Udhëheqësia Transformuese – Pjesa 2

Nuk është asnjëherë mjaftueshëm të marrësh leksione për udhëheqësine.

Udhëheqës na takon të jemi në shumë situata jete, në familje, shoqëri, marrëdhënie pune etj, edhe nëse detyra që mbajmë apo funksioni që kryejmë mund të mos mbajë titullin, drejtor, menaxher, president, administrator etj.

Të jesh dishepull i Krishtit do të thotë të jesh bari i tufës që Ai na ka besuar për tu kujdesur.

Në vazhdim të ciklit të seminareve trajnuese në fushën e udhëheqësisë, Pr.Julian Kastrati ishte i ftuari special këtë javë, për të prezantuar pjesën e dytë të asaj që etiketohet ndryshe si metoda GROW, një metodë e publikuar për herë të parë nga John Whitmore në vitin 1992.

Metoda GROW është një model trajnimi në lidership që përdoret në shumë sfera të jetës dhe në përditshmëri me fokus kryesor caktimin e objektivave të mirëpërcaktuara. Nga gjuha angleze inicialet e GROW tregojnë: G-(goals and aspirations), objektivat dhe aspiratat R-(current situation, internal and external obstacle), situata aktuale, pengesat e brendshme dhe të jashtme, O-(opportunities, strengths and resources), mundësitë, pikat e forta dhe burimet, W- (actions and accountability), veprim dhe llogaridhënie.

Ekipi pastoral u përfshi në mënyrë praktike në implementimin me skenare të metodës GROË, në kontekstin e kishave në Shqipëri, një pikë shumë e rëndësihme në arritjen e personave që ende nuk e kanë njohur Krishtin, anëtarëve të kishave si dhe ndërmjet vetë kolegëve gjatë veprimtarisë së përditshme.

Pastor Juliani ilustroi në këtë kontekst, situatën e vetë personale të tranzicionit nga Gjermania, ku ai aktualisht jeton me familjen e tij, drejt Britanisë së Madhe, si një shëmbull që inkurajoi edhe ekipin pastoral të Misionit Shqiptar, veçanërisht në përcaktimin e saktë të objektivave dhe planeve të veprimit për çdo hap të mëtejshëm me impact në jetën tonë dhe në shërbesat pastorale.

Sërisht ekipi pastoral i Misionit Adventist Shqiptar mori pjesë në këtë ëorkshop, duke ndarë gjithashtu edhe eksperiencat e tyre si udhëheqës në kishat lokale adventiste dhe jo vetem.

“Jemi shumë të lumtur të këmi mundësinë të takohemi sërisht në një hark kohor të shkurtër më Pr.Kastratin. Seminaret e drejtuara prej tij gjatë këtyre dy cikleve kanë hedhur një kontribut të madh në formësimin e perceptimitpër të zbuluar dhe zhvilluar aftësitë drejtuese tek ekipi pastoral në Shqipëri.

Metoda GROW mund të na shërbejë shumë si një mjet në formulimin e strategjive dhe problematikave apo proceseve menaxheriale, me qëllim arritjen e objektivave nëpërmjet bashkëveprimit si një ekip në sinergji të plotë”- u shpreh Pr.Leo N.Espana, President i Misionit Shqiptar

Pastor Kastrati u ndal dhe nw qytetin e Korçës, ku  pati mundësinë të prezantonte seminaret e tij për udhëheqësin me komunitetin Adventist në këtë qytet së bashku me një grup vullnetarësh nga Brazili që ndodheshin aty për disa javë si pjesë e një fushate ungjillizuese verore.

 

Si pjesë e pandarë e Kishës Adventsiste, edhe fondacioni humanitar ADRA Albania mori pjesë në këtë cikël seminaresh, të drejtuar nga pastor Kastrati.

Gjatë këtij prezantimi dinamik, stafi ADRA Albania zhvilloi dhe disa skenare praktike pune duke u munduar të aplikonte në mënyrë praktike metodat e prezantuara në kontekstin e një fondacioni humanitar .

Julian Kastrati ka shërbyer si sekretar ekzekutiv i Misionit Shqiptar dhe Pastor per me shume se 20 vjet. Eksperienca e tij pastorale dhe administrative daton që në fillimet e Kishës Adventiste në fillim të viteve 90’, duke qenë ndër personat e parë të pagëzuar pas rënies së rregjimit komunist në Shqipëri si dhe ndër pastorët e parë Shqiptar.  Aktualisht, student ne grupin “Master in Leadership” në Andrews University.