Rreth Nesh

Mirësevini në faqen zyrtare të Misionit Shqiptar të Kishës Adventiste® të Ditës së Shtatë, regjistruar në Republikën e Shqipërisë si Kisha Adventiste® në Shqipëri. Ndërkohë që Adventizmi si prani në trojet shqiptare daton përpara Luftërave BotëroreKisha Adventiste u themelua në Tiranë në vitin 1992, pas takimeve ungjillizuese historike të drejtuara nga Pastor David Currie. Me krijimin e bashkësive dhe në rrethe te tjera të vendit, Kisha u organizua në 1994 si institucion i atashuar (i quajtur Misioni Shqiptar – MSH) pranë Divizionit Trans-Europian (TED), ndërsa në vitin 1999, së bashku me Kishën në Kroaci dhe Slloveni, u bë entitet themelues i Konferencës së Unionit Adriatik (AUC).  

Kështu, Kisha Adventiste në Shqipëri është pjesë e Kishës botërore Adventiste® të Ditës së Shtatë [Seventh-day Adventist® Church] me zyra qëndrore në Silver Springs, pranë Washington D.C., SHBA, me zyra kontinentale në St. Albans, pranë Londrës, Angli si dhe me zyra rajonale në Zagreb, Kroaci.

MISIONI YNE:

Misioni i Kishës Adventiste në Shqipëri është t’i shpallë popullit shqiptar  lajmin e mirë të Jezu Krishtit — ungjillin e përjetshëm në kontekstin e mesazheve të Tre Engjëjve tek Zbulesa 14:6-12 në Bibël. Ky urdhër i Zotit tonë na motivon që së pari t’i ftojmë bashkatdhetarët tanë që të pranojnë Jezusin si Shpëtimtar personal dhe të bashkohen me kishën e Tij, dhe së dyti, të kujdesemi për ta në përgatitje për ardhjen (advent-in) e Tij.

Zoti ju bekoftë ndërsa frekuentoni faqet tona! 

ADMINISTRATA E MSH:

President në detyrëPr. Leo N. España

Sekretar Ekzekutiv: Pr. Neven Klačmer

Përgjegjës për FinancënNebojša Milovanović

office@adventist.al — adventistalbania@gmail.com

ADRA ALBANIA 

Drejtori i Vendit: Altin Rexhepi

info@adra.al

www.adra.al

www.facebook.com/adraalbania

SHERBESA E INTERNETIT & LIFEconnect ALBANIA: 

Albania Web Pastor: Pastor Julian Kastrati;

Community Developer: Gentian Thomollari

www.lifeconnect.al

www.facebook.com/LCAlbania

ADMINISTRATA E MSH