Kisha strehuese e gjeneratave (iCOR)

Konferenca Rinore : “Kisha strehuese e gjeneratave”

 

Departamenti i Rinisë së Kishës Adventiste të Shqipërisë me mbështetjen e Divizionit Trans-Europian të Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë organizuan në datat 12-14 Prill një konference me fokus Rininë.

Tema e konferencës, ishte “Kisha strehuese e gjeneratave” – në Anglisht “Intergenerational Church of Refuge” (iCOR). Qëllimi i kësaj iniciative ishte të promovonte një Kishë me fokus e orientuar nga vlerat, e cila do të synoje të krijojë një ambjent ku të gjithë të jenë të pranuar, të mirëseardhur dhe të vlerësuar, pavarësisht se kush janë , nga vijnë, apo cfarë përfaqesojnë.

Kjo bëhet gjithnjë e më shumë esenciale për faktin se sipas statistikave të rinjtë që largohen nga kisha, zënë peshën më të madhe të largimeve dhe kjo jo për arsye doktrinale, më shumë sesa për arsye të mungesës së vlerave themelore që i bejnë ata të mikpritur në bashkësinë e Kishës.

Vlerat themelore të iCOR, sic u prezantuan edhe nga folësit kryesor të konferencës janë: 1. Marrëdheniet (të lidhësh, të perkujdesesh dhe të jesh pjesëmarrës)

2.Rritja Shpirtërore (Adhurimi dhe Edukimi) 3. Misioni (Shërbesa dhe Pajtimi) 4.Fuqizimi (Mentorimi, Trajnimi dhe Udhëheqja). Këto vlera janë baza e një dishepullizimi gjithëpërfshirës, i cili është misioni kryesor i cdo Kishe Adventiste kudo në botë.

Gjate kësaj konference 3 ditore morën pjesë rreth 40 të rinj e të reja, rrugëzbulues e të rinj sëbashku me të ftuarit e vecantë nga Unioni Adriatik Pr Jovan Radovanov dhe nga Divizioni Trans-Europian Pr.Zlatko Musija.

Të rinjtë u angazhuan ne aktivitete të ndryshme sportive dhe socializuese si dhe shpalosën vlerat kryesore që për ta janë shumë të rëndësishme për një kishë, në mënyre që ajo të jetë me të vërtetë një kishë strehuese e gjeneratave të ndryshme e orientuar nga vlerat më të mira biblike.