Kisha Adventiste ne Shqiperi zhvilloi kete te shtune ne date 18 Shkurt, festivalet e para te besimit rajonale per vitin 2017.

Rreth 150 pjesemarres besimtare nga Shqiperia, motra dhe vellezer nga rajone te ndryshme te vendit u mblodhen sebashku per te adhuruar Zotin ne kete dite Sabati.

Rajoni i Tiranes dhe Elbasanit u mblodhen ne ambjentet e Kishes Tirane-Qender ku programi kishte ne fokus dashurine. Femijet e kishave te Tirane-Lindje, Tirane-Qender dhe Elbasanit kishin pergatitur krafte te ndryshme dhe zarfa ne te cilat shkruanin dedikimet dhe kuptimet e tyre mbi dashurine e Perendise.

I ftuar special ne kete program ishte Jovan Radovanov, nga departamenti Finances ne Unionin Adriatik te Kishes Adventiste, i cili ndau edhe nje mesazh me ta nga ungjilli i Lukes.

Si thelb te mesazhit te tij ai theksoi se te jesh i Krishtere do te thote te duash veten dhe Perendine tend me gjithe mendje dhe zemer, duke ndare historite e Samaritanit te meshirshem, dhe ate te Martes me Marian tek Luka kapitulli 10.

Rajoni i Durresit, Shkodres, Fushe-Krujes, Fierit dhe Vlores u mblodhen ne ambjentet e Kishes se Durresit, ku i ftuar special ishte presidenti i Unionit Adriatik te Kishes Adventiste, Drago Mojzes.

Ne mesazhin e tij ai u perqendruar tek rendesia qe ka mbajtja e barreve te njeri tjetrit. Zemra e te Krishtereve, theksoi Pastor Mojzes duhet te jete e bute, plot meshire per te tjeret dhe solidare, sidomos ne keto dite te veshtira te historise se kesaj bote ku jetojme.

Ne rajonin juglindor te Korces dhe Pogradecit, i ftuar special ishte Pergjegjesi i Financave te Unionit Adriatik, Nebojsa Milovanovic i cili ndau nje mesazh inkurajues per bashkesine e ketij rajoni.