Çfarë besojnë Adventistët?

Besimet themelore të adventistëve të ditës së shtatë

 

Adventistët të ditës së shtatë pranojnë Biblën si të vetmen autoritet për besimin e tyre. Besimet e mëposhtme janë një përmbledhje e shkurtër të mësimeve që janë të bazuara në Bibël. Për më tepër studim, lexoni librin “Eksploro Biblën”.

 

  1. Shkrimet e Shenjta

Shkrimet e Shenjta, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re janë Fjala e Zotit të shkruara nga njerëzit e Tij me anë të frymëzimit hyjnor të Frymës së Shenjtë. Dmth. Bibla është shkruajtur nga njerëzit, por mesazhi i saj është hyjnor. Nëpërmjet Fjalës së Tij, Zoti ka dhuruar njerëzimit njohurinë e nevojshme për shpëtim. Shkrimet e Shenjta janë një zbulesë e qartë, supreme, autoritative dhe e pagabueshme e vullnetit të Tij. Ato na përshkruajnë standardin e karakterit dhe janë një dëshmi e besueshme të veprave të Zotit në histori.  (2 Pjet. 1:20, 21; 2 Tim. 3:16, 17; Ps. 119:105; Fja. 30:5, 6; Isa. 8:20; Gjoni 17:17; 1 Thes. 2:13; Heb. 4:12.)

 

  1. Triniteti

Ka një Zot: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë – një unitet prej tre personash të përjetshëm. Zoti është i pavdekshëm, i gjithpushtetshëm, i gjithdijshëm, mbi çdo gjë dhe i gjithpranishëm. Ai është pa limit dhe përtej kuptimit njerëzor, megjithatë i njohur me anë të zbulesës së Tij. Ai është i denjë të adhurohet, të lavdërohet dhe t’i shërbehet nga të gjithë krijesat. (Ligji i Përtërirë 6:4; Mat. 28:19; 2 Kor. 13:14; Ef. 4:4-6; 1 Pjet. 1:2; 1 Tim. 1:17; Zbu. 14:7.)

 

  1. Perëndia At

Zoti Atë është Krijuesi, Burimi, Mbështetësi dhe Sovrani i gjithë krijimit. Ai është i drejtë dhe i shenjtë, i mëshirshëm dhe hirëplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe me bollëk në dashuri dhe besnikëri. Cilësitë dhe fuqitë të shfaqura në Birin dhe Frymën e Shenjtë janë gjithashtu zbulesat e Atit tonë Qiellor. (Zan. 1:1; Zbu. 4:11; 1 Kor. 15:28; Gjoni 3:16; 1 Gjoni 4:8; 1 Tim. 1:17; Eksodi 34:6, 7; Gjoni 14:9.)

 

  1. Perëndia Bir

Perëndia Bir u mishërua në Jezus Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha gjërat dhe u zbulua karakteri i Zotit, u krye shpëtimi i njerëzimit dhe po gjykohet bota. Jezus Krisht ishte 100% hyjni dhe 100% njeri. Ai erdhi në këtë botë sipas premtimit të profecive të shumta në Bibël dhe u lind nga virgjëresha Mari. Ai jetoi dhe përjetoi tundime si çdo qënie njerëzore, por nuk mëkatoi kurrë. Ai zbatoi vullnetin e Atit në mënyrë të përkryer duke na dhënë një shembull se si të jetojmë në drejtësi dhe dashuri me Zotin. Jezus Krishti me anë të mrekullive shfaqi fuqinë e Zotit dhe u vërtetua si Mesia i premtuar. Ai vuajti dhe vdiq vullnetarisht në kryq për mëkatet tona në vendin tonë, pastaj u ringjall nga të vdekurit dhe u ngrit në Qiell për të shërbyer për ne si Ndërmjetësuesi në shenjtëroren qiellore. Ai do të kthehet sërish në lavdi për çlirimin përfundimtar të njerëzve të Tij dhe për të rikrijuar çdo gjë. (Gjoni 1:1-3, 14; Kol. 1:15-19; Gjoni 10:30; 14:9; Rom. 6:23; 2 Kor. 5:17-19; Gjoni 5:22; Luka 1:35; Fil. 2:5-11; Heb. 2:9-18; 1 Kor. 15:3, 4; Heb. 8:1, 2; Gjoni 14:13.)

