25-27 Shkurt 2019

 

Ky ishte viti i dytë rradhazi që Kisha Adventsite në Shqipëri në bashkëpunim me departamentin e Familjes së Divizionit Trans-Evropian të Kishës Adventiste, zhvillojnë  seminaret me fokus fëmijët dhe familjen.

Këto takime u drejtuan nga znj.Karen Holford (drejtoresha e departamentit të Familjes në Divizionin Trans-Evropian të Kishës Adventiste).

Një rëndësi e veçantë iu dha edhe Kopshtit Adventist, i cili u hap për herë të parë në Shqipëri në Shtator 2018 dhe sot numëron rreth 16 fëmijë të rrëgjistruar. Znj.Holford zhvilloi dy seanca seminaresh me fokus trajnimin, jo vetëm të stafit të edukatoreve të kopshtit, por edhe prindërve, të cilët shfaqën një interes maksimal për të marrë pjesë në këto takime.

Theksi kryesor ishte edukimi dhe prindërimi me vlerat kristiane të fëmijëve duke marrë parasysh nevojat jo vetëm fizike, por edhe ato shpirtërore dhe emocionale të tyre, elemetët më të rëndësishmë për të patur nesër njerëz me vlera të përgjegjshme për shoqërinë dhe familjen.

Pjesë tjetër e rëndësishme e seminareve të zhvilluara përfshinin dhe dy trajnime me temë “Menaxhimin e Konflikteve dhe të Emocioneve” me stafin e ADRA Albania.

Në fund të vizitës së saj në Shqipëri Znj.Holford u fokusua tek prezantimi me temë “Marrëdheniet e shendëtshme bashkëshortore”, seminar ky mjaf i rëndësishëm për familjet pastorale të Kishës Adventiste në Shqipëri, që synonte të jepte disa këshilla të vogla, por të rëndësishme për sa i përket jetës bashkëshortore, një rrugëtim, sukesi i së cilit sjell impakt të drejtpërdrejtë edhe në shërbesat e stafit pastoral në kishat e tyre lokale.