Jetësor

Jeta ime ka vlerë…

Kur Krijuesi fryu frymën e jetës në prindërit tanë të parë në Tokë, dhurimi i jetës njerëzore ishte kulminacioni i një vepre më të madhe. Ne fillim u krijua nje ambient qe do te stimulonte senset e njeriut. Cdo dite perballemi me pamje, ze, shije dhe arome, shikojme se ato nuk mbarojne.

Mendjet njerezore nga me e ndritura tek me e thjeshta gjithmone perpiqen qe te kuptojne universin ne te cilin jetojme. Krijimi siguroi nje bollek ushqimi. Nevojat tona per ushqim nuk ishin thjesht per te mbijetuar por ishte nje forme per te ndjere gezim dhe miqesi.

Plani i Krijuesit tone kane qene gjithmone maredheniet e dashurise dhe respektit reciprok. Duke ruajtur nje harmoni te balancuar midis mendjes se shendoshe, trupit te forte dhe maredhenieve kuptimplota si rezultat i frymes se gezuar, Adventistet perpiqen te jene sa me jetesore.

Sigurisht qe jetojme ne nje bote e cila ka devijuar shume nga krijimi origjinal i Krijuesit. Hendeku i madh qe ekziston midis asaj qe duhet te ishim dhe asaj qe jemi quhet mekat.

Lajmi i mire eshte se e njejta force qe krijoi boten tone, gjithashtu krijoi nje zgjidhje per problemin e mekatit: Jezusi. Ai ka thene, “Une kam ardhur qe te keni jete, dhe ta keni me bollek” (Gjoni 10:10).

Adventistet e Dites se Shtate besojne se nderkohe kur jetojme ne nje bote te rene ne mekat, ende mund te jetojme jete te gjalleruara.

Ju ftojme qe te mesoni me shume rreth qellimit per te patur nje trup te shendetshem, nje mendje te ndricuar dhe nje shpirt te lumtur qe reflektojne maredhenie te shendetshme.