 

  1. Perëndia Fryma e Shenjtë

Fryma e Shenjtë nuk është një fuqi hyjnore, por një Person ashtu si edhe Ati dhe Biri. Fryma e Shentjë mori pjesë së bashku me Atin dhe Birin në Krijim, mishërim dhe shpëtim. Ai frymëzoi shkruesit e Biblës. Ai mbushi jetën e Krishtit me fuqi. Ai i tërheq njerëzit më afër Zotit, i bind për mëkat dhe i sjell në pendim. Dhe ata që i përgjigjen thirrjes së Tij, Ai i transformon dhe i ripërtërin sipas karakterit të Zotit. I dërguar nga Ati dhe Biri, Ai do të jetë gjithmonë me besimtarët. Ai jep dhuntitë frymore anëtarëve të kishës, fuqizon besimtarët të dëshmojnë për Krishtin dhe drejton të gjithë në të vërtetën që përputhet me Shkrimet. (Zan. 1:1, 2; Luka 1:35; 4:18; Veprat 10:38; 2 Pjet. 1:21; 2 Kor. 3:18; Ef. 4:11, 12; Veprat 1:8; Gjoni 14:16-18, 26; 15:26, 27; 16:7-13.)

 

  1. Krijimi

Zoti është Krijuesi i gjithçkaje. Ai krijoi botën tonë dhe gjithçka në të brenda gjashtë ditëve 24 orëshe. Pastai Ai pushoi në ditën e shtatë, kështu duke themeluar ditën e Sabatit si një përkujtim të përjetshëm ndaj veprës së Tij. Burri dhe gruaja e parë u krijuan sipas imazhit të Zotit si kurora e Krijimit. Atyre iu dha bota nën kujdesjen e tyre. Bota e sapokrijuar ishte “shumë e mirë”, pa mëkat dhe vdekje siç na tregojnë Shkrimet.

(Zan. 1; 2; Eksodi 20:8-11; Psalmi 19:1-6; 33:6, 9; 104; Heb. 11:3.)

 

  1. Natyra njerëzore

Burri dhe gruaja e parë u krijuan sipas shembëltyrës së Zotit me individualitet, me fuqi dhe liri për të menduar dhe vepruar. Edhe pse njerëzit janë krijuar si qënie të lira, secila prej tyre është një unitet i pandajshëm i trupit, mendjes dhe frymës, i varur nga Zoti për jetën, frymëmarrjen dhe çdo gjë tjetër. Kur prindërit tanë të parë u rebeluan kundër Zotit ata mohuan varësinë e tyrë ndaj Tij. Kështu ata ranë nga pozita e tyre e lartë. Imazhi i Zotit në ta u shtrembërua dhe ata u bënë preja e vdekjes. Pasardhësit e tyre trashëgojnë këtë natyrë mëkatarë me prirje ndaj së keqes dhe pasojat e saj. Por Zoti me anë të sakrificës së Krishtit pajtoi botën me Veten dhe me anë të Frymës së Tij restauron imazhin e Tij tek besimtarët. (Zan. 1:26-28; 2:7; Psalmi 8:4-8; Veprat 17:24-28; Zan. 3; Ps. 51:5; Rom. 5:12-17; 2 Kor. 5:19, 20; Psalmi 51:10; 1 Gjoni 4:7, 8, 11, 20; Zan. 2:15.)

 

  1. Beteja e Madhe midis së mirës dhe së keqes

Gjithë njerëzimi është i përfshirë në Betejën e Madhe midis Zotit dhe Satanit, për të vërtetën rreth karakterit të Zotit, ligjit të Tij dhe sovranitetit të Tij mbi universin. Ky konflikt filloi në Qiell kur një krijesë me lirinë e zgjedhjes u vetëlavdërua dhe u kthye në Satan, dmth. armiku i Zotit dhe udhëhoqi një pjesë e të gjithë engjëjve në rebelim. Ai e përhapi frymën e rebelimit në botën tonë kur ai udhëhoqi Adamin dhe Evën në mëkat. Kështu bota u bë arena e konfliktit universal në të cilin përfundimisht do të fitoj Zoti i dashurisë. Krishti dërgoi Frymën e Shenjtë dhe engjëjt besnik për të ndihmuar, mbrojtur dhe udhëzuar njerëzit e Tij në këtë luftë. (Zbu. 12:4-9; Isa. 14:12-14; Ezek. 28:12-18; Zan. 3; Rom. 1:19-32; 5:12-21; 8:19-22; Zan. 6-8; 2 Pjet. 3:6; 1 Kor. 4:9; Heb. 1:14.)

 

  1. Jeta, vdekja dhe ringjallja e Krishtit

Zoti nepërmjet vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, siguroi shlyerjen e mëkatit të njeriut. Çdo njeri që e pranon me besim këtë shlyerje e fiton jetën e përjetshme. Fal Krishtit i gjithë universi tani mund të kuptoj më mirë karakterin e dashur dhe të shenjtë të Zotit. Ringjallja e Krishtit vërteton triumfin e Zotit ndaj forcave të liga dhe është një siguri për besimtarët që ata në Krishtin mund të kenë fitoren mbi mëkatin dhe vdekjen.

