18/02/2017

Festival Besimi – 2017

Kisha Adventiste ne Shqiperi zhvilloi kete te shtune ne date 18 Shkurt, festivalet e para te besimit rajonale per vitin 2017. Rreth 150 pjesemarres besimtare nga Shqiperia, motra dhe vellezer nga rajone te ndryshme te vendit u mblodhen sebashku per te adhuruar Zotin ne kete dite Sabati. Rajoni i Tiranes dhe Elbasanit u mblodhen ne ambjentet e Kishes Tirane-Qender ku programi kishte ne fokus dashurine. Femijet e kishave te Tirane-Lindje, Tirane-Qender dhe Elbasanit kishin pergatitur krafte te ndryshme dhe zarfa ne te cilat shkruanin dedikimet dhe kuptimet e tyre mbi dashurine e Perendise. I ftuar special ne kete program ishte Jovan Radovanov, nga departamenti Finances ne Unionin Adriatik te Kishes Adventiste, i cili ndau edhe nje mesazh me ta nga ungjilli i Lukes. Si thelb te mesazhit te tij ai theksoi se te jesh i Krishtere do te thote te duash veten dhe Perendine tend me gjithe mendje dhe zemer, […]
12/06/2016

FESTIVALI I TALENTEVE PER FEMIJE, Edicioni i IV

    Lërini fëmijët të vijnë tek unë… Rreth 100 fëmijë Adventistë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Kishën e Durrësit për të lavdëruar Zotin me talentet që ai ju ka dhuruar. “Lërini fëmijët të vijnë tek unë, e tyre është Mbretëria e Perëndisë”… Kjo ishte kryefjala e Festivalit të IV të talenteve për fëmijë, të Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë në Shqipëri, mbajtur sot në datën 11 qershor në Kishën e Durrësit. Departamentet e fëmijëve të Kishave Adventiste Korcë, Pogradec, Elbasan, Tiranë qendër, Tiranë lindje, Fushë Krujë, Durrës kishin përgatitur një program adhurimi tepër të larmishëm me pjesë teatrale, pjesë instrumentale, këngë, poezi, lojëra për sabatin e sotëm, duke krijuar një ambient të ngrohtë plot gjallëri. Përvec adhurimit të përgatitur nga vetë fëmijët, patëm kënaqësinë dhe privilegjin të kishim të dëgjonim fjalën e Zotit nga e ftuara speciale Klaire Sanches, Drejtuese e programit Messy Church dhe Alester…. Drjetuesi i Departamentit të të rinjve për Divizionin Transeuropian, të […]
27/03/2016

Festival Besimi Rajonal – Tirana

Të Shtunë në 26 Mars kishat në Tirana Lindje, Tirana Qender, Elbasan, Fushë Krujë dhe Fier u mblodhën së bashku për të adhuruar Zotin në një festival rajonal besimi. Takim u mbajt në Tiranë dhe të ftuar të veçantë ishin pr. Lamar dhe Felicia Philips të cilët kanë shërbyer më përpara si drejtor i ADRA-s dhe pastor i kishës Tirana Lindje. Ata ishin rikthyer sërisht në Shqipëri për dy javë pushime duke vizituar vendin ku kishin shërbyer për shumë vite si misionarë. Tashmë janë pensionistë dhe jetojnë me familjen e tyre në SHBA. Ky ishte nje eveniment për tu inkurajuar me prezencën e njëri tjetrit në adhurim ndaj Zotit, studimin e Shkollës së Sabatit dhe ndarjen e fjalës së Zotit. Predikimi u mbajt nga Felicia Philips e cila predikoi për dashurinë sakrifikuese të Jezus Krishtit, gjë që përkonte gjithashtu me atmosferën festive të Pashkëve katolike.
19/01/2015

23-25 janar #ConnectToEscape SHQIP – Live 20:00 @ lctv.today

Na ndiqni te premten, te shtunen dhe te dielen, ora 20:00 ne lctv.today — me shume detaje se shpejti…
07/01/2015

Kisha Adventiste 10 Dite Lutje

Bashkohuni me ne ne lutje gjate 7-17 janar. Per me shume informacion Zoti ju bekofte!