Të Shtunë në 26 Mars kishat në Tirana Lindje, Tirana Qender, Elbasan, Fushë Krujë dhe Fier u mblodhën së bashku për të adhuruar Zotin në një festival rajonal besimi. Takim u mbajt në Tiranë dhe të ftuar të veçantë ishin pr. Lamar dhe Felicia Philips të cilët kanë shërbyer më përpara si drejtor i ADRA-s dhe pastor i kishës Tirana Lindje. Ata ishin rikthyer sërisht në Shqipëri për dy javë pushime duke vizituar vendin ku kishin shërbyer për shumë vite si misionarë. Tashmë janë pensionistë dhe jetojnë me familjen e tyre në SHBA.
Ky ishte nje eveniment për tu inkurajuar me prezencën e njëri tjetrit në adhurim ndaj Zotit, studimin e Shkollës së Sabatit dhe ndarjen e fjalës së Zotit. Predikimi u mbajt nga Felicia Philips e cila predikoi për dashurinë sakrifikuese të Jezus Krishtit, gjë që përkonte gjithashtu me atmosferën festive të Pashkëve katolike.