(Gjoni 3:16; Isa. 53; 1 Pjet. 2:21, 22; 1 Kor. 15:3, 4, 20-22; 2 Kor. 5:14, 15, 19-21; Rom. 1:4; 3:25; 4:25; 8:3, 4; 1 Gjoni 2:2; 4:10; Kol. 2:15; Filip. 2:6-11.)

 

  1. Përjetimi i shpëtimit

Në dashuri dhe mëshirën e pafund Zoti bëri Krishtin, i cili nuk e njihte mëkatin, të bëhej mëkat për ne, kështu që në Të ne mund të bëhemi drejtësia e Tij. Ne, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë, ndjejmë nevojën tonë për Zotin, pranojmë gjendjen tonë mëkatare, pendohemi për shkeljet tona dhe ushtrojmë besimin tonë në Krishtin si Zoti, Shpëtimtari, Zëvëndësuesi dhe Shembulli ynë. Ky besim që fiton shpëtimin vjen nëpërmjet fuqisë hyjnore të Fjalës së Zotit dhe është një dhuratë e hirit të Tij. Nëpërmjet Krishtit ne shfajsohemi, birësohemi në Familjen e Zotit dhe shenjtërohemi. Fryma e Shenjtë ripërtërin mendjet tona, shkruan ligjin e Zotit në zemrat tona dhe ne fuqizohemi të jetojmë një jetë të shenjtë. Duke qëndruar në Zot ne fitojmë natyrën e Tij hyjnore dhe sigurinë e shpëtimit për tani dhe për në ditën e gjykimit.  (2 Kor. 5:17-21; Gjoni 3:16; Gal. 1:4; 4:4-7; Titit 3:3-7; Gjoni 16:8; Gal. 3:13, 14; 1 Pjet. 2:21, 22; Rom. 10:17; Luka 17:5; Marku 9:23, 24; Ef. 2:5-10; Rom. 3:21-26; Kol. 1:13, 14; Rom. 8:14-17; Gal. 3:26; Gjoni 3:3-8; 1 Pjet. 1:23; Rom. 12:2; Heb. 8:7-12; Ezek. 36:25-27; 2 Pjet. 1:3, 4; Rom. 8:1-4; 5:6-10.)

 

  1. Rritja në Krisht

Nëpërmjet vdekjes së Tij në kryq Jezusi triumfoi mbi forcat e liga. Ai që vuri nën kontroll frymërat demoniake gjatë shërbesës së Tij tokësore, në kryq ka thyer fuqinë e tyre dhe ka vulosur dënimin e tyre në kthimin e Tij të dytë. Fitorja e Krishtit na jep edhe ne fitoren mbi forcat e liga që akoma përpiqen të na kontrollojnë. Ne jemi fitimtarë gjersa jetojmë me Krishtin në paqe, gëzim dhe siguri për dashurinë e Tij. Tani Fryma e Shenjtë banon në ne dhe na fuqizon. Duke iu përkushtuar vazhdimisht Jezusit si Zoti dhe Shpëtimtari ynë, ne çlirohemi nga barra e mëkatëve të së kaluarës. Ne nuk jetojmë më në errësirë, frikë nga frymërat e liga, në injorancë dhe në një jetë të pakuptimtë. Në lirinë e Krishtit jemi të thirrur të rritemi në ngjajshmëri të karakterit të Tij, duke kaluar kohë me Të në lutje duke ushqyer nga Fjala e Tij, medituar mbi të, duke lavderuar me këngë dhe duke u mbledhur së bashku për ta adhuruar dhe duke marrë pjesë në misionin e Kishës. Ndërsa ne përkushtojmë veten në një shërbes plotë dashuri ndaj njerëzve rreth nesh dhe në dëshminë rreth shpëtimit të Tij, prania e Tij konstante nëpërmjet Frymës së Shenjtë transformon çdo çast dhe dëtyrë në një eksperiencë shpirtërore. (Psalmi 1:1, 2; 23:4; 77:11, 12; Kol. 1:13, 14; 2:6, 14, 15; Luka 10:17-20; Ef. 5:19, 20; 6:12-18; 1 Thes. 5:23; 2 Pjet. 2:9; 3:18; 2 Kor. 3:17, 18; Filip. 3:7-14; 1 Thes. 5:16-18; Mat. 20:25-28; Gjoni 20:21; Gal. 5:22-25; Rom. 8:38, 39; 1 Gjoni 4:4; Heb. 10:25.)

