuara speciale Klaire Sanches, Drejtuese e programit Messy Church dhe Alester…. Drjetuesi i Departamentit të të rinjve për Divizionin Transeuropian, të […]
19/01/2015

23-25 janar #ConnectToEscape SHQIP – Live 20:00 @ lctv.today

Na ndiqni te premten, te shtunen dhe te dielen, ora 20:00 ne lctv.today — me shume detaje se shpejti…