Kishat e Tiranes Qender dhe Lindje

Edhe kete vit kishat e Tiranes Qender dhe Tiranes Lindje u perfshine ne menyre aktive ne Diten Boterore te
Rinise Adventiste. Ne ndryshim nga viti i meparshem, ku te gjithe te rinjte e kishave adventiste te Shqiperise u
mblodhen sebashku ne qytetin e Korces per te qene “predikimi i vertete” ne menyre praktike, kete vit ata u
angazhuan kryesisht duke u ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje te komuniteteve lokale.
Grupi i te rinjve te kishes Tirane-Qender vizituan nje azil per moshat e treta me nevoja specifike duke i ofruar
atyre disa momente ngrohtesie dhe perkujdesjeje. Keta te moshuar jetojne te vetem, te braktisur nga femijet e
tyre dhe jane te destinuar te jetojne pjesen e mbetur te jetes ne kete qender, ku miqte e tyre me te ngushte
jane kafshet shtepiake, nje radio e vjeter apo nje liber. Te rinjte dhuruan disa dhurata te vogla, ku perfshihej
edhe ushqim dhe letra inkurajuese me vargje te marra nga Bibla. Te moshuarit e ketij azili ishin shume te
emocionuar ndersa kendonin kenge adhurimi me grupin e te rinjve. Ne fund te vizites te rinjte e kishes Tirane-
Qender ndane me ta nje mesazh te shkurter nga libri i Jobit ne bibel, duke i dhene shprese dhe duke theksuar
se Perendia ne forcon me shume ne besim nepermjet sprovave apo momenteve te veshtira, te ngjashme me
ato qe ishin duke perjetuar keta te moshuar te braktisur. Nje nga te moshuarit e ketij azili, i cili eshte
njekohesisht edhe besimtar ne kishen Tirana-Lindje, Z.Manol Koli tha “ Me te vertete e ndjeva prekjen e Zotit
sot dhe me erdhen me mendje momentet e mrekullueshme e te paharruara kur vija cdo te shtune ne Kishe. Me
te vertete Perendia nuk i harron bijte e vet.”
Ne te njejten dite kisha e Tiranes-Lindje ishte aktive ne ndihmesen ndaj familjeve ne nevoje. Grupi i te rinjve
vizituan shtepine e nje vejushe me dy femijet e saj, te cilet jetonin ne kushtet e varferise se plote. Ata i ofruan
kesaj familje ndihma ne ushqime dhe gjithashtu predikuan fjalen e Zotit ne menyre praktike, duke krijuar
mundesine qe kjo familje te prekej nga Zoti duke i treguar asaj dashurine dhe perkujdesjen e Perendise
nepermjet ketij akti bamiresie.
Ne fund kjo dite e vecante u permbyll ne Parkun e Liqenit te Tiranes, ku te dy grupet e te rinjve te te dy kishave
te Tiranes u bashkuan sebashku me disa te rinj nga kisha e Durresit.
Ata shperndane qindra shishe uji dhe libra per kalimtaret e rastit, duke qene keshtu deshmitare edhe per
kalimtaret qe ende nuk kishin degjuar te flitet per Kishen Adventiste, ne nje qytet me rreth 1 milion banore.
Me shume sesa te qenurit predikimi praktik per njerezit e komunitetit, dita Boterore e Rinise Adventiste, ishte
nje predikim I vertete per vete protagonistet e saj,- siç u shprehen shume prej tyre gjate mbylljes se Sabatit ne
darke.
“Ne ishim vertete te prekur nga Zoti kete dite me shume se cdo person tjeter qe mori ndihmen tone sot”,-tha
nje nga te rinjte e kishes,-“ne kuptuam ne fund te dites sesa te bekuar jemi kur shikojme kaq shume njerez qe
ende nuk e njohin lajmin e mire (ungjillin),apo qe mund te jene duke vuajtur nga veshtiresi te medha ne jetet e
tyre. Kjo duhet te na beje me falenderues ndaj Zotit ndersa vazhdojme rrugetimin dhe misionin tone si kishe

Kisha e durresit

Kete vit te rinjte tane te Kishes se Durresit vendosen te vazhdojne iniciativen e vizitave ne familjet ne nevoje
duke u dhuruar atyre disa momente gezimi dhe shprese. Te rinjte sollen ushqime per dy familje te shtunen
heret ne mengjes.
Gjate programit ne kishe, ata kishin gjithashtu mundesine per tu deshmuar besimtareve te tjere per perfshirjen
ne aktivitetet ku ata vete ishin “predikimi” i vertete per te tjeret, ne nje dite speciale dedikuar femijeve ne
komunitet. Te rinjte drejtuan pjesen e pare te programit ne kishe duke folur dhe luajtur me femijet dhe duke i
mesuar atyre sesi te benin punime me dore nderkohe qe ata mesonin edhe histori nga Bibla.