 

  1. Kisha

Kisha është një komunitet i besimtarëve të cilët rrëfejnë Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar. Në vazhdimësi me njerëzit e Perëndisë në kohën e Dhjatës së Vjetër ne jemi të thirrur nga kjo botë të bashkohemi për adhurim, miqësi, udhëzimet e Fjalës, për festimin e Darkës së Zotit, për shërbesën ndaj njerëzimit dhe për shpalljen mbarëbotërore të ungjillit. Kisha merr autoritetin e saj nga Krishti, i cili është Fjala e mishëruar dhe nga Shkrimet, të cilët janë Fjala e shkruar. Kisha është familja e Zotit. Anëtarët e kishës, të birësuar nga Zoti si fëmijët e Tij, jetojnë në bazën e beslidhjes së re. Kisha është trupi i Krishtit, një komunitet i besimit, kreu i së cilit është vet Krishti. Kisha është nuse për të cilën Krishti dha jetën e vet kështu që Ai mund ta shenjtërojë dhe ta pastrojë atë. Në kthimin e Tij të lavdishëm Krishti do të paraqes atë para Vetes si një kishë e shenjtë, përberë prej besimtarëve besnik nga të gjitha kohërave, të shpenguar me gjakun e Tij, pa asnjë njollë por e shenjtë dhe e pafajshme. (Zan. 12:3; Veprat 7:38; Ef. 4:11-15; 3:8-11; Mat. 28:19, 20; 16:13-20; 18:18; Ef. 2:19-22; 1:22, 23; 5:23-27; Kol. 1:17, 18.)

 

  1. Të mbeturit besnik dhe misioni i tyre

Kisha universale është e përberë nga të gjithë njerëzit që besojnë me të vërtetë në Krishtin, por në ditët e fundit, në kohën e mosbesnikerisë mbarëbotërore ndaj së vërtetës, Zoti ka thirrur njerëzit e mbetur besnik për të mbajtur urdhërimet e Tij dhe besimin e Jezusit. Këta të mbeturit njoftojnë ardhjen e orës së gjykimit, shpallin shpëtimin nëpërmjet Krishtit dhe lajmërojnë afrimin e ardhjes së Tij të dytë. Kjo shpallje është simbolizuar me tre engjejt e Zbulesës 14. Ajo përputhet me veprat e gjykimit në qiell dhe rezulton në punën e pendimit dhe reformimit në tokë. Çdo besimtar është thirrur të marr pjesë personalisht në dëshminë mbarëbotërore. (Zbu. 12:17; 14:6-12; 18:1-4; 2 Kor. 5:10; Juda 3, 14; 1 Pjet. 1:16-19; 2 Pjet. 3:10-14; Zbu. 21:1-14.)

 

  1. Unitet në Trupin e Krishtit

Kisha është një trup me shumë gjymtyre të thirrur nga çdo kombë, fis, gjuhë dhe popull. Në Krisht ne jemi një krijesë e re. Ndryshimet e racës, kulturës, mësimit, kombësisë dhe difrenca midis të pasurit dhe të varfërit, mashkullit dhe femrës nuk duhet të shkaktoj përçarjen midis nesh. Ne të gjithë jemi të barabart në Krishtin i cili me anë të një Fryme të vetme na ka bashkuar në një miqësi me Të dhe me njëri-tjetrin. Nëpërmjet zbulesës së Jezus Krishtit në Shkrimet ne ndajmë të njëjtin besim dhe shpresë, dhe shpërndajmë një dëshmi të gjithë njerëzimit. Ky unitet ka burimin në unitetin e Perëndisë që na ka birësuar – në unitetin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë. (Rom. 12:4, 5; 1 Kor. 12:12-14; Mat. 28:19, 20; Psalmi 133:1; 2 Kor. 5:16, 17; Veprat 17:26, 27; Gal. 3:27, 29; Kol. 3:10-15; Ef. 4:14-16; 4:1-6; Gjoni 17:20-23.)

 

  1. Pagëzimi

Me anë të pagëzimit ne rrëfejmë besimin tonë në vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit dhe dëshmojmë vdekjen tonë ndaj mëkatit dhe qëllimin tonë të fillojmë një jetë të re. Kështu ne pranojmë Krishtin si Zot dhe Shpëtimtarin tonë, bëhemi njerëzit e Tij, dhe pranohemi si anëtarët e kishës së Tij. Pagëzimi është simboli i bashkësisë sonë me Krishtin, i faljes së mëkatëve tona dhe i marrjes  të Frymës së Shenjtë. Pagëzimi zbatohet nëpërmjet zhytjes në ujë dhe është nëpërmjet shpalljes së besimit në Jezus Krisht dhe evidencës të pendimit për mëkatet. Njerëzit e pagëzuar zbatojnë udhëzimet e Shkrimeve të Shenjta dhe pranojnë mësimet e tyre. (Rom. 6:1-6; Kol. 2:12, 13; Veprat 16:30-33; 22:16; 2:38; Mat. 28:19, 20.)

 

 

  1. Darka e Zotit

Darka e Zotit është pjesëmarrja në simbolet e trupit dhe të gjakut të Krishtit, kështu duke shfaqur besimin në Të si Zot dhe Shpëtimtar. Në këtë përjetim Krishti është i pranishëm për të takuar dhe forcuar njerëzit e Tij. Ndërsa ne marrim pjesë, ne shpallim vdekjen e Krishtit deri sa Ai vjen sërish. Përgatitja për Darkën përfshin vetshqyrtimin, pendimin dhe rrefimin. Krishti themeloi shërbesën e larjes së këmbëve për të treguar pastrimin  dhe për të shfaqur gadishmërinë tonë t’i shërbejmë njëri-tjetrit në përulësi e ngjajshëm me Krishtin dhe për të bashkuar zemrat tona në dashuri. Në Darkën e Zotit mund të marrin pjesë çdo besimtar i krishterë. (1 Kor. 10:16, 17; 11:23-30; Mat. 26:17-30; Zbu. 3:20; Gjoni 6:48-63; 13:1-17.)

 

  1. Dhuntitë Shpirtërore dhe Shërbesat

Zoti dhuron të gjithë anëtarëve të kishës së Tij pavarsisht nga mosha e tyre dhunti shpirtërore të cilat çdo anëtar duhet të përdor në shërbesë me plotë dashuri për të mirën e kishës dhe njerëzimit. Të dhuruara me anë të Frymës së Shenjtë, i cili i shpërndan dhuntitë anëtarëve të kishës sipas vullnetit të Tij, dhuntitë sigurojnë aftësitë dhe shërbesat e nevojshme në kishë për t’i zbatuar funksionet e saj të urdhëruara nga lartë. Sipas Shkrimeve, këto dhuntitë përfshijnë shërbesa të tilla si besimi, shërimi, profetizimi, predikimi, mësimi, administrimi, pajtimi, keqardhje dhe shërbimi vetmohues dhe bamirësia për të ndihmuar dhe inkurajuar njerëzit. Disa anëtarë janë thirrur nga Zoti dhe të pajisur nga Fryma e Shenjtë për të kryer funksionet pastorale, ungjillore, apostolike dhe të mësimit, të cilat miratohen njihen nga kisha, dhe të cilat janë veçanërisht të nevojshme për të ndërtuar kishën, për të rritur atë në maturi dhe për të mbajtur atë në unitet në besim dhe njohurinë e Zotit. Kur anëtarët e kishës përdorin këto dhunti shpirtërore si kujdestar besnik, kisha është e mbrojtur nga ndikimet shkatërruese të mësimeve të mbrapshta, prandaj rritet me hirin e Zotit në besim dhe dashuri. (Rom. 12:4-8; 1 Kor. 12:9-11, 27, 28; Ef. 4:8, 11-16; Veprat 6:1-7; 1 Tim. 3:1-13; 1 Pjet. 4:10, 11.)

 

  1. Dhuntia e Profecisë

Një prej dhuntive të Frymës së Shenjtë është ajo e profecisë. Kjo dhunti është një shenjë identifikimi për kishën e të mbeturëve besnik dhe u shfaq në shërbesën e Ellen G.White. Librat e saj, si lajmëtare e Zotit, akoma janë një burim i besueshëm të së vërtetës i siguron kishës ngushëllim, udhëzime dhe korrigjim. Ato gjithashtu na bëjnë të qartë që Bibla është standarti me anë të cilit duhet të kalojnë në provë çdo mësim dhe përjetim. (Joeli 2:28, 29; Veprat 2:14-21; Heb. 1:1-3; Zbu. 12:17; 19:10.)

 

  1. Ligji i Zotit

Parimet e ligjit të Zotit janë të përmbledhura në Dhjetë Urdhërimet dhe të shfaqura në jetën e Krishtit. Ato janë shprehja e dashurisë, vullnetit dhe qëlimeve të Zotit ndaj njerëzëve dhe janë për çdo njeri në çdo moshe. Këto rregulla janë baza e besëlidhjes së Zotit me njerëzit e Tij dhe standarti në gjykimin e Tij. Nepërmjet Frymës së Shenjtë ato na tregojnë mëkatet tona dhe na zgjojnë në ne ndjenjën e nevojës sonë për Shpëtimtarin. Shëptimin e marrim falas si dhuratë e hirit të Zotit dhe jo me anë të veprave. Bindja ndaj Urdhërimeve të Zotit është vetëm fryti i një jete të shpëtuar. Kjo bindje zhvillon karakterin e krishter dhe përmirëson cilësinë e jetës. Ajo është evidencë e dashurisë sonë ndaj Zotit dhe njerëzeve rreth nesh. Bindja e besimit demonstron fuqinë e Krishtit për të transformuar jetët, ndaj forcon dëshminë e krishterë.  (Eksodi 20:1-17; Psalmi 40:7, 8; Mat. 22:36-40; Ligji i Përtërirë 28:1-14; Mat. 5:17-20; Heb. 8:8-10; Gjoni 15:7-10; Ef. 2:8-10; 1 Gjoni 5:3; Rom. 8:3, 4; Psalmi 19:7-14.)

 

  1. Sabati

Krijuesi i dashur, pasi e kishte mbaruar krijimin brenda gjashtë ditësh, pushoi në ditën e shtatë dhe themeloi Sabatin për të gjithë njerëzit si përkujtimin e Krijimit. Urdhërimi i katërt i ligjit të pandryshueshëm të Zotit kërkon mbajtjen e Sabatit të ditës së shtatë si një ditë pushimi, adhurimi dhe shërbese në harmoni me mësimet dhe zbatimeve të Krishtit, Zotit i së Shtunës. Sabati është dita e gëzuar e kalimit të kohës së bashku me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Kjo ditë është simboli i çlirimit tonë në Krisht, një shenjë e shenjtërimit tonë, e besnikërisë sonë dhe shijimit paraprak të Mbretërisë së përjetshme Qiellore. Sabati është një shenjë e përjetshme e besëlidhjes së Zotit midis Atij dhe popullit të Tij. Prandaj besimtarët festojnë ditën e Sabatit nga  perëndimi i diellit te premten deri në perëndimin e diellit të shtunen duke kujtuar veprat krijuese dhe çliruese të Zotit. (Zan. 2:1-3; Eksodi 20:8-11; Luka 4:16; Isa. 56:5, 6; 58:13, 14; Mat. 12:1-12; Eksodi 31:13-17; Eze. 20:12, 20; Ligji i Përtërirë 5:12-15; Heb. 4:1-11; Lev. 23:32; Marku 1:32.)

 

  1. Kujdestaria

Ne jemi kujdestarët e Zotit, të cilëve Ai i beson kohën, mundësitë, aftësitë, pronat, bekimet e tokës dhe burimet e saj. Ne jemi të përgjegjshëm para Tij për përdorimin e tyre. Ne pranojmë që Zoti është Pronari i gjithçkaje duke i shërbyer Atij me talentet tona, duke i kthyer Atij besnikërisht të dhjetën (10% e të ardhurave tona) dhe duke dhuruar ofertat për shpalljen e ungjillit dhe për të rritur kishën e Tij. Kujdestaria është një privilegj i dhënë nga Zoti për t’u rritur në dashuri dhe për të gëzuar fitoren mbi egoizmin dhe lakmisë. (Zan. 1:26-28; 2:15; 1 Kron. 29:14; Hagai 1:3-11; Mal.3:8-12; 1 Kor. 9:9-14; Mat. 23:23; 2 Kor. 8:1-15; Rom. 15:26, 27.)

 

  1. Sjellja e krishterë

Ne jemi të thirrur të jemi njerëz të perëndishëm të cilët mendojnë, ndiejnë dhe veprojnë në harmoni me parimet qiellore. Ne marrim pjesë vetëm në ato gjëra që kultivojnë në ne pastërtinë hyjnore, shëndet dhe gëzim në jetët tona, kështu që Fryma mund të na transformojë sipas karakterit të Zotit. Kjo do të thotë që zbavitjet dhe argetimet tona duhet të jenë sipas standartëve të larta të shijes së krishterë. Duke pranuar ndryshimet kulturore, veshja jonë duhet të jetë modeste dhe e rregullt, duke shpallur që bukuria e vërtetë është ajo e njëriut të brendshëm. Kjo gjithashtu do të thotë që trupat tona janë tempuj të Frymës së Shenjtë dhe ne kujdesemi për ato në mënyrë inteligjente. Pas ushtrimeve  fizike dhe pushimit ne duhet të zhvillojmë një diet sa më shëndetshëm, duke mospërdorur ushqimet të konsideruara të papastra në Shkrimet e Shenjta. Për shkakun që pijet alkolike, duhani dhe drogat janë të dëmshëm për trupat tanë, ne nuk i përdorim ato gjithashtu. Në vend të kësaj ne duhet të marrim pjesë në çdo veprim që sjell trupat dhe mendjet tona në harmoni me disiplinat e Krishtit, i cili na dëshiron vetëm mirëqënien, gëzimin dhe lumturinë tonë.  (Rom. 12:1, 2; 1 Gjoni 2:6; Ef. 5:1-21; Filip. 4:8; 2 Kor. 10:5; 6:14-7:1; 1 Pjet. 3:1-4; 1 Kor. 6:19, 20; 10:31; Lev. 11:1-47; 3 Gjoni 2.)

 

  1. Martesa dhe familja

Martesa u themelua nga Zoti në kopshtin e Edenit dhe u konfirmua nga Jezusi si një bashkësi e tërë jetës midis një burri dhe një grua në një marrëdhënie plotë dashuri. Për një të krishter betimet martesore janë jo vetëm për bashkëshortin/en por edhe për Zotin, prandaj një të krishter duhet të martohet vetëm me një partner me një besim të përbashkët. Marrëdhënia martesore përmban një dashuri, respekt dhe përgjegjësi reciproke. Ajo pasqyron dashurinë, shenjtërinë, afërmitetin dhe përhershmërinë e marrëdhënies midis Krishtit dhe kishës së Tij.. Edhe pse disa marrëdhënie martesore nuk janë larg idealit, bashkëshortët të cilët përkushtohen  plotësisht ndaj njëri-tjetrit në Krisht, mund të arrijnë një bashkësi plot dashuri nëpërmjet udhëheqjes së Frymës dhe mbështetjes nga kisha. Zoti bekon familjen dhe qëllimi i Tij është që anëtarët e saj duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin për të arritur pjekurine e plotë. Prindërit duhet të rrisin fëmijët duke i mësuar ata të duan dhe të jenë të bindur ndaj Zotit. Nga shembulli i tyre dhe fjalëve të tyre fëmijët do të mësojnë që Krishti është një mësues i dashur, gjithmonë i kujdesshëm dhe i butë, i cili dëshiron që ata të bëhen pjesët e trupit të Tij dhe anëtarët e familjes së Zotit. Afërmiteti në rritje në familje është një prej shenjave të mesazhit përfundimtar të ungjillit. (Zan. 2:18-25; Mat. 19:3-9; Gjoni 2:1-11; 2 Kor. 6:14; Ef. 5:21-33; Mat. 5:31, 32; Marku 10:11, 12; Luka 16:18; 1 Kor. 7:10, 11; Eksodi 20:12; Ef. 6:1-4; Ligji i Përtërirë 6:5-9; Fjalët e Urta 22:6; Mal. 4:5, 6.)

 

  1. Shërbesa e Krishtit në Shenjtëroren Qiellore

Në Qiell ka një shenjtërore, tabernakulli i vërtetë i krijuar nga Zoti dhe jo njeriu. Atje Krishti shërben për të mirën tonë, duke na bërë të disponueshëm dobitë e sakrificës së Tij pajtuese në kryq. Krishti u inagurua si Kryeprifti i Lartë dhe filloi shërbesën e Tij ndërmjetësuese në kohën e ngjitjes së Tij në Qiell. Në vitin 1844, në fundin e periudhës të 2300 ditëve profetike, Ai hyri në fazën e dytë dhe të fundit të shërbesës së Tij ndërmjetësuese. Ai filloi punën e gjykimit hetues, e cila është pjesa e planit të eliminimit përfundimtar të mëkatit, të simbolizuar në pastrimin e shenjtërores së lashtë hebreje në Ditën e Shlyerjes. Në atë shërbesë tipike shënjtërorja u pastrua me anë të gjakut të qengjit të sakrifikuar, kurse në Qiell gjithçka u pastrua me anë të sakrificës së përsosur së Jezus Krishtit. Gjykimi hetues zbulon cilët njerëz të vdekur që janë duke fjetur në Krisht, pra, janë të denjë për të marrë pjesë në ringjalljen e parë. Ai gjithashtu tregon se cilët prej njerëzve të gjallë kanë jetuar një jetë me Krishtin, duke mbajtur urdhërimet e Zotit dhe besimin e Jezusit, prandaj janë gati për Mbretërinë e Tij të përjetshme. Ky gjykim tregon që Zoti është i drejtë dhe i aftë për të shpëtuar ata që besojnë në Krisht. Ai shpall që besimtarët besnik do të fitojnë mbretërinë. Përfundimi i shërbesës së Krishtit në Qiell do të shënojë përfundimin e kohës së provës për njerëzimin në tokë para Ardhjes së Dytë të Tij. (Heb. 8:1-5; 4:14-16; 9:11-28; 10:19-22; 1:3; 2:16, 17; Dan. 7:9-27; 8:13, 14; 9:24-27; Num. 14:34; Ezek. 4:6; Lev. 16; Zbu. 14:6, 7; 20:12; 14:12; 22:12.)

 

  1. Ardhja e dytë e Krishtit

Ardhja e dytë e Krishtit është shpresa e bekuar e kishës, kulmi i madh i ungjillit. Ardhja e Shpëtimtarit do të jetë e fjalëpërfjalëshëm, personale, e dukshme dhe mbarëbotërore. Gjatë ardhjes së Krishtit besimtarët e vdekur do të ringjallen dhe së bashku me besimtarët e gjallë ata do të marrin trupa të reja dhe do të  ngrihen në qiell, ndërsa të pabesët do të vdesin. Plotësimi i pothuajse të gjitha profecive së bashku me gjendjen e tashme të botës tregon që Ardhja e Krishtit është e afërt. Koha e kësaj ngjarje nuk na është  zbuluar, prandaj ne duhet të jetojmë duke qënë gati për atë çdo ditë. (Titit 2:13; Heb. 9:28; Gjoni 14:1-3; Veprat 1:9-11; Mat. 24:14; Zbu. 1:7; Mat. 24:43, 44; 1 Thes. 4:13-18; 1  Kor. 15:51-54; 2 Thes. 1:7-10; 2:8; Zbu. 14:14-20; 19:11-21; Mat. 24; Marku 13; Luka 21; 2 Tim. 3:1-5; 1 Thes. 5:1-6.)

 

  1. Vdekja dhe Ringjallja

Paga e mëkatit është vdekja. Por Zoti i cili është i vetmi Person i pavdekshëm, do të dhuroj njerëzit të shpëtuar një jetë të përjetshme. Deri atë ditë vdekja është një gjendje e pavetëdijshme për çdo njeri. Kur Krishti, i cili është jeta jonë, do të kthehet, Ai do të jap trupat të lavdishme për besimtarët të ringjallur dhe për ato akoma të gjallë. Ata do të jenë ngritur në qiell për të takuar Shpëtimtarin e tyre. Ringjallja e dytë – ringjallja e të pabesëve – do të ndodh një mijë vjet më pas. (Rom. 6:23; 1 Tim. 6:15, 16; Pred. 9:5, 6; Psalmi 146:3, 4; Gjoni 11:11-14; Kol. 3:4; 1 Kor. 15:51-54; 1 Thes. 4:13-17; Gjoni 5:28, 29; Zbu. 20:1-10.)

 

  1. Mijëvjeçari dhe Fundi i mëkatit

Njëmijëvjeçari është sundimi i Krishti dhe i shenjtorëve të Tij në qiell për një mijë vjet midis ringjalljes së parë dhe të dytë. Gjatë kësaj kohe të pabesët e vdekur do të gjykohen. Toka do të jetë plotësisht e shkretuar, pa banorët njerëzor. Të vetmit banorët e tokës do të jetë Satani dhe engjëjt e tij. Në fund të njëmijvjeçarit Krishti me besimtarët e Tij do të zbresin nga Qielli në tokë me Qytetin e Shenjtë. Të vdekurit e pabesë atëherë do të ringjallen dhe së bashku me Satanin dhe engjëjt e tij do të rrethojnë qytetin. Por zjarri i Zotit do të konsumoj ato dhe do të pastroj tokën. Kështu universi do të çlirohet nga mëkati dhe mëkatarët përjetë. (Zbu. 20; 1 Kor. 6:2, 3; Jer. 4:23-26; Zbu. 21:1-5; Mal. 4:1; Ezek. 28:18, 19.)

 

  1. Toka e Re

Në tokën e re, në të cilën do të zotëroj drejtësia, Zoti do të siguroj një shtëpi të përjetshme për të gjithë njerëzit e shpëtuar dhe një mjedis i përsosur për një jetë të përjetshme, në dashuri, gëzim dhe mësim në praninë e Tij. Sepse Zoti vet do të banoj me njerëzit e Tij dhe vuajtja dhe vdekja do të jetë e kaluara. Beteja e Madhe do të jetë e përfunduar dhe mëkati nuk do të ekzistoj më. Çdo gjë, çdo krijesë do të shpall që Zoti është dashuri. Dhe Ai do të sundoj përgjithmonë. Amen. (2 Pjet. 3:13; Isa. 35; 65:17-25; Mat. 5:5; Zbu. 21:1-7; 22:1-5; 11:15.)